Mikis Theodhorakis lindi më 29
korrik 1925 në ishullin Hios, në detin
Egje. Kompozimin e parë e bëri në mo-
shën 13-vjeçare. Ai ëndërronte për një
karrierë në muzikë dhe u regjistrua në
Konservatorin e Athinës. Por studimet
e tij u ndërprenë shpejt: gjatë pushtimit
të Greqisë nga trupat gjermane Theo-
dhorakis iu bashkua luftës së rezisten-
cës. Pas lufte ai mbaroi Konservatorin
dhe më pas studioi në Konservatorin e
Parisit, periudhë e mbushur me veprim-
tari krijuese. Që me veprat e tij të para
ai u bë i njohur ndërkombëtarisht; ato
u luajtën në skenat më të famshme
botërore.
Gjatë diktaturës, kompozitori u arre-
stua, u torturua dhe u internua, madje
muzika e tij u ndalua edhe të dëgjohej,
por ndërhyrjet e fuqishme të ndërko-
mbëtarëve ndihmuan që ai të lirohej dhe
të largohej. Me rikthimin në Greqi, u bë
një zë për pajtimin dhe bashkimin, për
hedhjen e urave për kapërcimin e së
shkuarës dhe mori pjesë gjallërisht edhe
në jetën politike.
Shumë njerëz e lidhin emrin e Mikis
Theodhorakis me muzikën e famshme
të filmit kult “Aleksis Zorba”, i cili ka
fituar tri çmime “Oskar” dhe në vitin
1964 e bëri atë të famshëm në mbarë
botën. Por vepra e Mikis Theodhorakis
është vërtet shumë e gjerë. Ai ka kom-
pozuar mbi një mijë këngë, shumë sim-
foni, opera, muzikë dhome, baleti dhe fil-
Koncert historik në Tiranë
i orkestrës së Mikis Theodhorakis
Kompozitor dhe njeri i jashtëzakonshëm
Në datën 18 nëntor,
në Tiranë, do të zhvi-
llohet një veprimtari
artistike shumë e ve-
çantë dhe me vlera
historike. Për herë të
parë do të vijë në Shqi-
përi orkestra e korifeut
të muzikës greke dhe
evropiane, kompozi-
torit të shquar Mikis
Theodhorakis. Ai është
muzikanti i sotëm grek
më i njohur në botë dhe
është një nder i veçantë
që orkestra e tij vjen
për të performuar në
vendin tonë në kuadrin
mi. Theodhorakis u rikthye te rrënjët e
kulturës së popullit të tij dhe kompozoi
veprat e njohura si Epifania, Aksion
Estin, Mauthauzen, Romiosini, të ba-
zuara në veprat e poetëve më të mëdhenj
grekë Jorgo Seferis, Odisea Elitis (Fitues
të çmimit “Nobel”), Janis Ricos, Jakovos
Kabanelis etj., por edhe të autorëve
botërorë, si Pablo Neruda. Në veprat e
tij ndihet një ndikim i fuqishëm nga
muzika bizantine. Të famshme janë edhe
kompozimet për filma të suksesshëm si
“Z” i Kostas Gavras, “Serpico”, i Sidni
Lumet etj. Kompozimet e tij janë inter-
pretuar nga artistët dhe orkestrat më të
njohura.
Te Mikis Theodhorakis gjithmonë
janë bashkuar talenti i jashtëzakonshëm
me dashurinë e thellë për vendin e tij. Ai
është vlerësuar maksimalisht në arenën
ndërkombëtare edhe për luftën për të
drejtat njerëzore, mjedisin dhe paqen.
Por shumëllojshmëria e impenjimeve të
tij nuk e bën të shpërndarë, por një të
vetëm. Nuk është poliedrizëm apo vir-
tuozizëm, por koherencë me një ideal,
në të cilin nuk mund të ketë ndarje midis
njeriut, kompozitorit, poetit; midis inte-
lektualit dhe popullit; midis vetë popujve.
Mikis Theodhorakis është, pra, një hu-
manist, ndaj qëndron në të shkuarën dhe
në të ardhmen. Për këtë, Theodhorakis
është, më shumë se kushdo tjetër, vetë
Greqia.
e 25-vjetorit në krye të
Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipë-
risë, të një personaliteti
tjetër të shquar, Kryepi-
skopit Anastas.
Orkestra, përbërë
nga 25 elementë, do të
japë një koncert me pro-
gram shumë të pasur, i
cili do të zhvillohet të
shtunën, 18 nëntor, në
sallën e madhe të Qe-
ndrës Kulturore, pjesë
e Kompleksit të Ka-
tedrales “Ngjallja e
Krishtit”.