1 Qershor 2014 – 1 Qershor 2017
3 vjet nga Shenjtërimi i Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit”
Liturgji Hyjnore festive dhe takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Më 1 Qershor 2017 u mbushën
3 vjet nga Shenjtërimi i Katedrales
“Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Një
përvjetor me domethënie të shumë-
fishta dhe gjithmonë aktuale.
Së pari, është rikthimi në qendër
të kryeqytetit i “syrit” shpirtëror or-
thodhoks, nga ishte shkulur me për-
dhunë nga regjimi ateist.
Se dyti, është fakti se kjo ditë
është afirmimi përfundimtar dhe
më i qartë i rikthimit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale në gjirin
e Kishës Orthodhokse të përbot-
shme, si e barabartë mes të bara-
bartëve. Këtë e dëshmoi pa asnjë
mundësi ekuivoku pjesëmarrja në
Liturgjinë Hyjnore e të gjitha Ki-
shave të tjera Orthodhokse. Shër-
besat u kryesuan nga Patriarku
Ekumenik, Vartholomeu, në
bashkëmeshim me Fortlumturitë e
Tyre, Patriarkun e Jerusalemit,
Theofilin; të Serbisë, Irineun; të
Rumanisë, Danielin; Kryepiskopin
e Qipros, Krisostomin; të Athinës
Jeronimin; Kryepiskopin e Tiranës,
Anastasin; Kryepiskopin e
Varshavës, Savën. Bashkëme-
shuan edhe Hirësitë e Tyre Mitro-
politë, përfaqësuesit e Patriarkëve
të Aleksandrisë, Antiokisë, Mos-
kës, Bullgarisë e Gjeorgjisë. Gjatë
saj Patriarku Ekumenik do të
afirmonte se: Na ka mbledhur sot
kjo ngjarje e madhe dhe histori-
ke: Ceremonia e Shenjtërimit të
Kishës së Shenjtë të Ngjalljes, e
cila vërteton edhe ngjalljen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
në Shqipëri… Për ata që nuk
besojnë te Jisu Krishti, ngjallja
duket si mit. Por, nga përvoja e
(vijon në faqen 2)
shenjtorëve, ne kemi përvojën e
Ngjalljes, e cila është edhe reali-
teti, dhe përvoja jonë biomatike.
Në këtë kuptim, edhe shenjtërimi
i kësaj Kishe të shkëlqyer Kate-
drale të Ngjalljes, përbën sot një
provë, se Ngjallja është realiteti,
se Kisha Orthodhokse e Shqipë-
risë, e cila dikur ishte e vdekur
për shkak të persekutimeve ate-
iste, tashmë është e gjallë, plot
jetë e kreativitet.
Së treti, ajo është dëshmi e gjallë
e arritjeve të jashtëzakonshme të
Kishës sonë Orthodhokse, në këto
vite ringjalljeje të mrekullueshme
dhe të paprecedent nga gërmadhat,
që i dedikohet veprës së jashtëza-
konshme të Kryepiskopit Anastas.
Së katërti, Kompleksi i Ka-
tedrales është një vepër madhë-
shtore arkitektonike dhe artistike.
Kujtojmë këtu mozaikun gjigant,
afresket e paraklisit “Ngjallja e
Krishtit”, apo sallën e madhe të
shfaqjeve, e cila është bërë një
ndër zgjedhjet e preferuara për ve-
primtaritë artistike të kryeqytetit
dhe jo vetëm. Madje Kompleksi
është bërë një nga pikat e “dety-
rueshme” për turistët që vizitojnë
Tiranën.
Për të kujtuar këtë ditë historike,
në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
u mbajt një Liturgji Hyjnore pane-
gjirike. Ajo u krye nga Kryepiskopi
Anastas dhe anëtarë të Sinodit të
Shenjtë të Kishës sonë, Mitropoliti
i Beratit, Hirësi Ignati; Mitropoliti i
Korçës, Hirësi Joani; Mitropoliti i
Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri; Mitro-
politi i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi
Nikolla; Mitropoliti i Amantias,
Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i
Bylisit, Asti. Në të bashkëmeshuan
më shumë së 40 klerikë nga Krye-
piskopata dhe nga të gjitha Mitro-
politë. Homelinë e ditës e mbajti atë
LukaVeronis nga SHBA – ja, që ka
shërbyer për shumë vjet në Kishën
tonë. Në fund, duke iu drejtuar të
pranishmëve në lidhje me këtë ditë
të shënuar, Kryepiskopi Anastas
kujtoi se tre vjet më parë në shenj-
tërim ishin përfaqësues nga të
gjitha Kishat Orthodhokse dhe tetë
nga primatët e tyre. Ai theksoi se
“Kur e nisëm këtë përpjekje, kurrë
nuk do t’i kishim imagjinuar dhurata
dhe bamirësi të tilla që na ka bërë
Zoti ynë deri më tani. Zemra jonë
është e mbushur me mirënjohje për
të gjitha këto. Sot, kur të gjithë
klerikët e Kishës sonë ndodhemi
këtu, të mbledhur bashkë me laikët,
kjo është shenjë e jetës së gjallë që
ka Kisha e Shqipërisë. Le ta shpre-
him mirënjohjen tonë jo me ndjenja
që zgjatin për një çast, por duke e
bashkuar jetën tonë me vullnetin e
Perëndisë.”
Të gjithë klerikët e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë, nga Kryepiskopata dhe të pesë
Mitropolitë, pas Liturgjisë Hyjnore
u mblodhën në sallën e madhe të
Kompleksit të Katedrales “Ngjallja
e Krishtit”, për të marrë pjesë në
konferencën kushtuar rolit dhe
detyrave të klerikut orthodhoks.
Në konferencë folën klerikë të
ndryshëm, ndërsa Kryepiskopi
Anastas u ndal në raportin e ngu-
shtë që duhet të lidhë klerikun me
librat dhe leximet shpirtërore, të
cilat duhet të shërbejnë për të si
burim ripërtëritjeje e vazhdueshme
shpirtërore. Gjatë konferencës pati
edhe diskutime për çështje kon-
krete, si dhe u shfaqën dy doku-
mentarë të shkurtër me aspekte
nga ndërtimi i Katedrales dhe
ringritja e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Kështu,
atë Grigor Pelushi, Tiranë, foli për
përhapjen dhe transmetimin e fja-
lës së Perëndisë; atë Joan Mërkuri,
Gjirokastër, për çështje praktike të
Liturgjisë Hyjnore; atë Petro Halili,
Elbasan, për angazhimin e klerikëve
në katekizëm; atë Dhimitër Loshi,
Fier, për sakrificat e klerikut në
përmbushjen e përkujdesjes barito-
re; atë Kristaq Subashi, Berat, për
kujdesin për të varfrit; atë Timothe
Love, SHBA, për përulësinë e kle-
rikëve sipas shembullit të Krishtit;
protopresviter Ilia Kotnani, Korçë,
se si duhet të përballemi me proble-
met e jetës bashkëkohore; Mitropo-
liti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, për
kuptimin e ndezjes së qiriut dhe
ofrimit të tij.
Në fund, veprimtaria u mbyll me
drekën e rastit dhe me një foto të për-
bashkët.
(vijon nga faqja 1)