EmailFacebookKontakt

U nda nga jeta prof. dr. Arqile Bërxholi

Në datën 10 prill 2017, u nda
nga jeta studiuesi i njohur ortho-
dhoks i gjeografisë dhe demo-
grafisë, prof. dr. Arqile Bërxholi.
Ai është autor i mbi 20 librave dhe
i dhjetëra studimeve, të botuara
edhe në disa gjuhë të huaja.
Z. Arqile Bërxholi lindi më 3
shkurt të vitit 1943 dhe u diplomua
në degën Histori-Gjeografi të Fa-
kultetit të Historisë dhe Filologjisë
në Universitetin e Tiranës në vitin
1967. Në përfundim të studimeve
u emërua drejtor në shkollën 8-vje-
çare “Misto Mame” në Gjirokastër.
Pas kësaj u emërua në Katedrën e
Gjeografisë, në Fakultetin e His-
torisë dhe Filologjisë në Tiranë, si
pedagog i lëndës “Gjeografi eko-
nomike e Shqipërisë”. Z. Bërxholi
ka qenë për shumë vjet Drejtor i
Institutit të Gjeografisë të Akade-
misë së Shkencave. Ai ka dhënë
U nda nga jeta prof. dr. Arqile Bërxholi
një kontribut të rëndësishëm edhe
në përgatitjen e Fjalorit Enciklo-
pedik Shqiptar. Vitet e fundit, kra-
has studimeve, punoi si pedagog në
Universitetin e Elbasanit.
Për studimet e tij mori tituj
shkencorë, si: “Docent”, “Doktor i
Shkencave”, “Mjeshtër Kërki-
mesh”, “Drejtues Kërkimesh” dhe
“Profesor”. Gjatë karrierës së tij
akademike ka realizuar një seri
studimesh në fushën e gjeografisë
së popullsisë, të gjeografisë sociale,
të mjedisit si dhe të asaj urbane.
Në studimet për mjedisin janë rea-
lizuar dhe atlase të veçanta, si dhe
zonifikime përkatëse. Ai punoi për
45 vjet në fushën e mësimdhënies
në shkollën e lartë dhe në atë kërki-
more-shkencore. Gjatë kësaj kohe
realizoi edhe një seri botimesh me
karakter shkencor-popullor, si dhe
tekste e programe shkollore të ni-
veleve nga më të ndryshmet.
Si besimtar orthodhoks, me
origjinë nga një familje klerikësh,
ai ka marrë pjesë aktivisht në ve-
primtaritë e Lidhjes së Intelektua-
lëve Orthodhoksë dhe të Kishës
sonë në përgjithësi, ku mund të
përmendim botimin dhe promo-
vimin e librit “Bashkësia Shoqërore
Orthodhokse në Shqipëri”, referatin
“Roli i komunitetit orthodhoks në
pavarësinë dhe stabilizimin e shtetit
shqiptar”, në Asamblenë Kleriko-
Laike, në shtator 2014, gjykime për
gabimet në Censusin e popullsisë
të vitit 2011, në lidhje me regjistri-
min e besimit në takimet e inte-
lektualëve orthodhoksë etj. Ai u
kujdes edhe për ringritjen e një
kishe të shkatërruar në fshatin e tij
të origjinës.

8