EmailFacebookKontakt

Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut – Sipas një dokumenti të kohës

Mendojmë se çdo informatë që
ka lidhje me jetën dhe periudhën e
lavdishme të heroit tonë kombëtar
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,
sado e thjeshtë që të jetë, vlen që
të vihet në dukje e të studiohet,
sepse ndihmon në plotësimin e
kuadrit historik të asaj periudhe.
Disa të dhëna lidhur me këtë pe-
riudhë, gjenden dhe në veprën
agjiografike ortodokse “Jeta dhe
veprimtaria e Nifonit, patrik i
Konstandinopojës”, shkruar nga
fillimi i shek. XVI. Pjesën që i
takon vendit tonë, e kemi nxjerrë
nga botimi i fundit i veprës në gjuhën
rumune më 1937 nga Tit Simedrea.
Pjesa ka këtë përmbajtje:
“… Dhe Zaharia me Nifonin, si
ndenjën pak kohë atje [në Ohri],
deshnë të shkojnë në vendin e As-
kulunit; (këtu kuptohet Shqipëria)
me ata u bashkuan dhe shumë të
tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana,
disa nga ana e tokës, disa me anije
dhe arritën në një qytet të madh me
emrin Durrës, i cili është në vendin
e Askulunit dhe që andej u ngjitën
në qytetin e Krujës, e cila është
rreth 6 mile larg nga Durrësi. Dhe
vanë te Gjergji, prijës i Shqipërisë, i
cili quhej Skënderbe dhe pranoi me
gëzim të madh e me dashuri, sepse
ky edhe më përpara kish dëgjuar
për jetën e tyre, që ta ketë [Zaha-
rinë] at shpirtëror dhe mësues dhe
edukator për të gjithë njerëzit dhe
organizator të shpëtimit të të gjithë-
ve, ndërsa Nifonin, me bekimin e
arhiereut të Krujës e bëri prift atje,
duke e dorëzuar, si edhe vetë arhie-
reun, i lumturi patrik Nikolla…
Në kuadrin e Vitit Jubilar të Gjergj Kastriotit
25 vjet më parë në gazetën “Ngjallja”
Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut
– Sipas një dokumenti të kohës –
Pas pak kohe u ngritën turqit
nga Lindja dhe pushtuan të gjithë
viset drejt Perëndimit, pikërisht gjer
në detin e Oqeanit dhe gjer në
Shqipëri dhe çdo gjë që gjenin e
thernin, e plaçkisnin dhe i vinin zja-
rrin. Njerëzit, pra, iknin nga mundte
secili. Dhe etërit e lumtur [Zaharia
me Nifonin] lanë Shqipërinë dhe
erdhën përsëri në qytetin e madh
të Ohrisë.”
Kjo është përmbajtja sipas
variantit të botuar nga Tit Sime-
ndrea. Por edhe sipas një varianti
tjetër që disponojmë, të botuar në
mënyrë përmbledhëse nga N. A.
Konstandinesku, e njëjta përmbajtje
del. Ja ky varianti i dytë:
“… Të dy miqtë lanë Artën për
një udhëtim më të gjatë, duke u
ndaluar pak kohë në Justinianë, ku
ishte qendra e patrikut ortodoks,
nga i cili vareshin bullgarët, serbët
dhe shqiptarët.
Meqenëse qyteti ishte nën sun-
dimin e turqve, të dy kallogjerët u
drejtuan për në Shqipërinë e lirë të
Gjergj Kastriotit, të quajtur Skë-
nderbe: ata arrijnë në vendqë-
ndrimin e tij, në qytetin Krujë, pasi
kaluan Durrësin dhe pritnë shumë
mirë në oborrin e tij: Zaharinë e bëri
at shpirtëror dhe Nifonin e bëri
prift…
Por valët e luftës musulmane ua
prishën edhe këtu qetësinë; bota
ikte e tmerruar prej hordhive turke
duke kërkuar shpëtim në det ose
në shpellat e maleve. Nën mbrojtjen
e rrobës së kallogjerit, ata u kthyen
në Ohri…”
Natyrisht kjo pjesë, në të dyja
variantet e saj që njohim deri tani,
nuk përmban ndonjë gjë të re dhe
të rëndësishme për kohën dhe jetën
e Skënderbeut. E reja qëndron, në
radhë të parë, në atë që fondit të
burimeve historike për këtë periu-
dhë të shkëlqyer të historisë sonë
kombëtare, i shtohet dhe një doku-
ment tjetër me prejardhje nga ar-
kivat e pagjurmuara akoma mirë të
Nga Dhimitër Beduli Meqenëse qyteti ishte nën sundimin e turqve, të dy kallogjerët u drejtuan për në
Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe: ata arrijnë në vendqëndrimin
e tij, në qytetin Krujë, pasi kaluan Durrësin dhe pritnë shumë mirë në oborrin e tij: Zaharinë
e bëri atë shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift..
.
(vijon në faqen 4)

Ajonorosit, me të cilin familja e
Kastriotëve ka pasur, siç dihet, li-
dhje të vazhdueshme.
Megjithatë ne mendojmë se
edhe në këtë pjesë ka disa ele-
mente të reja, të konfirmuara edhe
nga burime të tjera, rreth gjendjes
kishtare të Krujës në kohën e
Skënderbeut, të lidhjeve të asaj me
patriarkinë e mobilizimin e masa-
ve në luftën kundër turqve.
Në këtë pjesë përmenden emrat
e dy klerikëve ortodoksë, Zaharisë
dhe Nifonit, për jetën e të cilëve
Skënderbeu kishte dëgjuar edhe më
parë.
Nga disa të dhëna biografike del
se Nifoni ishte shqiptar nga gjaku,
në mos edhe Zaharia, po të kemi
parasysh se u ngarkua me misionin
e atit shpirtëror gjatë qëndrimit të
tij në Krujë, mision i cili kërkon që
të dish gjuhën e popullit.
Nga teksti nuk del e qartë as
koha e ardhjes së tyre në Krujë, as
koha e largimit nga Kruja.
Për sa i përket ardhjes, ne me-
ndojmë, duke marrë parasysh edhe
moshën e Nifonit i cili ka lindur
rreth vitit 1434, se ajo duhet të ketë
ndodhur nga viti 1458-1460, gjatë
apogjeut të fitoreve të popullit tonë,
ndërsa për sa i përket largimit, ky
duhet të ketë ndodhur gjatë vitit
1466, sepse këtë vit ata gjenden
përsëri në Ohri, në manastirin e
Shën Marisë, ku ishte dhe selia e
patriarkisë. Kjo del dhe nga për-
mendja në tekst e ardhjes së turqve
në Shqipëri, që duhet të jetë ajo e
qershorit të vitit 1466, të cilën e
kryesoi vetë Sulltan Mehmeti i II-
të, që i shkaktoi vendit dëme të
mëdha.
Se ç’i ka shtyrë këta dy klerikë
të vijnë në Krujë, madje “bashkë
edhe me shumë të tjerë”, kjo,
besojmë se del vetë nga ngjarjet e
kohës.
Pushtimi i Konstandinopojës në
maj të vitit 1453, nga ana e Sulltan
Mehmetit të II-të, që i dha fund
perandorisë mijëvjeçare bizantine,
kishte shkaktuar një panik dhe një
dëshpërim të madh si në popujt e
Ballkanit, ashtu dhe në të gjithë
Evropën.
E vetmja kala e pamposhtur në
Ballkan, ku turqit thyenin vazh-
dimisht kokën, e vetmja shkëndijë
e fortë që ndizte zjarrin e luftës
kundër pushtuesit, për të shpëtuar
lirinë dhe qytetërimin, ishte Shqi-
përia dhe populli i saj i vogël, por
heroik, nën udhëheqjen e Gjergj
Kastriotit.
Çdo fitore e popullit tonë kundër
turqve pritej me padurim dhe për-
hapej me shpejtësi të rrufeshme,
duke shkaktuar jehonë të madhe
dhe admirim në popujt e shtypur,
ngjallte shpresa dhe nxiste për luftë
çdo njeri, të cilit i dhimbseshin liria,
atdheu, traditat.
Pikërisht nga këto shkaqe u ni-
sën dhe Zaharia me Nifonin dhe
erdhën në Shqipërinë e lirë të
Gjergj Kastriotit, në Krujën kre-
shnike, për t’i shërbyer edhe ata
sado pak kauzës së përbashkët.
Mund të shtojmë se fenomene të
tilla në këtë kohë janë të pakta. Një
funksion të tillë si vatra që kishin
mbetur të lira dhe ku kërkonin stre-
him dhe mundësinë për të vazhduar
Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut
(vijon nga faqja 3) veprimtarinë e tyre shumë persona
të ikur nga vendet e pushtuara, e
loznin dhe principata e Vllahisë dhe
ajo e Moldavisë. Edhe kthimi më
1466 nga Kruja në Ohër i dy per-
sonave në fjalë nuk mund të ketë
qenë pa qëllim, pa ndonjë mision të
posaçëm nga ana e Skënderbeut, i
cili në këtë kohë për t’i bërë ballë
gjendjes kritike në të cilën ndodhej
vendi, po u bënte thirrje të fundit
për luftë e bashkëpunim gjithë alea-
tëve dhe fqinjëve të tij.
Nuk përjashtohet supozimi, me-
ndojmë ne, që ata të jenë dërguar
për t’u lidhur me krerët e Ohrisë
nëpërmjet kryepiskopit për ndonjë
kryengritje, e cila në fakt do të jetë
organizuar, por ka dështuar, sepse
siç mësojmë nga një kronikë e
kohës në gjuhën sllave, Sulltan
Mehmeti i II-të, kur po kthehej nga
Shqipëria më 1466, dha urdhër që
kryepiskopi i Ohrisë, Dhorotheu,
bashkë me shumë krerë dhe klerikë
të vendit, të internoheshin në Sta-
mboll. Ndërmjet të internuarve ka-
në qenë dhe Zaharia me Nifonin.
Nga pjesa që u përmend, del se
Kruja në kohën e Skënderbeut ishte
një nga të paktat qendra episkopale
ortodokse në territore të lira, në
mos e vetmja, e cila sigurisht luante
edhe ajo një rol në mobilizimin e
masave për luftën kundër turqve,
pavarësisht nga përpjekjet që bënte
Roma, duke përfituar nga rrethanat
politike, për të tërhequr shqiptarët
nën ndikimin e saj.
Këtë aspekt kaq të rëndësishëm
për atë periudhë ishte e pamundur
të mos e shfrytëzonte Skënderbeu
në favor të mbrojtjes së atdheut, du-
ke përdorur klerikët me influencë
në detyra dhe misione të ndryshme,
siç ishte rasti i Zaharisë dhe i Nifo-
nit ose i episkopit Stefan në nën-
shkrimin e traktatit të Gaetës, më
1451, e i të tjerëve për anën ortho-
dhokse, apo i Pal Engjëllit e të tje-
rëve, kur ishte fjala për marrëdhë-
niet me Romën.

6