EmailFacebookKontakt

5 vjet Program i Krishterë Orthodhoks me adoleshentët

Më 1 prill të vitit 2012, me be-
kimin dhe mbështetjen financiare
të Kryepiskopit Anastas, stafi i
Zyrës së Adoleshentëve të Kishës
sonë nisi programin e Edukimit të
Krishterë Orthodhoks në Tiranë për
grupmoshën (13-18 vjeç).
Gjatë këtyre viteve është
shpenzuar një buxhet prej më
shumë se 30 milionë lekësh të rinj
për zhvillimin e këtij programi, i
cili është zbatuar në ambientet e
përshtatshme të Kishës sonë: në
kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”,
në Thavor (Shkozë), në Bathore,
në Astir, në Katedralen “Ngjallja e
Krishtit”, në Kombinat dhe në
Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Rreth 130 adoleshentë, 60 prej
të cilëve janë pagëzuar gjatë këty-
re viteve, kanë ndjekur programin
e Edukimit të Krishterë Orthodhoks
me qëllim që të njohin Krishtin, Pe-
5 vjet Program i Krishterë Orthodhoks
me adoleshentët
rëndinë e vërtetë, dhe ta dëshmoj-
në Atë me jetën e tyre në çdo mo-
ment.
Adoleshentët, me anë të mësi-
meve shpirtërore, njohin të vërtetat
e besimit orthodhoks, mësojnë për
Perëndinë, për Kishën, për shenj-
torët, për virtytet, për qëllimin e
jetës etj. dhe ftohen me vullnet të
lirë të bëhen gjymtyrë të gjalla të
Kishës, nëpërmjet mistereve të saj,
gjatë gjithë jetës së tyre.
Ata bëjnë gjithashtu vizita në
azile, në familje të varfra, në je-
timore, në qendrën kombëtare të
mirërritjes, zhvillimit dhe rehabi-
litimit të fëmijëve etj., bëjnë punë
dore, si: komboskinë, byzylykë, kry-
qe me thurje, kartolina për Krisht-
lindje, mbajtëse qirinjsh, zbukuri-
me të qiririt të Pashkës, shporta për
vezët e Pashkës etj.
Me ta organizohen edhe mjaft
lojëra, si: futboll, volejboll, shah,
patinazh, bouling etj., ekskursione
në vende të shenjta, historike, tu-
ristike etj.
Këto aktivitete edukuese dhe
formuese të programit të Edukimit
të Krishterë Orthodhoks kanë ndi-
kuar pozitivisht jo vetëm tek adole-
shentët, por edhe te familjet, shko-
llat dhe në shoqërinë e tyre.
Për këtë arsye prindërit, më-
suesit, kujdestarët etj., shprehin
falënderimin dhe mirënjohjen e
tyre, duke i uruar vite të shumta
e të bekuara Kryebariut tonë të
dashur Anastas!
Marina Baba

10