EmailFacebookKontakt

Një tjetër krim kundër të krishterëve të Egjiptit

Vazhdojnë krimet e tmerrshme
kundër të krishterëve të Egjiptit.
Prej vitesh ata janë vënë në shë-
njestër të integralistëve, megjithë-
se janë bartësit kryesorë të traditës
së lashtë të atij vendi.
Në datën 26 maj u krye një tje-
tër masakër: 35 të krishterë koptë
u vranë nga një grup njerëzish të
armatosur, të veshur me unifor-
ma ushtarake. Gjithashtu ka edhe
dhjetëra të plagosur, shumë nga të
cilët në gjendje të rëndë.
Sulmi ndodhi në Minya, rreth
350 km në jug të Kairos. Terroristët,
që mendohen të ISIS-it, bllokuan
autobusin, hipën në të dhe nisën të
shtinin, ndërsa njëri prej tyre fil-
monte masakrën. Shumë prej
viktimave ishin fëmijë, që u ma-
sakruan me gjakftohtësi.
Koptët po bënin një pelegrinazh
në Manastirin e Shën Samuelit.
Atentati u krye në më pak se dy
muaj pas atij të së Dielës së Da-
finave, kur terroristët masakruan
në Tanta dhe Aleksandri 48 besim-
tarë të krishterë të mbledhur për
shërbesat e Javës së Madhe. Kop-
tët e krishterë përbëjnë rreth 10 %

Një tjetër krim kundër të krishterëve të Egjiptit
të popullsisë së Egjiptit, që ka mbi
90 milion banorë, shumica mysli-
manë.
Ky krim u dënua edhe nga
Sheiku i Al Azhar, Ahmed El Tayeb,
autoriteti më i lartë mysliman dhe

nga autoritetet e shtetërore. Madje
Egjipti ka kryer sulme të një-
pasnjëshme kundër bazave të
terroristëve në Derya, Libi, ku me-
ndohet se janë stërvitur integra-
listët që kryen masakrën.

4