EmailFacebookKontakt

Vizitë-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas në Malin e Shenjtë

Vizitë-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas
në Malin e Shenjtë
Vizita-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas në Agion Oros
(Mali i Shenjtë), i mbiquajtur ndryshe Kopshti i së Tërë-
shenjtës Mari, nisi të hënën, më 15 maj dhe vijoi, sipas progra-
mit, deri më 19 maj. Kryepiskopi shoqërohej nga Mitropoliti i
Korçës, Imzot Joani; Mitropoliti Fierit dhe Apollonisë, Imzot
Nikolla; Mitropoliti i Amantias, Nathanaili; atë Harallamb
Gjoka, atë Grigor Pelushi, dhjakon Spiro Topanxha dhe nën-
dhjakon Jovan Rusku.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një përfaqësie të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Malin e Shenjtë.
Të hënën, më 15 maj, vizita e parë zyrtare, sipas traditës
së Malit të Shenjtë, u bë në Protaton, Karies, qendra admini-
strative e tij. Kryepiskopi dhe përfaqësia u pritën, me nderimet
që u takojnë Primatëve të Kishave Orthodhokse Autoqefale
dhe kryetarëve të shteteve orthodhokse, nga Protoepistati
Varnava, së bashku me anëtarët e tjerë të Epistasisë së Shenjtë
(Këshilli që qeveris çështjet e brendshme të Malit të Shenjtë),
dhe me z. Aristos Kasmiroglu, administratori civil i Malit të
Shenjtë.
Në kishën e Protaton u bë pritja zyrtare nga përfaqësuesit
e 20 manastireve të Malit të Shenjtë dhe u psal Dhoksologjia.
(vijon në faqen 2)

Në emër të manastireve përshë-
ndeti Protoepistati Varnava, i cili
vlerësoi lart veprën e Kryepiskopit
Anastas në ringritjen nga gërma-
dhat të Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë, si dhe rolin e
tij të madh në fuqizimin e dëshmi-
së orthodhokse në mbarë botën.
Kryepiskopi, nga ana e tij, vlerë-
soi kontributin e padiskutueshëm
shpirtëror dhe ndihmesën e jashtë-
zakonshme që Mali i Shenjtë ka
dhënë për Kishën Orthodhokse në
Shqipëri gjatë gjithë shekujve dhe
veçanërisht në 25 vitet e fundit.
Kryepiskopi Anastas evidentoi fi-
gurat e mëdha të murgjve të shenj-
të athonitë, të cilët kanë kontribu-
uar në Shqipëri ose kanë qenë me
origjinë nga vendi ynë, si Shën Joan
Kukuzeli, Shën Nikodhimi nga
Vithkuqi, shën Nifoni i Lukovës, si
dhe vlerësoi kontributin e pa-
zëvendësueshëm të hierapostullit
Shën Kozmai i Kolkondasit.
Më pas të gjithë shkuan në Sa-
llën e Mbledhjeve të Komunitetit të
Malit të Shenjtë, ku u shkëmbyen
dhurata dhe, përshëndeti në emër
të autoriteteve civile të Malit të
Shenjtë, z. Aristos Kasmiroglu. Më
pas u shtrua edhe dreka zyrtare.
Pasdite, Kryepiskopi Anastas
dhe grupi që e shoqëronte bëri një
pelegrinazh në Manastirin e Hir-
shëm të Ksenofondit, i themeluar
në vitin 1010. Në pritjen e rastit,
gjatë Dhoksologjisë në kishë,
Vizitë-pelegrinazh e Kryepiskopit Anastas
në Malin e Shenjtë
(vijon nga faqja 1)
igumeni Aleks tha: “E kremtja e
Ngjalljes na rezervoi edhe këtë
dhuratë tjetër hyjnore, që vëllazë-
ria jonë të presë në kishën e shenjtë
të Shën Gjergjit dhe në oborret e
manastirit të Shën Ksenofondit, ri-
ngritësin dhe primatin e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, bashkë
me hierarkët e shenjtë të nderuar
dhe përfaqësuesit e popullit tuaj be-
simtar”. Igumeni përmendi njoh-
jen e tij me Kryepiskopin Anastas
që nga viti 1959 dhe theksoi më tej:
“Mësojmë mjaft nga vepra e shkël-
qyer e ringritjes së jetës kishtare
në Shqipëri, që dikur ka qenë po-
thuajse inekzistente, por edhe nga
fryma juaj orthodhokse kishtare, që
shprehni me pjesëmarrjen tuaj të
ndriçuar në jetën kishtare ortho-
dhokse në mbarë botën. Dashuria
juaj, urtësia, fjala, vetëmohimi dhe
vetësakrifikimi juaj, guximi dhe
trimëria, kreativiteti, autenticiteti
dhe gjerësia e frymës suaj ungji-
llore, shërbimi juaj i paçmuar dhe i
palëkundur në Kishën e Krishtit,
në të gjitha nivelet ku jeni thirrur,
pa iu shmangur sakrificave dhe
vështirësive, duke pasur gjithnjë
një frymë të paepur, u kthyen në
dëshmi, që nuk përgënjeshtrohen
dot, të kontributit tuaj të painters,
ato u bënë, Fortlumturi, Atë dhe
Kryezot, edhe frymëzim e shem-
bull për shumë vetë”. Kryepiskopi
Anastas falënderoi igumenin për
fjalët e ngrohta dhe pritjen nga vë-
llazëria e këtij manastiri. Në darkë,
brenda një atmosfere të ngrohtë e
të përzemërt, Kryepiskopi Anastas
foli në mbledhjen e të gjithë vëlle-
zërve të Manastirit.
Të martën, më 16 maj, vizita
vijoi në Akademinë e Athoniadhës,
një nga shkollat më të vjetra të the-
meluara në kohët e errëta të pu-
shtimit otoman, me rol të veçantë
në rilindjen e popullsive të Krishte-
ra në të gjitha trevat e Ballkanit dhe
më gjerë. Gjatë pritjes së ngrohtë
që iu bë nga nxënësit dhe mësuesit,
Kryepiskopi Anastas vlerësoi shu-
më lart kontributin e kësaj shkolle
dhe theksoi faktin se Orthodhoksia
nuk është një thesar që duhet ta ru-
ajmë vetëm për veten tonë, por ta
përhapim në të gjitha anët e dheut,
siç thotë porosia e Zotit. Kjo ka
vlerë të madhe në këtë shkollë,
pasi, në kohë të ndryshme, një pjesë
e madhe e nxënësve vijnë nga ve-
nde të ndryshme orthodhokse: nga
Rusia, Rumania, Serbia, Bullgaria,
si dhe nga Shqipëria. Në këtë
shkollë ka studiuar edhe Mitropo-
liti i Amantias, Imzot Nathanaili.
Pastaj u psal “Krishti u Ngjall” në

gjuhë të ndryshme, si dëshmi
orthodhokse e Ngjalljes në botën e
sotme.
Më pas, Kryepiskopi Anastas
vizitoi Manastirin e Hirshëm të
Lavrës së Madhe, i pari në radhë
nga Manastiret e Malit të Shenjtë,
i themeluar në vitin 963 nga shën
Athanas Athoniti, ati i murgjve të
Malit të Shenjtë. Ky manastir ruan
2116 manuskripte në greqisht dhe
100 në gjuhë të tjera, si dhe 165
kodikë, disa nga të cilët me vlera
unikale. Manastiri ruan gjithashtu
shumë lipsane shenjtorësh dhe
2500 ikona të kohëve të ndryshme.
Gjatë pritjes zyrtare, që u bë nga
Igumeni Prodhromos dhe vëllazëria
e tij, u shkëmbyen përshëndetjet e
rastit. Nga ky manastir kanë ardhur
për të ndihmuar veprën e ringritjes
së Kishës sonë Hirësi Nathanaili
dhe atë Theologu, që ishte i pra-
nishëm. Pastaj përfaqësia vizitoi
mjediset e manastirit, që njihet për
pasuritë e jashtëzakonshme shpir-
tërore. Në këtë manastir ka qenë
murg shën Joan Kukuzeli dhe ki-
shëza e tij është pikturuar nga
murgu David Selenica. Në mana-
stir kanë pikturuar edhe vëllezërit
Zografi. Kryepiskopi u fal edhe në
varrin e shën Athanas Athonitit.
Po këtë ditë, pelegrinazhi va-
zhdoi në manastirin e hirshëm të
Ivironit, një nga manastiret më të
mëdhenj dhe historikë të Malit të
Shenjtë. Ai njihet në gjithë botën
për ikonën e famshme mrekulli-
bërëse Portaitisa, vepër e shek. IX.
Ai është themeluar nga dy murgj
gjeorgjianë dhe mbaroi së ndërtu-
ari në vitin 983. Kryepiskopi dhe
përfaqësia u pritën nga Igumeni
Nathanail dhe vëllazëria e tij. Për-
faqësia, e kryesuar nga Fortlumtu-
ria e Tij, bëri një vizitë edhe në mu-
zeun shumë të pasur e modern të
Manastirit.
Ditët në vazhdim të programit
do t’i japim në numrin e ardhshëm.

7