EmailFacebookKontakt

Kisha dhe shteti në Shqipëri, 1967-1991

…Faza kryesore e Revolucionit
Ideologjik e Kulturor filloi në mars
të vitit 1966 me publikimin e “Letrës
së Hapur” të Komitetit Qendror të
Partisë të Punës së Shqipërisë
(PPSH) drejtuar popullit shqiptar.
Objektivat madhore të kësaj nisme
synonin të rigjallërohej “ndërgjegj-
ja revolucionare e masave dhe të
luftoheshin prirjet “revizioniste” në
Shqipëri. Shpejt u bë e qartë se
udhëheqja e partisë kishte vendosur
të zhdukte jo vetëm komunitetet
fetare, por edhe çdo gjurmë të ndi-
kimit fetar në vend.
Enver Hoxha i mëshoi kësaj te-
me në fjalimin e tij në Kongresin e
Pestë të PPSH-së, në nëntor 1966,
kur ai deklaroi: “Të jesh revolucio-
nar do të thotë jo vetëm të mos be-
sosh në fe, por edhe të luftosh va-
zhdimisht besimet fetare, të cilat
janë shprehje e ideologjisë feudale
dhe borgjeze … “ Ai iu rikthye kësaj
teme në fjalimin e tij të 6 shkurtit
1966, që rezultoi si faza më aktive
e fushatës antifetare.
Më 27 shkurt 1967, Komiteti
Qendror i PPSH-së u drejtoi orga-
nizatave bazë të partisë një letër me
titull “Të Forcojmë Luftën kundër
Fesë, Paragjykimeve dhe Zakone-
ve Fetare”. Ky dokument nuk linte
asnjë dyshim se Partia ishte e ven-
dosur të mbyllte të gjitha objektet e
kultit që kishin mbetur në Shqipëri,
të ndalonte të gjitha shërbesat fe-
tare zyrtare publike e private dhe
të shekullarizonte klerin. Këto ak-
sione ishin sfida më e vogël që
përballonte partia në luftën kundër
fesë. Detyra më e vështirë do ishte
për të luftuar e çrrënjosur ndikimin
e fesë, “idetë, paragjykimet dhe
praktikat e saj” në jetën shqiptare.
Aksioni i parë publik për zba-
timin e direktivës së partisë për fenë
ndodhi në shkurt, në qytetin-port të
Durrësit, ku studentët e Shkollës së
Mesme “Naim Frashëri” dolën në
rrugë për të kërkuar që, të gjitha
kishat dhe xhamitë në qytet të
mbylleshin. Ky skenar u përsërit
edhe në qytetet e tjera dhe zonat
rurale të vendit dhe si rrjedhojë, nga
maji i vitit 1967, të gjitha kishave e
xhamive në Shqipëri iu vu dryni.
Më tej grupet e të rinjve filluan të
shkonin nëpër shtëpitë, duke kër-
kuar që të dorëzoheshin të gjitha
reliket fetare. Por në këtë pikë ata
ishin më pak të suksesshëm, sepse
shumë qytetarë mundën t’i fshihnin
ikonat, kryqet, librat e shenjtë, kan-
dilat dhe objekte të tjera fetare.
Pas mbylljes së kishave e xha-
mive, qeveria e përqendroi vëmen-
djen drejt klerit. Në fillim, klerikët
e të gjitha feve u bënë subjekt i ta-
lljeve dhe poshtërimit publik. Në
prill 1967, për shembull, më se 40
priftërinj Ortodoksë nga rajoni i
Delvinës, në jugperëndim të Shqi-
përisë, u rrethuan nga grupe të
rinjsh e të rriturish. Ata i urdhëruan
të vishnin petkat e tyre të shërbe-
sës dhe të silleshin rrotull në sheshin
e qytetit të Delvinës, ku u dema-
skun publikisht, ua ruajtën me forcë
mjekrat, i detyruan më pas të zhvi-
shnin petkat e shërbesës dhe u ndo-
qën nga turma e grumbulluar pas
kësaj skene poshtërimi. Shteti de-
klaroi që klerikët e të gjitha feve të
shekullarizoheshin; ata u ndaluan
të vishnin çdo lloj petku fetar në
publik ose jetën private dhe të
kryenin shërbesa fetare. Shumica
e klerikëve u burgosën ose u dër-
guan në kampet e riedukimit. Atyre
që shpëtuan iu kërkua të punonin
në punë të rëndomta. Sinodi i
Shenjtë i KOASH-it u shpërnda…
Gjatë verës dhe vjeshtës të vitit
1967, regjimi kërkoi të hiqeshin sim-
bolet fetare nga vendet publike. Me
përjashtim të atyre që u deklaruan
si monumente historike ose kultu-
rore, kryqet, gjysmëhëna dhe pun-
ime të tjera arti me karakter fetar u
hoqën nga ish-objektet e kultit.
Shteti konfiskoi gjithashtu petkat e
shërbesës, kupat e kungatës e pasu-
ri të tjera të kishës. Ato ndërtesa të
kultit që mbetën, u adoptuan për
shërbime të tjera, si pallate sporti;
kinema, shtëpi për të
moshuarit, apo për
qëllime të tjera “më të
dobi-hme”. Disa kisha
me vlerë, si Katedralja
e Shën Gjergjit në
Korçë, u shembën.
Madje edhe varrezat
nuk u kursyen në për-
pjekjet për të fshirë të
gjitha gjurmët publi-
ke të besimit fetar në
Shqipëri. Varrezat e
ndodhura në zonat ur-
bane shumë të popu-
lluara, u shpërngulën
në periferi. Për më te-
për edhe kokat e varre-
ve prej guri me shenja
fetare u shkatërruan
dhe u zëvendësuan me
objekte jomëkatare.
Pas realizimit të këtyre
masave, qeveria filloi një fushatë
masive antifetare në shkolla. Në-
për lagje u organizuan mbledhje për
të siguruar përkrahje të gjerë për
këtë fushatë, si dhe për të denon-
cuar ata që dyshoheshin se nuk i
përkrahnin këto nisma.
Deri në shtator 1967, në Shqipëri,
u mbyllën 608 kisha ortodokse, 327
kisha katolike, si dhe rreth 1200
objekte fetare myslimane dhe re-
gjimi shpalli Shqipërinë shtetin e
parë ateist të botës. Sanksionimi i
këtij pretendimi u konfirmua në
nëntor të atij viti, kur qeveria pu-
blikoi tekstin e dekretit “Mbi Abro-
gimin e Disa Dekreteve”. Ky do-
kument shfuqizoi statutet e viteve
1949 dhe 1951, sipas të cilave
funksiononin komunitetet e ndry-
shme fetare në Shqipëri. Mjaft
interesante ishte se në këtë kohë,
qeveria Shqiptare nuk i shfuqizoi
klauzolat e Kushtetutës së vitit
1950, që garantonin lirinë e fesë në
Shqipëri.
Në përpjekjet e njëpasnjëshme
për të çrrënjosur mbeturinat fetare
“pikëpamjet dhe paragjykimet”, re-
gjimi inkurajonte festimin e ditë-
lindjeve në vend të ditës së emrave,
zëvendësoi festat fetare me festat
kombëtare dhe synoi të populla-
rizonte “patriotizmin socialist” dhe
“moralin socialist” në vend të vle-
rave fetare.
Në nëntor 1975, një dekret u
kërkonte “qytetarëve me emra të
papërshtatshëm […] nga pikëpamja
politike, ideologjike dhe morale që
t’i ndërronin ato. Ky dekret dukej
se kishte si synim, në radhë të parë,
të krishterët ortodoksë dhe katoli-
kët romanë me emra me përmbaj-
tje fetare. Faza vendimtare në lu-
ftën kundër fesë arriti kulmin me
ratifikimin e Kushtetutës së re
Shqiptare në dhjetor 1996. Neni 37
i këtij dokumenti deklaronte: “Shte-
ti njeh dhe përkrah propagandën
ateiste, me qëllim që të nguliten në
popull pikëpamjet shkencore dhe
materialiste”. Neni 55 ndalonte
formimin e organizatave fetare dhe
pjesëmarrjen në veprimtari fetare,
si dhe nuk lejonte kryerjen dhe për-
hapjen e propagandës fetare. Futja
e këtyre klauzolave në Kushtetutën
e vitit 1976 pasqyronte dukshëm
sigurinë se lufta kundër besimeve
fetare dhe përkrahja e ateizmit do
të ishin tipare permanente të jetës
shqiptare. Kjo Kushtetutë mbeti në
fuqi deri në prill 1991, kur një “pa-
ketë kushtetuese e përkohshme” e
zëvendësoi atë.
Komunitetet Katolike, Mysli-
mane dhe Ortodokse Shqiptare në
Amerikë u indinjuan thellësisht
nga linja antifetare e ndjekur nga
Qeveria Shqiptare dhe e kanë dë-
nuar herë pas here këtë politikë. Por
këto protesta nuk patën ndonjë
ndikim te regjimi…
Fragment i marrë nga
revista “Tempulli”, nr. 18
Kisha dhe shteti në Shqipëri, 1967-1991
Nga Prof. Nikolla Pano, SHBA

10