EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas vizitoi Mitropolinë e Nikopolit dhe të Prevezës – Fortlumturisë së Tij iu dha titulli “Qytetar Nderi” dhe u dekorua nga Mitropolia me Kryqin e Apostullit Pavël

Mes emocionesh të fuqishme
u realizua të enjten, më 21 shtator
2017, ceremonia e shpalljes
“Qytetar Nderi” të Prevezës e
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasit. Fortlumturia e Tij nuk
kishte qenë në këtë qytet, nga e
ka origjinën e ëma, që në vitin
1933, në moshën 5 vjeç.
Kryepiskopi Anastas mbërriti
në Prevezë të mërkurën në darkë.
Të nesërmen, e enjte, 21 shtator,
në orën 11:00, vizitoi Mitropolinë
e Nikopolit dhe të Prevezës, i sho-
qëruar nga Mitropoliti i Amantias,
Hirësia e Tij Nathanaili, ku u pritën
nga Mitropoliti Hrisostomos. Më
pas, të gjithë bashkë iu drejtuan
Bashkisë së qytetit.
Atje Kryepiskopi Anastas u
prit nga Kryetari i Bashkisë së Pre-
vezës, z. Kristos Bailis, zëvendës-
ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Janis
Amanatidhis, deputetë të zonës,
autoritetet dhe personalitete ve-
ndore.
Vijoi një vizitë në zyrën e Krye-
tarit të Bashkisë, ku zëvendës-
ministri, z. Amanatidhis i përcolli
Kryepiskopit Anastas urimet per-
sonale të Kryeministrit Aleksis
Tsipras dhe të gjithë qeverisë gre-
ke. Në vazhdim, Kryetari i Ba-
shkisë i uroi Kryepiskopit Ana-
stas mirëseardhjen në Prevezë,
në vendlindjen e nënës së Fort-
lumturisë, Roksani Maltezou, duke
theksuar: “Është gëzim dhe nder
për ne që jeni sot këtu. Do të doja
të shprehja ndjenjat e gëzimit, të
falënderimit, të respektit dhe të
vlerësimit për personin Tuaj, të të
gjithë banorëve të Prevezës. Do
të doja t’ju uroja që Perëndia t’ju
falë fuqi e shëndet të vazhdoni këtë
vepër perëndidashëse. Një vepër
që e kryeni këtu e 57 vjet. Do të
Kryepiskopi Anastas vizitoi
Mitropolinë e Nikopolit dhe të Prevezës
– Fortlumturisë së Tij iu dha titulli “Qytetar Nderi”
dhe u dekorua nga Mitropolia me Kryqin e Apostullit Pavël –
Kryepiskopi Anastas, në fjalën
e tij, shprehu ndjenjat e përlav-
dërimit ndaj Perëndisë, të emo-
cionit, të falënderimit dhe të opti-
mizmit të thellë, ndërsa theksoi:
“’Gjendem sot në këtë proces
kërkimi të rrënjëve të mia. Të
gjithë kemi një histori që lidhet me
qytete konkrete, familje dhe nje-
rëz. Dhe duhet që gjithmonë me
ndjenjë mirënjohjeje të kujtojmë
gjithë këtë radhë të njerëzve të
bekuar që na ndihmuan në he-
dhjen e hapave tanë”. Kryehie-
rarku, siç u shpreh, e ndjeu të ne-
vojshme t’i uronte komunitetit të
Prevezës “vërtetësi, dashuri dhe
mirësi, tri karakteristikat që për-
caktojnë Orthodhoksinë”.
Në orën 18:00, të së enjtes
pasdite, Kryepiskopi Anastas u
prit në kishën e Shën Harallambit
ku, në prani edhe të Mitropolitëve
të Paramithisë, Artës, Janinës,
Lefkadhës dhe Etoloakarnanisë u
zhvillua një Dhoksologji. Pas saj,
Mitropoliti Hristostomos e deko-
roi Kryepiskopin Anastas me Me-
daljen më të Lartë të Nderit të Mi-
tropolisë, me Kryqin e Apostullit
Pavël.
Në orën 19:00, veprimtaritë
vijuan me koncert në qendrën
kulturore, ku u shfaq një film do-
kumentar për veprën e realizuar
në Kishën Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë, ndërsa një
grup i muzikës popullore greke të
Shkollës Muzikore të Prevezës,
prezantoi katër këngë tradicionale
nga krahina e Pogonit.
Të premten, 22 shtator,
Kryepiskopi Anastas vizitoi me
emocione të thella varret e gjy-
shërve të tij (familja Maltezu) në
varrezat e Prevezës, si dhe Muze-
un e Nikopolit.
doja të luteni për këtë vend ku janë
edhe rrënjët Tuaja”.
Kryetari i Bashkisë dhe Krye-
piskopi shkëmbyen dhurata.
Dhurata e kryetarit të Bashkisë
për Kryepiskopin ishte një shkop
baritor, ndërsa Kryepiskopi nga
ana e tij i dhuroi një ikonë dhe një
reliev të Katedrales “Ngjallja e
Krishtit”, të Tiranës.
Bashkisë foli për veprën perëndi-
dashëse të Kryepiskopit Anastas
dhe gjithashtu lexoi vendimin una-
nim të Këshillit Bashkiak dhe i do-
rëzoi titullin Fortlumturisë së Tij.
Kryetari i Bashkisë, z. Kristos
Bailis, foli për lidhjen e Krye-
piskopit Anastas me Prevezën,
pasi është vendlindja e nënës së
tij, si dhe për veprën e tij humane,
Pastaj, në sallën e tejmbushur
të qendrës kulturore të qytetit u
zhvillua ceremonia zyrtare e
shpalljes së Kryepiskopit “Qytetar
Nderi” i Prevezës, ku kryetari i
sociale e filantropike në Shqipëri,
kontributin e tij ekumenik, duke e
karakterizuar si një punëtor të
vërtetë të Kishës, për 57 vjet në
shërbim të paqes dhe të njeriut.

2