Në datën 8 qershor, me
Shërbesën e Bekimit të Ujit (Aja-
zmën), u krye përurimi i godinës së
shkollës së mesme “Platon”, në
Korçë. Kjo shkollë është pjesë e
Fondacionit “Frymë dashurie” të
Kishës sonë. Shërbesa u krye nga
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe
i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndih-
muar nga Mitropoliti i Korçës,
Joani, dhe Mitropoliti i Amantias,
Nathanaili.
Në inaugurim morën pjesë edhe
Kryetari i Bashkisë së Korçës,
Prefekti dhe Kryetari i Qarkut, ish-
zv. kryeministri Niko Peleshi,
përfaqësues të komuniteteve
fetare, Rektori i Universitetit “Fan
Noli”, personalitete të njohura të
qytetit, prindër e besimtarë etj.
Pas bekimit, Kryepiskopi
Anastas iu drejtua të pranishmëve,
duke folur për nevojën e një arsimi
elitar dhe për rëndësinë që ka dija
për vendin. Ai u bëri thirrje
nxënësve, që kudo që të shkojnë
për të studiuar, të kthehen përsëri
në atdhe, për t’i vënë dijet në
dispozicion të njerëzve dhe vendit
të tyre. Ai u ndal edhe në përpjekjet
që u deshën për të mbledhur fondet
e nevojshme dhe falënderoi gjithë
ata që kontribuuan në ngritjen e
shkollës.
Më pas, Kryepiskopi dhe Mitro-
politi Joan prenë shiritin e përurimit
dhe së bashku me autoritetet pjesë-
marrëse vizituan mjediset bashkë-
kohore të shkollës.
Në sallën e mbledhjeve të shko-
llës u zhvillua dhe takimi i rastit, ku
përshëndeti një nxënëse dhe drej-
tori i saj, Dr. Vasil Tushi, i cili tha
ndër të tjera: Sot është një ditë e
veçantë për gjimnazin tonë, pasi
Ju kemi mes nesh Ju Fortlumturi,
kryebariun dhe dhuruesin e
kësaj shkolle të mrekullueshme,
që është një ndër dhjetëra shko-
lla dhe institucione arsimore që
keni ngritur në mbarë vendin
këto 25 vite… Shembull i kujdesit
tuaj dhe investimit në këtë fushë,
është dhe kjo shkollë, e cila me
këtë infrastrukturë të mrekullu-
U përurua shkolla e mesme “Platon” në Korçë
eshme dhe me stafin e zgjedhur
mësimor, është një dhuratë për-
sëri Juaja për qytetin e Korçës.
Historikisht, Kisha Orthodhokse
ka qenë organizatorja e arsimit
dhe e fizionomisë urbane në këtë
qytet. Ndërkohë që tashmë në
personin tuaj, komuniteti ortho-
dhoks dhe i gjithë qyteti pa da-
llim, gjeti përsëri filantropin dhe
frymëzuesin e vlerave të pakonte-
stueshme e të gjithëpranueshme.
“Platon” është një shkollë e
mesme elitare, jo vetëm nga para-
metrat e infrastrukturës së saj, por
së pari nga stafet mësimdhënëse
elitare, që po japin dhe do të japin
mësim këtu. Dhe kjo falë përpje-
kjeve e kujdesit atëror të Kryepi-
skopit Anastas, i cili jo vetëm bëri
të mundur ngritjen dhe pajisjen e
saj, por si Presidenti i Fondacionit
“Frymë Dashurie” mbështet vazh-
dimisht, shpirtërisht e ekonomikisht
këtë shkollë, siç mbështet dhjetëra
institucione arsimore, kulturore e so-
ciale të ngritura nga Kisha jonë.
Themeli i një kombi është arsimi;
një arsim cilësor është faktor zhvilli-
mi, përparimi e prosperiteti, dhe Fort-
lumturia e Tij Anastasi dhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë kanë më shumë se 25 vite që
kontribuojnë thelbësisht në këtë
drejtim.