EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Kryepiskopit në koncert

Shkëlqesi, të dashur vëllezër e motra, sot ju jemi mirënjohës.
Margarita ime fort e shtrenjtë, i shtrenjti Zoti President, të
dashur vëllezër e motra,
Me të vërtetë, kjo është një mbrëmje që ka shumë emocion.
Kur mendoj për kompozitorin e madh dhe mikun tim të shtrenj-
të Mikis Theodhorakis, dua të pohoj se njëkohësisht me kom-
pozitorin e madh korife që ne njohim, sjell në mendje edhe njeri-
un që u përpoq për mirëkuptimin midis popujve, respektin e
ndërsjellë dhe për bashkëjetesën harmonike midis tyre. Është
diçka shumë simbolike se këto këngë kaq të mrekullueshme ne
i dëgjuam sonte këtu, në këtë punishte të bashkëjetesës har-
monike që kemi.
Kur sjell ndër mend bashkëjetesën harmonike që kemi këtu,
për të cilën guxoj të them se edhe unë jam përpjekur gjatë shumë
viteve të jetës sime, jam i mendimit se tri gjëra janë të do-
mosdoshme për ta pasur këtë bashkëjetesë: e vërteta, dashuria,
bukuria.
Këto të tria janë gjithmonë bashkë.
Përshëndetja e Kryepiskopit në koncert

4