EmailFacebookKontakt

“Ngjallja” – gazetë e mesazhit kristian orthodhoks

Pas një periudhe të gjatë persekutimi të egër, gjatë së cilës shte-
ti ateist kryqëzoi fenë në Shqipëri dhe ftoi me mani ta zhdukë për-
gjithnjë, pësimi përsëri po ngjallet me plot shkëlqim.
Me himnin tradicional “Krishti u Ngjall” filloi Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë ringritjen dhe organizimin e saj në kë-
të epokë të re. Me himnin e Ngjalljes lufton të mbështesë dashurinë,
guximin dhe durimin e popullit të shumëvuajtur.
Predikimi për Jisu Krishtin, Kryqin me Ngjalljen e Tij përbën
boshtin qendror të Mesazhit Kristian.
Çdo të diel Shërbesën e Orthrit ne orthodhoksët panegjirizojmë
në veçanti Ngjalljen e Krishtit, duke u frymëzuar prej saj për
përpjekjen e javës që fillojmë. Ngjallja mbetet zemra e spiritualitetit
orthodhoks dhe ndryshimi llojësor i tij.
Prandaj dhe gazeta e parë që boton Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë në këtë fazë të re të historisë së saj mban titullin
e shumërëndësishëm “Ngjallja”.

Mesazhin, paqen dhe frymën e Ngjalljes do të përpiqet të tran-
smetojë me çdo numër të saj. Triumfi i dashurisë mbi urrejtjen, i së
vërtetës mbi gënjeshtrën, i shpresës mbi zhgënjimin dhe frikën, është
aspirata e saj. Dritën e Ngjalljes dëshiron të rrezatojë dhe të për-
hapë me artikujt dhe Lajmet e saj.
Tema, vizioni dhe frymëzimi i saj – Ngjallja. Ngjallja që bashk-
ekziston mistikisht në jetën e kryqëzuar më Krishtin; Ngjallja që u
falet të gjithëve sa besojnë tek Ai që siguron: “Unë jam Ngjallja dhe
jeta” (Joan 11:25). Ecja e Ngjalljes së individëve dhe popujve me
fuqinë dhe hirin e Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ngjallur. Kontributi
i çmuar “i dëshmitarëve të Ngjalljes së Tij” (Vep. 1:22) në përparimin
dhe ngritjen e njerëzimit. Ngjallja si aspiratë e historisë individuale
dhe botërore.
(Gazeta “Ngjallja”, tetor 1992)
† Anastasi
“Ngjallja” – gazetë e mesazhit kristian orthodhoks

2