EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas nga Shën Ahilios: “Të mbeteni dëshmitarë të Ungjillit dhe të Jisu Krishtit”

Kryepiskopi Anastas nga
Shën Ahilios: “Të mbeteni
dëshmitarë të Ungjillit
dhe të Jisu Krishtit”
Në Kishën e Shenjtë Metro-
politane të Shën Ahilios të Mitro-
polisë së Larisës u organizua pritja
zyrtare dhe Dhoksologjia për nder
të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Fortlumturia e Tij, bashkë me
grupin që e shoqëronte, u prit
ngrohtësisht nga Mitropoliti Ignat
dhe nga Mitropoliti i Elassonës,
Haritoni.
Në vijim u zhvillua Dhoksologjia
panegjirike, gjatë së cilës Mitropoliti
Ignat i uroi mirëseardhjen Primatit
të Kishës së Shqipërisë.
Në fjalën e Tij përshëndetëse,
Kryepiskopi Anastas, pasi falë-
nderoi Mitropolitin e Larisës për
mikpritjen, iu referua veprës
hierapostolike në Shqipëri dhe,
duke përfunduar fjalën e Tij, ftoi të
gjithë besimtarët të mbeten dësh-
mitarë të Ungjillit dhe të Jisu
Krishtit.

6