Panegjiret shpirtërore, sikundër
e përcaktojnë tipikotë e Kishës
sonë Orthodhokse, janë plot
madhështi dhe shkëlqim. I tillë ish-
te edhe 24 Gushti, e kremtja e
Shenjtorit fort të dashur për po-
pullin Orthodhoks, e shën Kozmait
të Etolisë, në Manastirin që i ku-
shtohet, ku ndodhet edhe varri i
tij.
Besimtarë të shumtë nga My-
zeqeja dhe zona të tjera të vendit
tonë, si edhe nga Greqia, kishin
mbushur që në datën 23 gusht
ambientet e Manastirit, për të
marrë pjesë në shërbesat dhe ve-
primtaritë adhuruese.
Të mërkurën në mbrëmje, u
krye Shërbesa e Mbrëmësores
dhe Bekimi i Pesë Bukëve, si edhe
Pasdarka e Madhe, nën kryesimin
e Mitropolitit të Apollonisë dhe
Fierit, Imzot Nikollës. Në vijim
pati veprimtari shpirtërore krye-
sisht për të rinjtë, por edhe për be-
simtarët e tjerë, me epiqendër je-
tën dhe predikimin e Shën Koz-
mait. Gjithashtu, u fol edhe për ve-
prën rigjallëruese të Kishës sonë
Orthodhokse në dekadat e fundit.
Të enjten, u krye Liturgjia
Hyjnore nga Kryepiskopi i Tira-
nës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipë-
risë, Imzot Anastasi, ku bashkë-
meshuan edhe Mitropoliti i Bera-
tit, Ignati; i Gjirokastrës, Dhimitri;
i Fierit, Nikolla; i Amantias Na-
thanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti,
si dhe klerikë të zonës, por edhe
Kremtim i madh i Shën Kozmait
në Manastirin e tij në Kolkondas
– Liturgjia Hyjnore u krye
nga Kryepiskopi Anastas, i cili
tha se: Nëse duam të shpre-
him dashurinë dhe nderimin
për Shën Kozmain, le ta imi-
tojmë atë në vepra dashurie,
sikundër ai na nxit në mësue-
sinë e tij shpirtërore –
të ardhur nga Greqia. Besimtarët
mbushën kishën, që këtë vit ishte
edhe më e rregulluar dhe zbu-
kuruar, veçanërisht mjediset pë-
rreth dhe me përdëllimtari u lu-
tën në hirin e Shën Kozmait për
ndërmjetimet e tij më Zotin Jisu
Krisht. Të pranishëm ishin edhe
Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë
në Gjirokastër, z. V . Tolios, Pre-
fekti i zonës së Epirit, z. A. Kahri-
manis, Dekani i Fakultetit Teolo-
gjik të Universitetit të Selanikut,
prof. M. Tritos etj.
Gjatë qinonikosë, nga arkima-
ndriti Kozma u lexuan pjesë të
zgjedhura porosish shpirtërore
nga mësimdhënia dhe predikimi i
Shën Kozmait, që e ruajnë aq
shumë vlerën e tyre edhe në kohë
(të cilat po i botojmë në këtë nu-
mër të gazetës).
Kryepiskopi Anastas iu drejtua
besimtarëve me një predikim të
ngrohtë, duke pasur në epiqendër
personalitetin e Shën Kozmait, pi-
ka thelbësore e jetës dhe veprës
së tij dhe i nxiti besimtarët për të
qenë të denjë në nderimin që i
bëjnë shenjtorit dhe të zbatojnë
mësimet që ai la si testament për
sa i përket besimit, përdëllimtarisë,
dashurisë për Perëndinë dhe nje-
rëzit dhe përkushtimin e rrallë në
besim. Si një nga karakteristikat
bazë të Shën Kozmait ai përme-
ndi faktin se ai braktisi qetësinë e
jetës në Manastir, për të ofruar dri-
të në kandilin e besimit Ortho-
dhoks që po fikej në këto treva
nën hijen e errësirës otomane. Bë-
ri paralelizëm me tragjedinë e Ki-
shës sonë në shekullin e kaluar
kur, duke shpallur vendin si ateist,
donin ta varrosin një herë e mirë
besimin e Krishterë, ndërkohë që
tani përjetojmë për 25 vjet mre-
kullinë e ringritjes së Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë. Shën Kozmai përveç sa-
krificave të tjera, dha edhe jetën e
tij për të shpallur besimin dhe na
mëson kështu se çdo besimtar
Orthodhoks, për të qenë i denjë i
këtij emri, ka për detyrë ta shpa-
llë besimin në ambientin ku jeton,
por edhe më të gjerë.
Në nderim të kujtimit të Shenj-
torit Kozma nga Etolia, aq të
njohur dhe të dashur për popullin
besimtar, Kryepiskopi Anastas ka
realizuar që herët veprën e rindër-
timit të plotë të këtij Manastiri dhe
restaurimin e kishës, si dhe ndërti-
min e 5 kishave të tjera në nderim
të tij. Thuajse çdo vit ndriçon me
praninë e tij veprimtaritë adhuru-
ese e shpirtërore ndërsa vetë ve-
primtaria e tij hierapostolike në ve-
ndin tonë përbën vijim në hapat e
Shën Kozmait.
Pas Liturgjisë Hyjnore vijoi Li-
tania e Lipsanit të hirshëm të Shën
Kozmait dhe Ikonës së tij të nde-
ruar, ndërsa besimtarët pjesëma-
rrës patën rastin edhe një herë tje-
tër t’i falen Lipsanit të nderuar.
Në ambientet e Manastirit vijoi
një pritje e thjeshtë për miqtë nga
larg dhe besimtarë të tjerë, ku gru-
pet rinore të Mitropolisë së Apo-
llonisë dhe Fierit dhanën një pro-
gram të shkurtër artistik dhe
gjithashtu folën për përvojat e tyre
nga kampingjet dhe grupet e ka-
tekizmit. Kryepiskopi i përgëzoi
dhe i falënderoi ndërsa foli për ve-
pra të reja, me projekte ambici-
oze, si shkolla dhe kisha, por edhe
për hidrocentralin e ri, nisma këto
për t’i dhënë kuptim më të thellë
edhe përvjetorit të 25-të të ri-
ngritjes kanonike të Kishës sonë,
pas zgjedhjes dhe fronëzimit të
Kryepiskopit Anastas, në vitin
1992.