Më 11 qershor, në të kremten e Gjithë Shenjtorëve, Kryepiskopi
Anatas kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën me të njëjtin emër në lagjen
“Kombinat”, Tiranë, i ndihmuar edhe nga Episkopi i Bylisit, Asti. Me
këtë rast, Kryepiskopi Anastas foli për kuptimin dhe rëndësinë e kësaj të
kremteje, e cila kujton të gjithë njerëzit e shenjtë, që me origjinë dhe
formim shumë të ndryshëm nga njëri – tjetri, u bashkuan në dëshminë e
E kremtja e Gjithë Shenjtorëve në Kombinat
thellë të besimit dhe shpesh edhe me martirizimin. Kryepiskopi tha se
qendra e besimit dhe e jetës sonë duhet të jetë dashuria për Zotin, që
kalon nëpërmjet rrugës së vështirë të ngritjes së Kryqit të Zotit, për ta
ndjekur Atë. Në fund të Liturgjisë, të rinjtë e grupit të katekizmit të
enorisë kishin organizuar një surprizë, për të falënderuar Forlumturinë e
Tij për gjithçka që ka bërë e bën për ta.