Nga 6-9 shtator, në Itali u zhvi-
llua Konferenca ndërkombëtare
mbi spiritualitetin orthodhoks, i or-
ganizuar nga komuniteti romano-
katolik i Bozesë, në bashkëpunim
me Kishat Orthodhokse, i cili i de-
dikohej “Dhuratës së mikpritjes”.
Në të morën pjesë 300 të ftuar, të
cilët ishin pjesëmarrës në diskuti-
met intensive, që gjetën mjaft je-
honë edhe në shtypin italian dhe të
huaj. Gjatë punimeve u alternuan
diskutimet e studiuesve kishtarë
nga e gjithë bota.
Komuniteti i Bozesë, Itali
Takim mbi spiritualitetin orthodhoks me temë “Dhurata e mikpritjes”
Në një kohë që miliona persona
detyrohen të braktisin shtëpinë dhe
vendin e tyre nga lufta, thatësira
dhe vuajtje të tjera, takimi i Bozesë,
që u hap me omelinë e Tërëshenj-
tërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik,
Vartholomeut dhe me fjalën e Pa-
triarkut të Aleksandrisë dhe gjithë
Afrikës,Theodhorit, synoi thellimin
në kuptimin shpirtëror të të qenit të
huaj mbi tokë dhe në të njëjtën kohë
miq me njeri-tjetrin. “Njeriu, – tha
Patriarku Ekumenik, – është my-
safiri i vetëm i tokës së banueshme,
pasi të gjitha qeniet e tjera të gjalla
janë banuese në të dhe jo my-
safirë”. Patriarku Theodhor ftoi
“për të dalluar bekimin që sjell i
huaji”, duke e çuar shikimin tek
“njeriu afrikan”, mbi hezitimet dhe
frikat tona: “Është urdhëresë e
Perëndisë që t’i trajtojmë të huajt
që vijnë në vendet tona si vendas
dhe t’i duam njëlloj me veten to-
në… Në personin e tjetrit, të të hu-
ajit, takojmë vetë Krishtin…”
Ky mendim përshkoi të gjitha
ndërhyrjet në konferencë, ku veço-
hen letrat përshëndetëse të Papës
Françesku, të Patriarkut të Antio-
kisë, Yuhanna X, të Patriarkut të
Moskës, Kirilit, të Rumanisë, Da-
nielit, të Kryepiskopit të Shqipërisë,
Fortlumturisë së Tij, Anastasit (që
u lexua nga episkopi i Bylisit, Asti,
që përfaqësonte Kishën tonë), të
Qipros, Krisostomit etj.
Takimi u fokusua sidomos te
mendimi i murgjve dhe etërve të
njohur orthodhoksë mbi këtë temë.
Takimi i ardhshëm do të mbahet në
shtator 2017.