EmailFacebookKontakt

Kishë e re e ndërtuar me kontributin e besimtarëve

Kishë e re e ndërtuar me kontributin e besimtarëve
Në një atmosferë të bukur
shpirtërore, në datën 22 tetor
2017, u krye Shërbesa e Hapjes
së Dyerve të kishës së Shën
Dhimitrit në fshatin Mazhaj,
Lushnjë.
Punimet për ndërtimin e kësaj
kishe filluan në vitin 2012 dhe
përfunduan në vitin 2017, me
kontributin e besimtarëve të kë-
saj enorie, të cilët ende vazhdojnë
përpjekjet për zbukurimin e saj.
Shërbesa u drejtua nga Mi-
tropoliti i Beratit, Vlorës dhe Ka-
ninës, Imzot Ignati, me praninë e
klerit vendas, si edhe të shumë be-
simtarëve shpresëtarë, që nuk
mund të mungonin në këtë ditë të
shënuar.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore,
Imzot Ignati falënderoi këshillin
drejtues të kishës nën drejtimin
e ikonom, stavrofor, atë Tertio
Gjoka, të cilët mundësuan ndër-
timin e kësaj kishe të bukur.
Falënderime të ngrohta shprehën
dhe anëtarët e këshillit kishtar të
fshatit Mazhaj për kryebariun e
tyre.
Lusim Zotin që vepra të tilla,
të cilat shprehin dashurinë e ma-
dhe që ka populli për Perëndinë,
të jenë sa më të shumta në të ardh-
men.
Dhjakon Joan Qako

5