EmailFacebookKontakt

Kriptokrishterimi në Shpat të Elbasanit ruajti besimin e krishterë

Me pushtimin nga Perandoria
Osmane nisi edhe konvertimi i të
krishterëve në fenë islame. Ndë-
rrimi i besës nuk qe punë e lehtë e
aq më keq kur ajo shihej si besa e
pushtuesit. Pati kundërshtime të
hapura dhe u flijuan shumë veta.
Si në çdo luftë, edhe këtë herë be-
simi i krishterë fitoi martirë rinj, të
cilët shtuan rreshtat e shenjtorëve
në Mbretërinë Qiellore. Në she-
kullin XVI përqindja e islamizimit
të popullsisë në qytet ishte 49 për
qind dhe asaj në fshat 17 për qind.
Sipas raporteve të atyre kohë-
ve, vërehet se fshatarët u paguanin
feudalëve dhe shtetit mjaft taksa
dhe detyrime të ndryshme në na-
tyrë dhe në para. Renta në natyrë
shkonte kryesisht në favor të feu-
dalëve lokalë. Renta natyrore, që
merrej nga jomyslimanët, nuk
përbënte një të dhjetën, por një të
tretën deri në gjysmën e prodhi-
mit. Fshatarët jomyslimanë ishin
gjithashtu të detyruar të paguanin
edhe taksa të veçanta në para, gjë
që tregonte për gjendjen pa të
drejta të tyre. Po kështu, ndikim të
madh e gjithnjë në rritje morën edhe
feudalët vendas. Në këtë periudhë
kemi edhe një zhvendosje masive
të popullsisë. Kështu, ato familje që
ishin të dobëta ekonomikisht dhe
në numër të paktë e që nuk për-
balluan dot taksat e larta, pranuan
të afroheshin pranë qyteteve e të
shkruheshin si myslimanë. Familje
të shumta të krishterësh edhe prej
fisesh të dëgjuara në Shpat u lar-
guan në masë edhe jashtë vendit,
si në Itali, Greqi, Rumani etj.
Në shekujt XVI e XVII, kur
kthimi në fenë islame i popullsive
të krishtera ishte prioriteti i pushtetit
osman, një dukuri e veçantë u
shfaq mes këtyre popullsive. Ajo u
duk shpejt dhe mbretëroi gjatë,
veçanërisht në Shpat të Elbasanit.
Krishterimi i fshehtë (kripto-
kristianizmi) përfaqësonte një
gjendje kalimtare me dy besime,
Kriptokrishterimi në Shpat të Elbasanit
ruajti besimin e krishterë
përmes së cilës individë të kri-
shterë e pranonin islamin vetëm
formalisht, me qëllim që të shmang-
nin pagesën e taksës dhe të haraçit
dhe të gëzonin barazinë me po-
pullsinë myslimane në jetën sho-
qërore. Duhet thënë se, për shumë
kohë, kjo popullsi qëndroi kështu
në këtë gjendje, si e krishterë e
fshehur, duke pranuar në fillim të
regjistroheshin kryefamiljarët me
emra muhamedanë, ndërsa në je-
tën e përditshme të thirreshin me
emra të krishterë e të kryenin ritet
e kishës. Kriptokrishterimi u bë
dukuri në masë pas shekullit XVI,
në fillim në fshatrat e fushës e pë-
rreth qytetit, dukuri e cila erdhi
duke u zgjeruar vit pas viti e dekadë
pas dekade, më në brendësi të zo-
nës, duke u ngjitur deri në fshatrat
e thellë të saj. E ndodhur në malësi
të largët, ku pushteti osman e kishte
të vështirë kontrollin dhe ndikimin
e tij, kjo popullsi vazhdoi kështu për
disa shekuj.
Por dara e presionit erdhi duke
u shtrënguar dhe kjo gjendje nuk
zgjati pafundësisht. Zona të tjera
përreth Shpatit, si e Polisit, Vërçë-
Sulovës, Dumresë etj., ranë për-
fundimisht nën kthetrat e pushtetit
osman dhe popullsia e krishterë nën
besimin islam. Kjo u arrit gradua-
lisht, pak nga pak nga presioni i
pushtetit, taksat e larta të vendo-
sura vetëm mbi të krishterët, si
edhe detyrimi ushtarak. Kështu, të
krishterët u gjunjëzuan dhe u pra-
nua kalimi shkallë-shkallë në mys-
limanizëm. Zona e Sulovës, e cila
është ngjitur me atë të Shpatit dhe
që ka qenë më parë qendër mi-
tropolie, mundi të mbetej e krishte-
rë me plot mundim deri në vitin
1847. Në vitin 1868, vetëm në dy
fshatra të kësaj zone, në Shën
Gjergj e Mollas, përmenden vetëm
40 shtëpi të krishtera.
Duhet thënë me forcë se për-
pjekja e shpatarakëve për të ruaj-
tur besimin e tyre të krishterë ka
qenë e jashtëzakonshme. Shumë
kisha mundën të mbijetonin, falë
vetëm përkushtimit dhe kontributit
të besimtarëve. Leje për ndërtimin
e kishave të reja nuk jepeshin më e
po ashtu as edhe për riparim të
atyre ekzistuese që po rrënohe-
shin. Piktorët e kësaj periudhe, që
qenë një çetë e mirë “profetësh”,
si Onufri e djali i tij Nikolla, hiero-
monak Kostandin Shpataraku etj.,
u përpoqën që të ruanin mësimet
e Ungjillit dhe t’i transmetonin ato
nëpërmjet afreskeve e ikonave te
të krishterët. Dhe mundën t’ia
arrinin këtij qëllimi. Sot, vetëm pak
kisha janë dëshmitare të asaj që-
ndrese të paepur të kësaj popullsie,
për të ruajtur besimin edhe me
shpirt ndër dhëmbë.
Shpeshherë të krishterët e
Shpatit, nëpërmjet kishës së tyre,
refuzonin hapur pagimin e taksës
dhe ligjin e rekrutimit. Ata shpall-
nin hapur qëndrimin e tyre si të
krishterë dhe papajtueshmërinë me
ligjet e qeverisë dhe të fesë islame.
Në dokumentet islame të viteve 20,
të shekullit XVIII, popullsia e
krahinës së Shpatit përgjithësisht
është regjistruar si popullsi e
islamizuar. Por në vitin 1832, kur
qeveria osmane i thirri ata nën
armë, duke i konsideruar si mysli-
manë, shpatarakët e deklaruan
veten plotësisht të krishterë, duke
marrë përsipër të gjitha detyrimet
që rridhnin nga një status i tillë.
Këto deklarime u bënë në vitin
1846, por Porta e Lartë nuk e pra-
noi këtë shpallje të Krishterimit
në këtë zonë me tridhjetë e ca
fshatra. Ajo ia kishte frikën e për-
hapjes së kësaj dukurie edhe në
zona të tjera.
(vijon në numrin e ardhshëm)
Nga saqellar Stavri Çipi

4