Që më 15 nëntor ka filluar Kreshma e
Krishtlindjes. Kjo është një nga periudhat
kreshmore që Kisha ka vendosur si periudhë
përgatitore për të pritur denjësisht të kremtet
e mëdha. Kreshma e Krishtlindjes është
kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjar-
ja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet më 25
Dhjetor, solli gëzim shumë të madh (Matth.
2:10). Ne përgatitemi me kreshmë dhe pa-
ralelisht përjetojmë gjithë himnologjinë e kë-
saj periudhe, në mënyrë që të jetojmë ngjarjen
e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.
Duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga
ana tjetër duke kreshmuar nga mëkatet,
ndihmojmë të gjithë njeriun trup e shpirt të
afrohet e të adhurojë Perëndinë. Çdo e krem-
te, çdo festë kishtare, nuk është një paraqitje
e thjeshtë, e jashtme e disa ngjarjeve të kaluara,
por një përjetim personal i atyre ngjarjeve,
Kreshma e Krishtlindjes
sikur të ndodhin sot. Kështu, gjatë periudhës
së Kreshmës, njeriu parapërgatitet për të pra-
nuar Shpëtimtarin Krisht që do të lindë në
grazhd.
Kreshma është Biblike. Kreshma na është
dhënë nga vetë Krishti, i Cili, para se të fillonte
veprën shpëtimtare në tokë, pas pagëzimit
të Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë, duke
mbajtur kreshmë (Matth. 4:1-11). Kreshma
nuk është diçka e krijuar nga fantazia jonë,
por është një mënyrë që njeriu të pastrohet
dhe të përpiqet t’i dhurojë diçka Perëndisë dhe
kjo kreshmë është përmendur që në Dhiatën
e Vjetër. Këtë traditë e vazhdoi dhe e bëri me
shembullin e tij edhe vetë Zoti.
Në këtë kreshmë ne privohemi nga prodhi-
met blegtorale (mish, vezë, qumësht, djathë,
gjalpë etj.) dhe paralelisht përpiqemi të bëjmë
edhe një reflektim mbi jetën dhe veten tonë,
duke e shndërruar Kreshmën në një shqyrtim
të vërtetë e të thellë pendimi të vetes dhe të
gjendjes sonë mëkatare.
Kreshma është mjet, jo qëllim! Kreshma
na ndihmon dhe na krijon atmosferë për
lartësim shpirtëror. Besimtarët gjatë kësaj
periudhe urojnë njëri-tjetrin: “Kreshmë të
mbarë dhe të gëzuar!”
Le të përpiqemi, pra, të gjithë, sa të mu-
ndemi, të përgatisim grazhdin e zemrës sonë,
që të lindet brenda saj Krishti, Shpëtimtari i
botës!
Le t’i lutemi Zotit me fjalët e një prej ura-
tave të Shërbesës së Kungimit: “…dhe, siç
denjove të shtriheshe në shpellë dhe në grazhd
të kafshëve, denjo të hysh edhe në grazhdin e
shpirtit tim të paarsyeshëm dhe të trupit tim të
njollosur”.