EmailFacebookKontakt

Atentat i përgjakshëm kundër të krishterëve në të Dielën e Palmave

Egjipt – E Diela e Palmave në
Egjipt u përgjak nga atentatet e
fundamentalistëve kundër kisha-
ve të të krishterëve koptë, që për-
bëjnë mbi 10% të popullsisë.
Sulmi i parë ishte herët në më-
ngjes në kishën e Tantës, qytet në
deltën e Nilit, me një bombë në
brendësi të kishës së Mar Girgis,
ku ishin mbledhur mbi 2 mijë be-
simtarë. Shpërthimi ndodhi në ra-
dhët e para, afër altarit (ka shumë
mundësi nga një kamikaz) dhe
shkaktoi, sipas burimeve zyrtare,
27 të vdekur dhe 78 të plagosur.
Sulmi i dytë ishte përsëri nga
një kamikaz, që u hodh në erë
në Aleksandri, në hyrje të kishës
së Shën Markut, ku po drejtonte
shërbesën Patriarku i Kishës
Kopte, Tawadros II. Pati 17 të
vdekur dhe 48 të plagosur. Pas
këtij atentati Presidenti egjip-
tian deklaroi tri ditë zie kombëta-
re dhe tre muaj gjendje të jashtë-
zakonshme.
Një atentat ishte kryer edhe për
Krishtlindje, jashtë kishës më të
madhe të Kajros, që kishte shkak-
tuar 25 të vdekur.
Atentat i përgjakshëm
kundër të krishterëve në të Dielën e Palmave

5