EmailFacebookKontakt

Kampi i parë për vajza

Kampi i parë për vajza
Që prej vitit 1999, në Manastirin
e Hirshëm të Shën Joan Vladimirit
çdo verë zhvillohet kampi veror për
vajza. Sivjet, kampi i parë kombëtar
u zhvillua nga 1-10 korrik. Në këtë
kamp morën pjesë një rreth 95
vajza, 9-13 vjeçe, nga Kryepisko-
pata dhe të gjitha Mitropolitë. 25
vajza studente nga Akademia Teo-
logjike në Shën Vlash, Durrës, dhe
mësuese të Edukimit të Krishterë
organizuan dhe drejtuan programin
e kampit.
Ky program u dha mundësinë
vajzave të përjetonin bukurinë e
jetës në besim dhe në komunitet,
ashtu siç e përmblidhte edhe vetë
tema e këtij viti: “Eja dhe shih, se
Zoti është i mirë!”. Ai përmbante
lutje, kohë të qetë personale me
Zotin, këngë, punë për pastrimin
dhe mirëmbajtjen e kampit, studim
biblik, aktivitete jashtë kampit, pro-
grame të ndryshme argëtimi, bi-
seda shpirtërore dhe këshilla për
jetën e krishterë.
Dita fillonte dhe mbaronte me
lutje falënderimi dhe mirënjohjeje
drejtuar Zotit për bekimet e pa-
numërta që na jep, dhe kërkesë
për ditë të bekuar sipas vullnetit të
Tij.
Për realizimin e këtyre kampeve
falënderojmë në mënyrë të veçantë
Kryepiskopin tonë Anastas, që na
dha mundësinë të përjetonim këto
10 ditë të bekuara në shoqërinë e
Krishtit dhe të njëra-tjetrës.
Vajzat kampiste u organizuan
në 9 grupe, të cilët mbanin emrin
e të Kremteve të mëdha të Kishës
sonë, si: Ngjallja, Pentikostia, Un-
gjillëzimi, Analipsi, Krishtlindja etj.
Secili grup kishte një drejtuese, e
cila u kujdes me përkushtim për
vajzat, drejtoi orën e studimit biblik,
organizoi grupin në orën e lutjes dhe
të shërbimeve në kamp, i përgatiti
ato për konkursin në lidhje me të
kremten e grupit etj. Grupi i anima-

toreve organizoi aktivitetet e ve-
çanta të programit: Ditën e artit,
lojërat olimpike, konkurset biblike,
mbrëmjet festive, netët e filmave
dhe të dokumentarëve, konkursin
e volejbollit dhe lojërat e tjera.
Gjatë ditëve të kampit, vajzat
studiuan librin: “Perëndia me ne”
dhe “Historia e ikonave”. Për shër-
besat e lutjeve u përdor libri: “Libri
im i lutjes”, dhe “Liturgjia Hyjnore”,
ndërsa për kohën e qetë personale
me Zotin u përdor broshura “Zoti
është me ne”.
Dita e Pagëzimit mbetet si për-
herë një ditë e veçantë e programit
të kampit. 20 vajza katikumene
mësuan për Besimin Orthodhoks
dhe 4 prej tyre u pagëzuan aty.
Dita e Misterit të Rrëfimit, si
ditë e kushtuar njohjes së vetvetes
dhe reflektimit, u mësoi vajzave
rëndësinë e këtij Misteri dhe u dha
mundësinë që të merrnin pjesë në
të duke u rrëfyer.
Po në këtë mjedis do të organi-
zohen edhe kampi i dytë e i tretë.
Olimbia Pelushi

2