EmailFacebookKontakt

Gëzuar Krishtlindjen!

«Perëndia është dashuri. Në këtë u
shfaq dashuria e Perëndisë te ne: Se
Perëndia, Birin e tij, të vetëmlindurin, e
dërgoi në botë, që të rrojmë me anë të atij»
(1 Jn. 4:8-9).
Përballë kancerit shpirtëror të korrupsionit
dhe lakmisë, që fshikullojnë shoqëritë she-
kullare, si dhe ndaj furisë së dhunës dhe urrej-
tjes, që shpërthen me slogane fetare, reagimi
i të krishterëve besimtarë nuk mund të jetë
tjetër veç përjetim dhe ofrim dashurie, me
përulje dhe dëshirë sakrifikuese, siç e zbuloi
Dashuria e Mishëruar e Perëndisë, Krishti,
ardhjen e të Cilit festojmë këtë periudhë.
Krishtlindje të bekuara dhe shëndet, me
dashuri të vërtetë në zemrat tona dhe në çdo
ditë të Vitit të Ri!
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Tiranë, Krishtlindje 2017

10