EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas në Mitropolinë e Qefalonisë

Plot emocione dhe shumë-
dimensionale për nga mesazhet
ishte vizita e bekuar e Kryepisko-
pit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasit, në
ishullin e Qefalonisë. Ishulli është
vendi i origjinës së familjes së tij
dhe pritja e popullit besimtar, klerit
dhe autoriteteve shtetërore e lo-
kale ishte e denjë për personali-
tetin e Kryepiskopit. Vizita u zhvi-
llua në kulmin e kremtimeve të
mbarë Orthodhoksisë për Fjetjen
e së Tërëshenjtës Mari, Pashka e
Beharit, sikundër quhet nga populli
besimtar, por edhe për panairin më
të madh të Qefalonisë, kremtimin
e Shën Jerasimit, mbrojtës i ishullit.
Vlen të theksohet se në këtë
periudhë ishulli mbushet plot jo
vetëm nga turistë, por edhe nga
bijtë e tij të mërguar, traditë që e
ruajnë me konsekuencë qefalo-
niotët, të njohur si shtegtarë, por
edhe të lidhur fort me vendlindjen.
Pasditen e 14 gushtit, besimtarë
të shumtë, klerikë të Mitropolisë
së Hirshme të Qefalonisë bashkë
me Mitropolitin e tyre, Imzot
Dhimitrin, kishin dalë në aero-
portin e ishullit për të pritur
Kryepiskopin. Me ta ishte edhe
Prefekti i Qarkut të Ishujve
Jonianë, z. Theodhoros Galiatsa-
tos dhe Kryetari i Bashkisë së
Qefalonisë, z. Aleksandros Parisis,
që do të shoqëronin Kryepiskopin
gjatë vizitës së tij dhe në veprim-
taritë adhuruese. Kryepiskopi
Anastas, duke falënderuar për
pritjen e ngrohtë Mitropolitin
Dhimitrios, të cilin e kishte pasur
student në Fakultetin e Theologjisë
dhe nxënës, sikundër ai mburret
në jetën e tij si klerik dhe hierark,
foli për dashurinë, duke theksuar
se i pasur është ai që jep dhe ofron
aty ku nevojitet, fjalë që bënë
përshtypje të veçantë dhe u për-
collën nga media lokale. Në
përgjigje të interesimit të gaze-
tarëve, Kryepiskopi bëri një ek-
spoze të shkurtër të veprës së
madhe dhe të bekuar që po zhvi-
llohet gjatë gjithë këtyre viteve për
ringritjen e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Mediat
e ndryshme i pasqyruan në lajme
me transmetim direkt gjithë ve-
primtaritë e Kryepiskopit Anastas.
Kryepiskopi vizitoi kishën e
famshme “Panajia Fidousa”, ku
mori pjesë në Mbrëmësoren e
Fjetjes të së Tërëshenjtës, të cilën
e kryesoi Mitropoliti i Amantias,
Imzot Nathanaili, shoqërues i tij.
Të nesërmen, 15 Gusht, ditën e
kremtimit të Fjetjes së Hyj-
lindëses, Kryepiskopi kryesoi
Liturgjinë Hyjnore, në të cilën
bashkëmeshuan Mitropolitët
Dhimitër dhe Nathanail me shu-
më klerikë të Qefalonisë. Krye-
piskopi predikoi rreth personit
të së Tërëshenjtës, mënyrën sesi
ajo përballoi ngjarjet në jetën e
saj, duke theksuar tri cilësi bazike
të Nënës së Perëndisë: durimin,
shpresëtarinë dhe përkushtimin e
saj.
Pjesëmarrja e popullit besimtar
ishte e jashtëzakonshme dhe
këmbëngulja për të përshëndetur
Kryepiskopin e rrallë, shprehje e
dashurisë së tyre, e respektit për
personin e tij dhe sidomos e mirë-
njohjes për gjithçka ai ka bërë për
Orthodhoksinë.
Edhe pasditen e së kremtes,
Kryepiskopi Anastas ishte në Ma-
nastirin e Shën Jerasimit në Omalo,
pak sipër Argostolit, kryeqendrës
së Qefalonisë, ku shërbesën e
kryesoi Mitropoliti Nathanail.
Mijëra besimtarë kishin mbushur
që herët të gjitha mjediset e mana-
stirit, ndërsa radha e automjeteve
ishte kilometrike.
Më 16 gusht, me rastin e
kremtimit të Shën Jerasimit, Krye-
piskopi Anastas kreu gjithashtu
Liturgjinë Hyjnore, ku bashkë-
meshuan Mitropoliti i Janinës,
Maksimi; i Qefalonisë, Dhimitri;
dhe i Amantias, Nathanaili.
Gjatë qëndrimit në ishull,
Kryepiskopi takoi shumë bashkë-
patriotë të tij të shquar në Greqi
apo në SHBA, autoritete lokale
dhe deputetë të pranishëm, si znj.
A. Theopeftatou, z. K. Tzavara
etj.
Kështu kremtimet dhe shër-
besat adhuruese në ishullin e
Kryepiskopi Anastas në Mitropolinë e Qefalonisë
– Pritje e ngrohtë nga kleri, besimtarët dhe autoritetet –
– Mori pjesë në veprimtaritë adhuruese për Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari
dhe kujtimin e Shën Jerasimit, mbrojtës i ishullit –
(vijon në faqen 8)

Qefalonisë u ndriçuan këtë verë në
mënyrë të veçantë nga prania e
bekuar e Kryepiskopit Anastas
dhe fjala e tij, sipas edhe nxitjes
që u bëri besimtarëve Mitropoliti i
tyre, Dhimitri, u dëgjua jo vetëm
me vëmendje dhe u ngrohu zemrat
besimtarëve, por do të ruhet gjatë
si këshillë atërore në shpirtrat e
tyre.

(vijon nga faqja 7)

2