EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas për Konferencën e 25-të Ekumenike për Spiritualitetin Orthodhoks, Boze, 6-9 shtator 2017

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas për Konferencën e 25-të Ekumenike
për Spiritualitetin Orthodhoks, Boze, 6-9 shtator2017
Oshënaria juaj e ndritur,
atë Enzo Bianchi
President i komisionit shken-
cor të Kongresit,
“Emri i Zotit qoftë i bekuar”
Përshëndesim përzemërsisht
plotësimin e njëzet e pesë viteve
të “Konferencave Ndërkombë-
tare Ekumenike për hulumtimin e
Spiritualitetit Orthodhoks”. Sigu-
risht që ky kërkim sistematik për-
bën një kontribut të rëndësishëm
në lëvizjen e sotme ekumenike.
Gjithashtu, falënderojmë nxehtë-
sisht për ftesën drejtuar Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë që të marrë pjesë edhe në
Konferencën e sivjetme, ku do të
përfaqësohet nga Hirësi Asti,
Episkop i Bylisit.
Tema “Dhurata e mikpritjes”
shfaq një interes të shumanshëm,
kur lexon në titujt e temave të re-
feruesve të çmuar, të prezantuara
në programin e konferencës. Gji-
thashtu aty shfaqet edhe predis-
pozita për një studim shterues të
çështjes nisur nga këndvështrime
të ndryshme.
Le të na lejohet të theksojmë
edhe një herë tjetër, lidhjen “e
mërgimit” dhe të të “huajit” me
“apostolicitetin” dhe përgjegjësinë
e Kishës për përhapjen e Ungjillit
në zona të ndryshme gjeografike
dhe sociale.
Perëndinjeriu Zoti ynë, i Dër-
guari i Atit, përjetoi në mënyrë të
shumanshme mërgimin dhe e
njehsoi Veten e Tij me të huajin
(shih Matth. 25:35-43). Këtë të
vërtetë e përmbledh në mënyrë
poetike një himn i Kishës Ortho-
dhokse i psalur gjatë Litanisë së
Epitafit, ku Josif Arimatheasi i
drejtohet Pont Pilatit: Kur pa
Josifi diellin që fshehu rrezet e
tij dhe kurtinën e Tempullit që
u ça me vdekjen e Shpëtimtarit
i erdhi Pilatit dhe i lutet, duke
thënë: Jepma këtë të huaj, që e
përdore si të huaj që prej fosh-
njërie, thërriste; jepma këtë të
huaj, të cilin e vranë bashkë-
kombësit e tij si të huaj nga
urrejtja; jepma këtë të huaj, për
të cilin çuditem, se është i huaj
për vdekjen; jepma këtë të huaj,
i cili di të mikpresë të varfrit dhe
të huajt; jepma këtë të huaj, të
cilin hebrenjtë nga smira e bënë
si të huaj për botën; jepma këtë
të huaj, që ta fsheh në varr, se
si i huaj s’ka ku të mbështesë
kryet…
Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur,
në porosinë e fundit për nxënësit
e Tij përcaktoi: “Shkoni pra, më-
soni të gjitha kombet” (Matth.
28:19). Ai i dërgoi ata drejt një
“mërgimi” të veçantë në vende që
ishin çdo gjë tjetër veçse miqësore
jo. U thirrën për të transmetuar në
dhe të huaj mesazhin e Ungjillit, që
“do ta çudiste” audiencën e re.
Apostujt u përballën me probleme
të shumëlloshme që u ngritën para
tyre, teksa shkuan nëpër qyte-
tërime të ndryshme që kishin
tradita, parime dhe vlera të tjera.
Që nga ajo kohë, ata që iu
përkushtuan veprës apostolike, u
përballën dhe vazhdojnë të për-
ballen ende me probleme të
shumta të mërgimit: me dyshimin
e keq dhe armiqësinë e qarqeve
të ndryshme, që i konsideruan si
“të huaj” të rrezikshëm. Në shu-
micën e rasteve i pranuan me
mirënjohje, në mjaft raste të tjera
në mënyrë konfliktuale, gjë që i çoi
në martirizim. Mërgimi gërshe-
tohet me apostolicitetin dhe
shenjtërohet brenda tij. Ai mbetet
edhe sot mënyra e vetëkuptuar e
jetesës së nxënësve të Krishtit, që
dërgohen nga Kisha në kufij të rinj.
Lutem përulësisht, Shpirti i
Shenjtë të ndriçojë dhe të udhë-
heqë mendimet, diskutimet dhe
propozimet e të gjithë pjesëma-
rrësve në këtë Takim ekumenik të
veçantë dhe konkluzionet e nxje-
rra të pasurojnë më tej mendimin
theologjik bashkëkohor, së ba-
shku me jetën dhe aktivitetin ki-
shtar.
Tiranë, 4 shtator 2017
Me dashuri të thellë në Jisu
Krishtin, Zotin tonë,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës,
Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë

2