EmailFacebookKontakt

Lartësimi i Kryqit të Nderuar

Lartësimi i Kryqit, kremtuar në
14 shtator, përkujton gjetjen e
Kryqit të Krishtit nga shën Elena,
nëna e perandorit Konstandin, në
shekullin IV dhe, pasi u mor nga
persianët, rimarrjen e tij nga pe-
randori Irakli, në shekullin VII, kur
ai u “lartësua” në Kishën e Ngja-
lljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje
e fundit “lartësimi universal” i
Kryqit filloi të kremtohej çdo vit në
të gjitha Kishat e perandorisë. Dita
e Lartësimit të Kryqit u bë festa
kombëtare e Perandorisë së Kri-
shterë të Lindjes, siç janë sot festat
kombëtare të vendeve të ndry-
shme. Kryqi, emblema zyrtare e
perandorisë, që vendosej në të
gjitha ndërtesat publike dhe në
uniforma, ngrihej në këtë ditë zyr-
tarisht nga episkopët dhe priftë-
rinjtë. Ata bekonin me kryqin katër
pikat e horizontit, ndërkohë që
populli përsëriste “Mëshiro, o
Zot!”. Ky ritual bëhet akoma edhe
sot në disa Kisha, mbas paraqitjes
dhe lartësimit të Kryqit, mbas
Dhoksologjisë së Madhe të Më-
ngjesores, ose mbas Liturgjisë
Hyjnore.
Përlëshorja (Tropari) i festës, e
cila ishte, dikush mund të thotë,
“himni kombëtar”, këndohej në të
gjitha rastet festive të Perandorisë
së Krishterë të Lindjes. Fillimisht
i kërkohej Perëndisë të shpëtonte
popullin, t’u dhuronte fitore në lu-
ftë dhe të ruante perandorinë “me
fuqinë e kryqit”. Sot, në shumë
Kisha, tropari dhe shumë himne
të festës janë “shpirtërizuar”;
“barbarët” janë kështu të ligjtë
shpirtërisht e mëkatarët, përfshirë
këtu djallin dhe ushtrinë e tij dhe
“të krishterët orthodhoksë” zëve-
ndëson emrin e sundonjësve zyr-
tarë të perandorisë. “O Zot,
shpëtoje popullin tënd dhe bekoje
trashëgimin tënd. Dhuroju shpre-
sëtarëve fitore mbi barbarët dhe
ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit
tënd” (Tropari).
“Ti që u ngrite mbi Kryq, duke
dashur, shtetit të ri të themeluar
prej teje, dhuroju kurdoherë hir, o
Krisht Perëndi, jepi forcë dhe gë-
zim, popullit dhe shtetit tonë, fali
fitore e triumf në çdo luftë mbi
armiqtë; ji gjithmonë bashkëluftë-
tar, armë për paqe, trofe i pamu-
ndur” (Shkurtorja). Dita e shenjtë
e Lartësimit të Kryqit, ndonëse ka
një origjinë të dukshme “politike”,
ka edhe sot një vend dhe rëndësi
të madhe në Kishën Orthodhokse.
Ajo është për ne një ditë agjërimi
dhe lutjeje, një ditë që na kujton se
Kryqi është e vetmja shenjë e
vlefshme e gjithë besnikërisë sonë
dhe që shpëtimi ynë vjen jo nga
“fitoret” e gjërave tokësore, por
nga e vetmja fitore e vërtetë dhe e
përhershme e kryqëzimit të Krishtit
dhe e bashkëkryqëzimit tonë me të.
Kur ne ngremë Kryqin dhe përulemi
para tij në nderim dhe adhurim ndaj
Perëndisë, shpallim se i përkasim
Mbretërisë “jo të kësaj bote” dhe
se qytetaria jonë e vërtetë dhe e
përhershme është me shenjtorët në
“qytetin e Perëndisë” (Efes. 2:19;
Heb. 11:10; Zbul. 21-22).
Këndimi i parë në Mbrëmëso-
re nga Dhiata e Vjetër flet për
“drurin”, që e shndërroi ujin e
hidhur në të ëmbël – simbol i Drurit
të Kryqit (Eksodi 15:22-16:1).
Këndimi i dytë na kujton se Zoti i
qorton dhe i ndëshkon ata që i do
dhe se Urtësia Hyjnore është “një
Dru jete për ata që e kapin dhe lum
ata që mbahen fort atje, si te Zoti”
(Fjalët e Urta 3:11-18). Përsëri
referenca është për Kryqin, i cili
është, si edhe Apostulli i ditës e
proklamon “për ata që janë thirrur…
fuqia e Perëndisë dhe urtësia e
Perëndisë” (1 Kor. 1:18-25).
Këndimi i tretë nga Dhiata e
Vjetër prej Profecisë së Isaisë, flet
për “qytetin e Zotit”, ku judejtë dhe
kombet do të jetojnë së bashku dhe
“do të përulen” para nënkëmbëzës
së Perëndisë dhe “do të njohin që
Unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt dhe
Çlironjësi yt, i Fuqishmi i Izraelit”
(Isaia 60:11-16). Këtu, ne kemi
referencë të drejtpërdrejtë për qy-
tetin e Perëndisë, ku njerëzit do ta
adhurojnë para nënkëmbëzës së Tij;
dhe së bashku me vargun e psalmit
që përsëritet vazhdimisht gjatë
shërbesës, duke na thirrur “të pë-
rulemi para nënkëmbëzës së tij”, ne
kemi përsëri referencë për Kryqin
e Shenjtë (Psalmi 99:5, 110:1 etj.).
“Kryqit tënd po i falemi, o
Kryezot dhe Ngjalljen tënde të
shenjtë e lavdërojmë” (Himn Nde-
rimi para Kryqit). Ky himn qendror
i Lartësimit të Kryqit, i cili zgjat në
Kishë për tetë ditë, psalet shumë
herë. Ai zëvendëson në Meshë
Himnin Trishenjtor. Antifonet e
zakonshme, gjithashtu, zëvendë-
sohen me vargje të veçanta nga
psalmet, që i referohen direkt
Kryqëzimit të Krishtit (Psalmet 22,
74, 99). Në Shërbesën e Mëngjesit,
në këndimin e Ungjillit të Shën
Joanit, Krishti thotë se, kur ai do
ngrihet mbi kryq, do t’i tërheqë të
gjithë tek ai (Jn. 12:28-36). Ungjilli
i gjatë që këndohet në Liturgjinë
Hyjnore është tregimi i pësimit, po
nga ky Ungjill. Kështu, në Lartë-
simin e Kryqit, të krishterët bëjnë
zyrtarisht ripërkushtimin e tyre ndaj
Zotit të Kryqëzuar dhe i premtojnë
një besnikëri të përhershme atij,
duke adhuruar këmbët e Tij të
shenjta, të kryqëzuara në Kryqin
jetëbërës. Ky është sot në Kishë
kuptimi i kësaj dite të shenjtë
agjërimi dhe pendimi.
Lartësimi i Kryqit të Nderuar

4