EmailFacebookKontakt

Sot gjithçka është ringjallur

Ne të rinjtë bashkë me stafin
drejtues të kampit “Rilindja”, që
nga data 21 korrik -1 gusht 2017,
patëm bekimin nga Perëndia dhe
mundësi nëpërmjet Kishës që të
kalonim 10 ditë të bukura e të
mrekullueshme në manastirin e
Shën Theodhorëve, Dhërmi. Të
gjithë me një mendje dhe me një
zemër shprehim lavdërimin tonë
për Perëndinë dhe mirënjohje e
falënderim për Kryepiskopin
Anastas dhe për të gjithë ata që e
bënë të mundur realizmin e këtij
kampi.
Para disa muajsh, ky vend të
ngjallte trishtim dhe kujtime të së
kaluarës së hidhur ateiste, por sot
gjithçka është ringjallur, transfor-
muar në ambiente komode e fun-
ksionale, që bënë të mundur orga-
nizimin dhe realizimin e kampit
studentor, ku morën pjesë 60 të
rinj orthodhoksë nga e gjithë
Shqipëria.
Stafi drejtues me 12 persona
të përkushtuar për mbarëvajtjen e
kampit, si Episkopi i Bylisit, Asti
dhe anëtar i Sinodit, arkimandrit
Kozma Prifti, Miron Çako për-
gjegjësi i Zyrës së Katekizmit,
mjeku kirurg Spiro Prifti e të tjerë
teologë, katekistë dhe vullnetarë,
treguan seriozitet dhe përgjegj-
shmëri për mbarëvajtjen e këtij
kampi studentor.
Kisha e restauruar dhe gjithë
ambientet e kampit na dhanë
mundësinë që ta adhuronin Perë-
ndinë në Shërbesat fetare të mën-
gjesit dhe të mbrëmjes, duke ba-
shkuar zërin tonë çdo ditë me atë
të engjëjve dhe shenjtorëve dhe të
gjithë krijesës në adhurimin dhe
lavdërimin e Perëndisë që çdo ditë
ia përcjell ditës tjetër.
Në misterin e Pendim-Rrëfimit
shumë prej nesh u kthyen si “Djali
plangprishës” te “shtëpia e Atit”,
Në manastirin e Shën Theodhorëve, në Dhërmi, i cili së fundmi u rikonstruktua tërësisht nga gërmadhat me bekimin dhe fondet e siguruara
nga Kryepiskopi Anastas, gjatë periudhës 22 korrik-1 gusht 2017, u zhvillua nga Kisha jonë kampi studentor kombëtar “Rilindja” për djem. Në
përfundim të tij, të rinjtë shkruan këtë letër falënderimi, që po e botojmë.
Sot gjithçka është ringjallur
duke u lehtësuar nga barra e
mëkatit që na pushton në botën e
shthurur. Me misterin e Falënde-
rimt Hyjnor, ripërtërimë bashkimin
me Trupin dhe Gjakun e Krishtit,
si bij Perëndie; dhe me misterin e
Pagëzimit e të Mirosjes, pesë anë-
tarë të kampit u bënë vëllezërit
tanë të rinj më Krishtin. Me bise-
dat shpirtërore shtuam njohuritë
tona ndaj porosive të Perëndisë,
që janë dritë mbi dhè, dhe kush i
zbaton ato do të jetojë i bekuar
dhe i lumtur.
Mirënjohja dhe falënderimi
është për ushqimin e zgjedhur dhe
të pasur, që e morëm me falë-
nderim në tryezat e mensës, po
ashtu edhe për argëtimin tonë në
plazhin e bukur dhe shumë pikto-
resk të zonës, i lakmuar nga shumë
turistë vendas e të huaj, dhe për
shumë të mira të tjera që i morëm
me tepri, të cilat na i gëzuan ze-
mrën, na i ripërtërinë shpirtin dhe i
dhanë shëndet trupit tonë, që të
mos rrojmë vetëm për vete, por
për Zotin Krisht, që vdiq dhe u
ngjall për ne.
Edhe një herë shprehim falë-
nderimin tonë ndaj Perëndisë, i Cili
prehet ndër shenjtorët, dhe për Ju
Fortlumturi që dhatë bekimin dhe
kontributin financiar për restau-
rimin dhe organizimin e kampit
rinor, si dhe për gjithçka që bëni
për ne të rinjtë e Shqipërisë, që
në vizionin tuaj atëror nuk na
shikoni si e ardhmja, por si e
tashmja aktive dhe bashkë-
punëtorë të ngushtë për punë të
mira, për lavdinë e Zotit, në të
mirën e Kishës, shoqërisë dhe
vendit tonë. Faleminderit!

2