EmailFacebookKontakt

“Persekutim, rezistencë, dëshmi” – Veprimtari madhështore e Kishës Orthodhokse të Rumanisë kushtuar viteve të persekutimit komunist

Kisha Orthodhokse e Rumanisë e ka shpallur
vitin 2017 “Vit përkujtimor i Patriarkut Justinian dhe
i mbrojtësve të Orthodhoksisë gjatë komunizmit”.
Ndaj, për të përkujtuar ata që u persekutuan për
besimin e tyre Orthodhoks në Rumani gjatë pe-
riudhës së totalitarizmit komunist, Patriarkana e
Rumanisë organizoi, nga 24 deri më 26 tetor 2017,
Kongresin Ndërkombëtar me temë: “Jeta e Kishave
Orthodhokse gjatë regjimit komunist – Persekutim,
rezistencë, dëshmi”. Pjesëmarrësit nga vende të
ndryshme ish-komuniste referuan për atë që ndodhi
në kishat e tyre gjatë kësaj periudhe. Nga Shqipëria
referoi z. Pirro Kondili.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ish-
te e ftuar në këtë ngjarje jo vetëm si Kishë motër,
por edhe si një nga Kishat që ka pësuar persekutimet
më të egra dhe ndoshta unike, me mbylljen dhe
ndalimin total të besimit në vitin 1967.
Kisha jonë u përfaqësua nga Kryepiskopi Ana-
stas, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, dhe dhjak
Spiro Topanxha. Në aktivitet morën pjesë Patriarku
i Moskës, Kirili, dhe Mitropoliti i Çekisë e Sllovaki-
së, Rastislavi, si dhe përfaqësi të nivelit të lartë nga
Kishat e tjera motra.
Të premten, 27 tetor, në Katedralen Patriarkale
të Bukureshtit u krye bashkëmeshimi i këtyre pri-
matëve me rastin e së kremtes së Shën Dhimitrit të
Ri (Besarabov), mbrojtës i kryeqytetit rumun. Gjatë
Liturgjisë Hyjnore, u zhvillua edhe një përshpirtje
në rumanisht, sllavisht dhe shqip për të gjithë ata
që, gjatë regjimit komunist, dëshmuan dhe mbrojtën
me jetën e tyre besimin orthodhoks.
Në fund të Liturgjisë u shkëmbyen urime e dhu-
rata. Patriarku Daniel, duke i dhuruar Kryepiskopit
Anastas ikonën e Shën Dhimitrit të Ri, tha ndër të
“Persekutim, rezistencë, dëshmi”
Veprimtari madhështore e Kishës Orthodhokse të Rumanisë
kushtuar viteve të persekutimit komunist
Mori pjesë edhe një përfaqësi nga Kisha jonë, e kryesuar nga Kryepiskopi Anastas
(vijon në faqen 2)

“Persekutim, rezistencë, dëshmi”
tjera: “I dhurojmë ikonën e Shën
Dhimitrit të Ri, Fortlumturisë së Tij,
Anastasit, Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,
si një shenjë vlerësimi por dhe in-
kurajimi, sepse Shqipëria, gjatë
komunizmit, u bë i vetmi shtet ateist
në botë, ku çdo fe ishte shtypur,
mjaft klerikë u vranë dhe u ndalua
çdo manifestim fetar.
Gjatë regjimeve komuniste, të
gjitha Kishat Orthodhokse në ven-
de të ndryshme të Evropës Lindore
përjetuan një kalvar vuajtjesh, por
sidomos Shqipëria pati një situatë
mizore, sepse çdo manifestim fetar
ishte i ndaluar.
Por Perëndia më pas solli më
shumë liri dhe u lejua manifestimi i
jetesës fetare. Kisha Orthodhokse
e Shqipërisë u ngjall nga vdekja, falë
ndihmës providenciale të Krye-
piskopit Anastas, emri i të cilit në
gjuhën greke do të thotë “ngjallje”.
Ai është personi që Krishti i Kry-
qëzuar dhe i Ngjallur përdori për të
ngjallur Kishën e kryqëzuar të Shqi-
përisë.
(vijon nga faqja 1)
Prandaj, ne e vlerësojmë shumë
dhe e admirojmë këtë vepër, e cila
është një shembull për t’u ndjekur
nga të gjitha Kishat Orthodhokse,
ku brenda një kohe kaq të shkurtër
u ndërtuan shumë kisha, u krijuan
institucione sociale, filantropike dhe
shëndetësore për të ndihmuar fë-
mijët, familjet, të moshuarit etj. Pak
kohë më parë kemi marrë pjesë në
shenjtërimin e Katedrales krye-
piskopale në Tiranë. Pra, shqipta-
rët na e kaluan ne rumunëve dhe
e ndërtuan katedralen e re para
nesh.”
Kjo veprimtari u zhvillua edhe
në kuadrin e 10-vjetorit të zgjedhjes
së Patriarkut Daniel në krye të
Kishës Orthodhokse të Rumanisë.
Me këtë rast, të shtunën 28 tetor,
në Pallatin Patrarkal u krye një
Dhoksolgji me pjesëmarrjen e
primatëve. Më pas të gjithë morën
pjesë në mbledhjen solemne të
Sinodit të Shenjtë të Kishës Ru-
mune, ku u fol për vështirësitë e
rrëfimit të Besimit Orthodhoks gja-
të periudhës së persekutimit ateist
dhe rëndësinë e lirisë fetare, gjatë
së cilës Kryepiskopi Anastas foli
për persekutimin komunist dhe li-
rinë fetare sot në Shqipëri.
Pjesëmarrja e këtyre delega-
cioneve ishte jo vetëm dëshmi e së
kaluarës së vështirë të përbashkët,
por dhe e forcimit të lidhjeve mes
tyre në ditët e sotme, mbi bazën e
dëshmisë së Besimit Orthodhoks.
Programi përmbante edhe një
sërë vizitash në vende të shenjta,
kisha e manastire, ku janë varro-
sur edhe martirë të komunizmit,
Festivalin Kombëtar të Muzikës
Kishtare “Lavdëroni Perëndinë!”
etj.
Thoma Dhima

4