EmailFacebookKontakt

Letër e Kryepiskopit Anastas drejtuar z. Theodhorakis

Tiranë, 23 tetor 2017
Shumë i dashur, z. Theodhorakis,
Me emocion sjell gjithmonë në mendje takimin tonë qershorin
e kaluar në shtëpinë Tuaj mikpritëse dhe Ju falënderoj ngrohtësisht
për vendimin Tuaj bujar, që “Orkestra Mikis Theodhorakis” të
japë në Tiranë një koncert në datën 18 nëntor.
Do të ishte nder i veçantë për të gjithë ne, që të kishim edhe
praninë Tuaj në këtë eveniment historik për Shqipërinë. Nëse
mendoni se kjo është e mundur, Ju lutemi të na vini në dijeni, për
të rregulluar detajet e akomodimit Tuaj.
Me shpresë se do ta kemi këtë gëzim të veçantë për t’Ju
pasur këtu mes nesh, uroj me gjithë shpirt që Hiri i Perëndisë të
pasurojë vazhdimisht jetën dhe veprën Tuaj.
Me dashuri të thellë më Krishtin,
† Anastasi

10