Gjithmonë me shikimin
nga e ardhmja
1992, zgjedhja dhe Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas
24 qershori, zgjedhja e Krye-
piskopit Anastas dhe 2 gushti,
fronëzimi i tij, do të shënonin 25
vjet më parë fillimin e një mreku-
llie: Të ringritjes së pashoqe nga
hiri i përndjekjes ateiste të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë dhe ecjes edhe më të ja-
shtëzakonshme të saj përpara.
Pra, në këtë përvjetor kemi shu-
më për të kujtuar, nderuar, festuar.
Dhe patjetër, të gjithë ne, pje-
sëtarët e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, i kemi
zemrat plot gëzim e mirënjohje,
që shkon së pari tek ai që e bëri
të mundur këtë mrekulli; që u lut,
e projektoi, e realizoi dhe e mbë-
shteti edhe në momentet më të
vështira. Mirënjohja jonë e pa-
matë shkon te Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, Anastasi, që pati be-
kime të bollshme nga Perëndia
për ta kryer këtë mrekulli dhe
mbështetjen e patundur të be-
simtarëve orthodhoksë edhe në
momentet më të vështira.
Është kohë për të festuar, por
nuk është ky vizioni i Kryepisko-
pit tonë, i cili shikon gjithmonë
përpara. Kujtimi është një gjë e
mirë, por shumë më të rëndë-
sishme janë veprat e reja, pro-
jektet e shumta që me një zell ri-
nor synon t’i bëjë realitet. Kë-
shtu, gjithmonë i fokusuar te ndih-
ma për të gjitha kategoritë e nje-
rëzve në nevojë, ky përvjetor do
të festohet në vashdim me përuri-
min e “Shtëpisë së të moshuarave”,
(vijon në faqen 2)
në qendrën shpirtërore kulturore
“Thavor”, një dëshirë e hershme
e Fortlumturisë së Tij, që bëhet
realitet. Por po kaq të gëzon edhe
lajmi nga Bashkia e Tiranës, se
më në fund do të mund të nisë
ringritja e kishës simbol të krye-
qytetit, asaj të shenjtorit të tij
mbrojtës, Shën Prokopit. Ndër-
kohë, kanë nisur projekte të rë-
ndësishme restaurimi, si ai i ki-
shës “Fjetja e Hyjlindëses” në
Kosinë, apo i kishës së Sopikut
etj. Por nuk reshtin edhe projektet
në arsim, ku bashkë me synimet
për zgjerimin e Kolegjit Universi-
tar “Logos” , po kristalizohet bre-
nda tij ngritja e Kolegjit Profe-
sional Agroushqimor. Sivjet u bë
edhe përurimi i godinës së re të
shkollës së mesme “Platon”, në
Korçë. Gjithashtu, nuk reshtin
edhe nismat për të siguruar “auto-
qefalinë ekonomike” të Kishës
sonë, me projekte madhore dhe
afatgjata. Në këtë kuadër do të
realizohet një hidrocentral i ri
për mbështetjen e veprës kishtare,
në zonën e Llëngës, në Pogradec.
Gjithashtu do të vazhdojnë shër-
besat e shenjtërimit për kishat e
shumta të ndërtuara në këto vite
kudo ku ka komunitete ortho-
dhokse…
Pra, po festojmë një përvjetor
me shikimin përpara, duke festu-
ar me arritjet e reja, por, sigurisht,
pa harruar për asnjë çast rrugën e
vështirë dhe të mrekullueshme nga
kemi kaluar në këto vite.
Thoma Dhima
Gjithmonë
me shikimin
nga e ardhmja