25 vjet nga 24 Qershori 1992 – dita që shënoi ringritjen kanonike
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
– Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas,
ditë e shënuar për ringjalljen e besimit pas natës ateiste –
Fillimi i viteve ’90, megjithëse
formalisht ishte rifituar liria e besi-
mit, ishte dramatik për Komunitetin
e besimtarëve orthodhoksë të
Shqipërisë. Pa asnjë episkop, madje
pa asnjë kandidat për t’u ngritur në
këtë gradë; vetëm 15 klerikë në
moshë pensioni e të sëmurë, pa
kisha (ato ishin shkatërruar apo
transformuar në objekte laike), pa
mundësi financiare, për shkak të
varfërisë së thellë, por edhe sepse
shteti nuk mori përsipër asnjë
detyrim për t’i mbështetur komu-
nitet fetare, gjendja ishte dëshpë-
ruese. Në këto kushte, i vetmi
autoritet që kishte përgjegjësinë dhe
mundësinë për të marrë iniciativa
për ringritjen e Kishës Orthodhokse
në Shqipëri, ishte Patriarkana
Ekumenike e Konstandinopojës.
Ajo njihet nga të gjitha Kishat
Orthodhokse si e para për nga
radha dhe përgjegjëse për Kishat
nevojtare. Patriarkana dërgoi në
Shqipëri për të parë situatën dhe
nevojat një nga njerëzit më të kuali-
pavarur e për të marrë mbi vete
rolin e saj historik në gjirin e sho-
qërisë shqiptare. Dëshmia më e
qartë e kësaj arritjeje, e konsolidimit
dhe njohjes kanonike e zyrtare të
autoqefalisë dhe të Kishës sonë
ishte më 1 Qershor 2014, kur pri-
matët e shumicës së Kishave
Orthodhokse (dhe përfaqësi zyrtare
nga Kishat e tjera), u mblodhën në
Tiranë, në shenjtërimin e Katedrales
“Ngjallja e Krishtit” dhe sidomos
pjesëmarrja si e barabartë e kon-
tributi i Kryepiskopit Anastas dhe
Kishës sonë në Sinodin e Madh dhe
të Shenjtë të Kretës (2016).
Në këtë përvjetor, shumë dome-
thënës për Kishën tonë, ku të gjithë
orthodhoksët e Shqipërisë përkuj-
tojnë me mirënjohje dhe falënderim
25-vjetorin e zgjedhjes së Krye-
piskopit Anastas, nuk duhet të ha-
rrojmë se ky eveniment madhor mi-
shëron gjakun, djersën, mundin dhe
përpjekjet e orthodhoksëve të Shqi-
përisë për të ruajtur të pastër e të
pacenuar besimin e të parëve edhe
në momentet më të vështira, siç
ishte errësira e gjatë ateiste, por
edhe më pas, për të kapërcyer të
bashkuar rreth Kryebariut të tyre
vështirësitë dhe sulmet e panumërta.
Historia e Komunitetit tonë Ortho-
dhoks ka një vend shumë të veça-
ntë kushtuar veprës e shërbesës
personale të Kryepiskopit Anastas
jo vetëm në ringjalljen e Orthodho-
ksisë këtu, por edhe të ecjes së si-
gurt përpara, sot dhe në të ardhmen.
Thoma Dhima
fikuar, të njohur në të gjithë botën
Orthodhokse dhe më gjerë, Mitro-
politin e Andrusës, Prof. Dr.
Anastasin, në atë kohë Moderator
i Komisionit të Misionarizmit dhe
Ungjillëzimit të Këshillit Botëror të
Kishave dhe Kryepiskop i koman-
duar i Arqidioqezës së Kenias,
Ugandës dhe Tanzanisë.
Pas mbërritjes në vendin tonë,
Kryepiskopi u ndesh me zbrazëtirën
e frikshme shpirtërore dhe mate-
riale që kishte lënë ateizmi zyrtar,
por nuk u step. Ai u përkushtua për
ndryshimin e gjendjes, duke nisur
me hapjen e Seminarit për përgati-
tjen e klerikëve të rinj dhe duke
vazhduar me riparimin e objekteve
ekzistuese dhe me përpjekjet për
ngritjen e kishave të reja. Ishte kjo
punë vetëmohuese, e cila i bindi
orthodhoksët e Shqipërisë, që t’i
kërkonin zyrtarisht Patriarkanës
Ekumenike që ta kishin Anastasin
si Atin dhe Kryebariun e tyre.
Pranimi prej tij i një shërbese të tillë
ishte ashtu siç është shprehur edhe
vetë më pas: “Jo fron pushteti,
por kryq sakrifice”. Blatim
dashurie dhe ndjenjë vetëmohimi,
pa të cilat orthodhoksët e Shqi-
përisë, pa asnjë dyshim, nuk do të
kishin sot një Kishë kaq të orga-
nizuar dhe në zhvillim të vazhdu-
eshëm, që shpesh është quajtur si
mrekulli e vërtetë e Perëndisë.
Zgjedhja Kryepiskop e Prof. Dr.
Anastasit, hidhte themelet për një
rivendosje sa më të shpejtë të auto-
qefalisë dhe krijonte premisat për
konsolidimin Kishës. Ata që iu kun-
dërvunë zgjedhjes dhe fronëzimit të
Kryepiskopit Anastas, me pretekstin
se kështu mbronin autoqefalinë dhe
pavarësinë e Kishës, në fakt kër-
konin pikërisht të kundërtën, ku-
fizimin e saj në një provincë kishtare
të varur nga të tjerë, të pafuqishme
për t’u shndërruar në Kishë të
vërtetë, të paaftë për të qenë e