EmailFacebookKontakt

Përgënjeshtrim: “Përpjekje e dështuar që po shkon drejt përfundimit…”

Ditën e djeshme, dt. 26 gusht
2017, qarkulloi në disa portale me-
diatike një intervistë “ekskluzive”
me priftin e vetëshpallur të kishës
së Shën Marisë në lagjen “Kala”
të qytetit të Elbasanit, Nikolla
Marku, i cili ende mban të uzurpu-
ar këtë kishë që nga dita e zaptimit
të saj me dhunë.
Në këtë intervistë të tijën ai
edhe një herë kërkon të tërheqë
vemendjen e opinionit publik duke
heroizuar veten e tij me një tjetër
skenar fantazmagorik, sa djallëzor
aq edhe qesharak, për gjoja përpje-
kjen nga ana e “kishës greke”, siç
shprehet ai, për helmimin e tij.
Deklarata të tilla të përçarta
sigurisht që nuk mund të mallëngje-
jnë askënd që tashmë e di shumë
mirë se kush ka qenë dhe mbetet
gjatë gjithë këtyre viteve qëllimi i
marionetës Nikolla Marku: përbaltja
e veprës madhështore dhe historike
e ringritjes dhe rivitalizimit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë gjatë këtyre 25 vjetëve.
Gjithashtu, ata që ndodhen pas
Nikolla Markut me deklarata dhe
veprime të tilla janë përpjekur vazh-
Përgënjeshtrim
dimisht të nxisin përçarje brenda
Komunitetit Orthodhoks dhe ndër-
mjet komuniteteve fetare në vend,
si dhe urrejtje ndaj popujve e ve-
ndeve tanë fqinj.
Kjo përpjekje e dështuar tashmë
po shkon drejt përfundimit, ndër-
kohë që sot në krye të Mitropolisë
së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit
është një mitropolit shqiptar, siç janë
edhe në Mitropoli të tjera dhe në
funksione të rëndësishme, bashkë
me 157 klerikë shtetas shqiptarë në
gjithë gjithë vendin, por këto fakte
dukshëm, Nikolla dhe ata që janë
pas tij nuk duan t’i shohin e as t’i
vlerësojnë.
Mitropolia e Elbasanit,
Shpatit dhe Librazhdit
Elbasan, 27 gusht 2017
“Pëpjekje e dështuar që po shkon drejt përfundimit…”

7