Kronika e jetës së një mjeku,
ajo që e quajmë histori, shënon
shumë ngjarje të mëdha dhe të
vogla, por që kanë domethënie të
madhe.
Për hyrjen e këtij shkrimi për
Dr. Jorgji Jorgonin, themeluesin
e pediatrisë shqiptare, më erdhën
në ndihmë pak ngjarje, thërrmija,
në fakt, në aktivitetin e tij aq të
ngarkuar profesional:
Në një nga dhomat e shtëpisë
së tij, Dr. Jorgoni vizitonte një
fëmijë. Ndërsa bënte vizitën, vuri
re se prindërit ishin njerëz shumë
të varfër, por shumë fisnikë dhe plot
dinjitet. Ata i kishin bërë hall para-
të e vizitës dhe deshën ta shpër-
blenin doktorin. Dr. Jorgoni nuk i
pranoi e, për të mos i prekur, u tha:
“E dini, sot një vizitë e kam caktu-
ar falas dhe ajo i takoi djalit tuaj,
prandaj futini paratë përsëri në
xhep dhe kini parasysh ato që ju
thashë për djalin. Hajt, tani, të
shkuara i qofshin!…”. Ky ishte
Dr. Jorgji Jorgoni, humanist, por
edhe psikolog me njerëzit.
Në një poemë shumë të bukur,
“Kujtimi i një nate dimri”, shkruar
nga i biri, poeti e përkthyesi Perikli
Jorgoni, përshkruhet një ngjarje
tjetër:
Në një natë dimri të egër, me
rrebeshe të forta e të pandalura
shiu, në shtëpinë e Dr. Jorgonit
trokiti një familje rome: prindërit
dhe djali i tyre i sëmurë me pneu-
moni (djali me fytyrë të zbehtë e
të mekur, me sytë si thëngjij…
i lodhur, i munduar nga ethet
dhe rruga, mbështjellë me ve-
lenxë, kish ftohtë… e me gojë
asnjë fjalë s’mund të thotë ).
Dr. Jorgoni, pasi e vizitoi fë-
mijën, nuk i la ata që të iknin në
mes të furtunës, por i shtoi dru
zjarrit dhe i qëndroi fëmijës gjithë
natën te koka duke i bërë mjeki-
met e duhura ( këtu të rrini, se
s’duhet të dilni në erë. Fëmija
do kujdesje… e gjithë atë natë i
ndenji përmbi krye, derisa e
Të njohim personalitetet e shquara intelektuale orthodhokse
Dr. Jorgji Jorgoni –
Themelues i pediatrisë shqiptare
kaploi gjumi çunakun që më
s’dridhej e flinte si pëllumb ).
Vetëm në mëngjes, kur u rre-
gullua moti dhe fëmija u bë më
mirë, ata u larguan, por përpara se
të iknin, meqë s’kishin para për të
shpërblyer doktorin, nxorën një
byzylyk sermi, të cilin Dr. Jorgoni
nuk e pranoi.
(Përpara se të shkonin së-
rish në breg të lumit, mjekut të
palodhur desh t’i puthte duart
e t’i thoshte dy fjalë: …se rroj-
më me mundim në një jetë të
vështirë, me kuaj, kanistra e
gërnetë… ta shtyjmë këtë jalla-
ne jetë. Por s’dua që të nda-
hem… pa të dhënë prej meje një
dhuratë. Një byzylyk prej sermi
që në sënduk e pati…
U prek në zemër mjeku…
Gjithçka, o burrë i fisëm, me
ar s’duhet paguar… Se lumi e
merr botën në shtyhet nga pa-
raja… Ti mbaje byzylykun se ka
më tepër vlerë se mundi i një na-
te me ngricë e me erë… Kur djali
të martohet, vendosja në dorë…
Në u kujtofsh për mua, i gjallë a
në dhé i tretur, ti ngrima një dolli,
për të më përshëndetur).
Ky ishte Dr. Jorgoni, njeri me
zemër të madhe, me dashuri për
njeriun, pediatër i mirëfilltë, i për-
kushtuar, sakrifikues, mjek që nuk
bënte diferencime. Përpara tij si
mjek, ashtu edhe përpara Zotit,
ishin të njëjtë si djali i një fshesa-
xhiu rom ashtu dhe djali i shefit të
shtetit.
Dr. Jorgoni, pas diplomimit
“shkëlqyer” në Austri, pati oferta
për të qëndruar dhe për të punuar
atje. Përgjigjja e tij: “Këtu më kanë
sjellë lotët e nënave shqiptare dhe
profesionin tim human dua t’ua
përkushtoj atyre”.
Ky ishte Dr. Jorgoni: atdhetar.
Gjatë luftës, Dr. Jorgoni bie në
duart e një koloneli gjerman, i cili
i thotë: “Nuk e dija që paske stu-
diuar në Austri, në vendin tim të
origjinës; kjo më bëri që të mos e
firmos dënimin tënd me vdekje:
ti di gjermanisht dhe do të na ndih-
mosh gjatë hetuesisë”.
Dr. Jorgoni përgjigjet: “Zoti
kolonel, ju gaboheni rëndë, unë di
gjermanishten e Hegelit, Gëtes, Shi-
lerit; atë të Hitlerit nuk e kam më-
suar dhe nuk do ta mësoj kurrë,
edhe sikur të më futni në dhé të
gjallë”. Ky ishte Dr. Jorgoni: patriot!
* * *
Dr. Jorgoni lindi në Tiranë, më
1903, në një familje tregtare vllahe,
me origjinë nga Belica e V osko-
pojës, qendër kulturore në Ballkan.
Në vitin 1913 filloi studimet në
një shkollë unike në Korfuz, dhe më
vonë vazhdoi studimet në një nga
gjimnazet klasike të Athinës, ku
spikati si nxënës i shkëlqyer, i pa-
sionuar pas historisë së Greqisë së
lashtë, filozofëve të saj dhe të gju-
hëve të huaja, sidomos latinishtes
dhe frëngjishtes.
Pas mbarimit të gjimnazit, më
1923, studioi për mjekësi në Graz
të Austrisë, së bashku me një ple-
jadë të tërë studentësh shqiptarë,
që më vonë hodhën bazat e kultu-
rës sonë në fusha të ndryshme të
shkencës dhe të artit. Në Graz u
formua “Shoqata patriotike e të
rinjve shqiptarë” dhe Jorgji ishte
anëtar i saj.
Më 1929 përfundoi “shkëlqye-
shëm” studimet. Tashmë mjek i di-
plomuar, nuk mjaftohet me kaq,
por deshi të thellohej në speciali-
tetin e Pediatrisë, për të cilin ki-
shte kaq shumë nevojë vendi ynë.
Kështu, më 1929-1931 shkon në
Vjenë, që ishte qendra e mjekësisë
botërore në atë kohë, ku punoi me
përkushtim të madh.
Kthehet në Shqipëri si pediatër
i mirëfilltë. Viti 1932, që do të sillte
themelimin e Pediatrisë shqiptare,
përkon me caktimin e Dr. Jorgonit
si drejtues të repartit të Pediatrisë
në spitalin e sapokrijuar të Tiranës,
ku më vonë ai do të punonte edhe
me pediatrin e huaj, të dëgjuarin
Dr. Nobel.
Dr. Jorgoni punoi si pediatër
me dashuri të madhe për fëmijët
e vegjël, të ardhmen e vendit. Edu-
kimi i shkollës austriake, metodo-
logjia e punës, vullneti dhe këmbë-
ngulja, të cilat kishin nisur që në
bankat e Universitetit, tashmë ishin
rrënjosur në mënyrë të pashly-
eshme në karakterin dhe punën e
tij. Ai i quante fëmijët krijesa
engjëllore dhe shkruante: “Edhe kur
(vijon në faqen 10)
nëna fle, nuk ka gjumë; brenda saj
ka një mekanizëm alarmi që vepron
si asnjë tingull tjetër: Gëzimi i
fëmijës është një muzikë e ëmbël,
ndërsa qarja shpreh vuajtjen e
fëmijës”.
Dr. Jorgoni nuk pranoi të pu-
nonte si drejtues në Ministrinë e
Shëndetësisë (“Ministria ime është
pavijoni me fëmijët e sëmurë”, –
ishte përgjigja e tij). Ai punoi në
mënyrë shkencore pranë fëmijë-
ve të sëmurë dhe botoi studime
për meningjitin, tërbimin, leshma-
niozën, endokarditin etj. Botimet si
dhe diskutimet shkencore shpreh-
nin vlerën e tij profesionale. Qindra
artikuj të tjerë ai i botoi në disa re-
vista (“Përpjekja Shqipëtare”,
“Hylli i dritës” dhe “Iliria”).
Gjatë Luftës Nacionalçlirim-
tare, Dr. Jorgoni u shqua për patri-
otizmin e tij. Ai ka qenë pjesë-
marrës në luftë në çetën e Pezës.
Luftoi për çlirimin e Shqipërisë, u
burgos nga pushtuesit, por u arra-
tis nga burgu. Në ditarin e tij ai për-
shkruan mjaft nga ngjarjet e luf-
tës, ku veç aktivitetit si partizan,
ushtroi dhe aktivitetin e mjekut.
Pas çlirimit rifillon punën si
pediatër në spital dhe largohet prej
atij në vitin 1950. Tani punon si
drejtues i shtëpisë së foshnjës dhe
bën një punë të madhe dhe në
shërbimin ambulator të pediatri-
së me puerikulturën (mirërritjen e
fëmijëve), kujdesin për nënat, gru-
mbullimin e qumështit të nënave,
zhvillimin fizik të nxënësve, studi-
min e mortalitetit infantil, nevojën
e aktivitetit sportiv etj.
Dr. Jorgoni ishte dhe një fami-
ljar shembullor, ai pati tre djem, të
cilëve u dha kulturë, i edukoi me
dashuri për Atdheun, dashuri për
artin, shkencën dhe sportin. Për
meritat në punë, Dr. Jorgonit i
dhanë urdhrat e Punës dhe të
Flamurit.
Dr. Jorgoni u nda nga jeta në
vitin 1968. Jeta e çdo njeriu e ka
një fund, por vetë jeta nuk ka fund.
Për jetën ai punoi gjithë jetën. Ai i
la familjes, por edhe gjithë shoqë-
risë, një pasuri shumë të madhe:
emrin e tij të mirë.
Intelektualët tanë orthodhoksë
kanë qenë dhe janë gjithnjë mirë-
njohës ndaj personaliteteve të tilla
si Dr. Jorgoni. Ata nuk mund të
lihen në pluhurin e harresës. Ësh-
të për t’u përshëndetur iniciativa
e Prof. Dr. Lluka Heqimit dhe e
Prof. Dr. Thoma Kristos, dy fi-
(vijon nga faqja 9) gurave shkencore aktuale të mje-
kësisë sonë, që morën përsipër të
shkruanin dhe të botonin një por-
tret monografik për Dr. Jorgonin.
Aty jepet jeta e tij e plotë (një jetë
për jetën), shumë dokumente zyr-
tare, shumë fotografi, shumë fakte
nga jeta e tij si një mjek shkencor i
vërtetë, humanist dhe i devotshëm.
Monografi për personalitete të ti-
lla shërbejnë si shembuj edukimi,
frymëzimi dhe imitimi për brezin e
ri të mjekëve, por edhe të profesio-
neve të tjera. Janë këta lloj librash
ata që na duhen më shumë.
* * *
Në një nga zonat e Tiranës, në
një rrugë modeste ndodhet ende
shtëpia ku ka banuar Dr. Jorgoni.
Kjo rrugë tani ka marrë emrin
“Jorgji Jorgoni”. Emri i një rruge
mund të duket pak për një perso-
nalitet si ai, por gjithsesi ka dome-
thënien e vet të mirënjohjes. Emri i
tij përmendet çdo ditë. Kujtimi i tij
tani mbetet në mijëra banorë që e
kanë njohur, por edhe në brezat që
do të vijnë.
Prof. Dr. Robert Andoni
Kryetar i Lidhjes së
Intelektualëve Orthodhoksë