EmailFacebookKontakt

Vizitë-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas në Malin e Shenjtë

Të mërkurën, 17 maj 2017,
Kryepiskopi vazhdoi pelegrinazhin
në Manastirin e Hirshëm të Stavro-
nikitës, që i ka fillimet në shek. X.
Ai njihet për vlerat e veçanta shpir-
tërore dhe muzeore e sidomos për
kishën e Shën Nikollës, e pikturuar
nga mjeshtri i madh bizantin,
Theofani i Kretës. Gjatë vizitës
Kryepiskopi zhvilloi një bisedë
shumë të ngrohtë me vëllazërinë e
tij në odën e miqve.
Më pas, pelegrinazhi vazhdoi në
Manastirin e Hirshëm të Vato-
pedhit, edhe ky një nga manastiret
më të mëdha dhe historike të Malit
të Shenjtë, me vlera të jashtë-
zakonshme shpirtërore, i themeluar
në gjysmën e dytë të shek. X.
Veçohet Brezi i Hyjlindëses, i njohur
në gjithë botën e krishterë, ikonat
mrekullibërëse dhe shenjtorët e
shumtë që ka nxjerrë. Aty u prit
nga gjithë vëllazëria e manastirit dhe
në takimin me ta Kryepiskopi
Anastas foli për vështirësitë për
ringritjen nga gërmadhat e per-
sekutimit ateist dhe për dhuratat e
shumta që Perëndia i fali Kishës
së Shqipërisë gjatë 25 viteve të
baritimit të tij. Kryepiskopi u bëri
thirrje vëllezërve të manastirit të
vazhdojnë në promovimin e vlerave
orthodhokse në të gjithë botën dhe
sidomos për mbështetjen e veprës
hierapostolike për përhapjen e
Ungjillit në kufij të rinj gjeografikë.
Kryepiskopi theksoi se duhet të
shkojmë për të dhënë kontributin
tonë aty ku na kërkon dhe na cakton
vullneti i Perëndisë. Ai kujtoi
miqësinë e vjetër që e lidh me Igu-
menin Efrem, i cili ka qenë student
i Kryepiskopit dhe bashkëpunëtor i
tij i afërt gjatë kohës kur drejtonte
“Apostoli Diakonia” të Kishës së
Greqisë.
Gjithashtu, Kryepiskopi dha një
intervistë të gjatë mjaft të ndjekur,
në website-n e mbështetur nga
Manastiri, “Pemptousia”, që ndiqet
në të gjithë botën orthodhokse. Në
këtë intervistë, Kryepiskopi
Anastas foli për sfidat me të cilat
përballet sot orthodhoksia dhe për
mesazhet e librit të tij, botuar së
fundi, “Vigjilim”, si dhe për vizionin
e tij rreth një dëshmie orthodhokse
globale në botën e sotme.
Dita u mbyll me pelegrinazhin
në Manastirin e Pantokratorit, ku u
prit ngrohtësisht nga Igumeni dhe
vëllazëria.
Të nesërmen, 18 maj, u
vazhdua me pelegrinazhin në
Manastirin e Hirshëm të Shën
Pandelejmonit (manastiri rus), i
themeluar në shek. XI. Aty u prit
ngrohtësisht nga vëllazëria dhe u
shkëmbyen përshëndetjet zyrtare
në kishën e tij. Më pas u vazhdua
me një bisedë në odën e miqve.
Dita vazhdoi me pelegrinazh në
Manastirin e Hirshëm të Simono-
petrës, ndërtuar në shek. XIII. Pri-
tja zyrtare u bë nga Igumeni Elise
dhe vëllazëria e tij. Ky manastir, që
në vitet e para, ka dhënë një kon-
tribut të madh për Kishën tonë, me
Vizitë-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas
në Malin e Shenjtë
– vijon nga numri i kaluar –
– Fortlumturia e Tij,
Anastasi, dhe Mitropolitët
e klerikët që e shoqëronin
u pritën me dashuri dhe
ngrohtësi në qendrën e Ma-
lit të Shenjtë, në Protaton
(Karies); në 9 manastire, të
famshme për rrezatimin e
tyre shpirtëror, dhe në
Shkollën e njohur Teolo-
gjike të Athoniadhës –

(Vijon në faqen 6)

dërgimin e shumë vëllezërve, si atë
Tihoni, atë Theologu, atë Efremi,
atë Mitrofani etj. Është një manastir
që kontribuon në të gjithë botën
orthodhokse, me anë të manasti-
reve – metoqe, botimeve etj.
Ditën e fundit, e premte 19
maj, pas Liturgjisë Hyjnore në
Simonopetra, pelegrinazhi vazhdoi
në Manastirin e Grigoriut, ndërtuar
në shek. XIV , ku u pritën përzemër-
sisht nga Igumeni dhe vëllazëria.
Kryepiskopi Anastas ka pasur lidhje
të vjetra me këtë manastir, sidomos
me igumenin e fjetur, shumë të
njohur në rrethet akademike dhe
hierapostolike, atë Jeorgji Kapsani
dhe atë Kozma Grigoriatin, një nga
hierapostujt më të njohur, i cili e
përfundoi jetën në mënyrë tragjike
në Afrikë. Ky manastir ka ndih-
muar edhe në ringritjen e Kishës
sonë dhe në Afrikë dhe ka një jetë
shumë të gjallë hierapostolike edhe
sot, duke mbështetur gjerësisht
veprën e Kishës në Afrikë.
Me këtë vizitë u mbyll ky pele-
grinazh mbresëlënës në Malin e
Shenjtë.

(Vijon nga faqja 5)

7