EmailFacebookKontakt

Autoqefali me pengesa: 80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike

Më 12 prill u mbushën 80 vjet
nga një ngjarje shumë e rëndësi-
shme për komunitetin orthodhoks
të vendit tonë – dhënia e Autoqefa-
lisë nga Patriarkana Ekumenike.
Kjo ngjarje e futi Kishën Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë si
të barabartë në familjen e Kishave
Orthodhokse.
Kryepiskopi Anastas, në librin
Ringritja e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë (1991-
2012), shkruan:
“Periudha e pestë shtrihet nga
themelimi i shtetit shqiptar (1912)
deri në shpërbërjen e plotë të
Kishës Orthodhokse gjatë per-
sekutimit të pareshtur komunist
(1967-1990) dhe ndahet në tri faza:
a) Kërkimi i pavarësisë së plotë
kishtare. Me fitimin e pavarësisë
politike, autoritetet shqiptare shtru-
an çështjen e pavarësisë së të gji-
tha komuniteteve fetare të vendit
nga qendrat, që ndodheshin në
shtete të tjera. Në shtator të vitit
1922, Kongresi kishtar orthodhoks
i mbajtur në Berat, i mbështetur
nga qeveria e atëhershme shqip-
tare, shpalli Kishën e Shqipërisë
Autoqefale. Patriarkana Ekume-
nike nuk i pranoi këto veprime
antikanonike, duke shpallur në të

njëjtën kohë gatishmërinë e saj për
t’i dhënë kësaj Kishe vetadmi-
nistrimin, si dhe përdorimin paralel
të gjuhës shqipe në adhurim, në
predikim dhe në arsim. Si përfu-
ndim, gjatë periudhës së Patriar-
kut Veniamini I, Patriarkana dha
Tomosin Patriarkal dhe Sinodik
“Mbi bekimin e Autoqefalisë së
Kishës Orthodhokse në Shqipëri”
(17.4.1937). Rol qendror në zhvi-
llimet e atëhershme kishtare pa-
tën episkopi Theofan (Fan) Noli, i
cili ishte protagonist në kërkimin e
statusit të autoqefalisë dhe që për
gjashtë muaj kreu detyrën e Krye-
ministrit, si dhe kryepiskopi i shpa-
llur në mënyrë jo kanonike, nga
viti 1929 deri më 1937, Visarion
Xhuvani.
b) Pas shpalljes së Autoqefa-
lisë, u formua Sinodi i Shenjtë, i pa-
ri kanonik i “Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë” – pas
zgjedhjeve të bëra në Fanar – i për-
bërë nga Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë,
Kristofori, dhe episkopët Evlogji i
Korçës, Agathangjeli i Beratit dhe
Pandeleimoni i Gjirokastrës.
Pas pushtimit italian të Shqipë-
risë (7.4.1939), vendi u kthye në një
provincë të Italisë. Menjëherë u
vunë në zbatim plane edhe për
aneksimin fetar të vendit. Para-
lelisht me vendosjen e misionarëve
katolikë në zona të ndryshme të
Jugut, plani kryesor ishte asimilimi
i Orthodhoksëve nëpërmjet Unia-
tizmit. U bë një propagandë sipas
së cilës, theksohej se bashkimi i të
gjithë të krishterëve shqiptarë, nën
mbrojtjen e Vatikanit dhe të shtetit
të Italisë, do të ndihmonte në zhvi-
llimin e vendit. Kryepiskopi Kristo-
for, sipas disave, kishte pranuar një
bashkim me arbëreshët e Italisë,
(“uniatë” me prejardhje shqiptare),
kurse sipas disa të tjerëve u për-
poq, me anë të këtij veprimi, të
fitonte kohë, duke e shtyrë ven-
dimin për më vonë. Megjithëkëtë,
mungesa e një shumice absolute në
organizmat ekzekutivë të Kishës
Orthodhokse, i pengoi planet e fu-
tjes në uniatizëm, plane të cilat u
shpërbënë përfundimisht me kapi-
tullimin e Italisë në vitin 1943.
Pas largimit të ushtrive gjer-
mane (nëntor 1944), në Shqipëri u
imponua plotësisht regjimi ko-
munist dhe nisi persekutimi i fesë.
Në 23 vitet e para ai kishte for-
mën klasike, e njohur kjo në Rusi
dhe në Evropën Juglindore. Më
25.12.1948 Kryepiskopi Kristofor
u detyrua të largohej dhe në vend
të tij u caktua Pais V odica, deri atë-

Autoqefali me pengesaAutoqefali me pengesaAutoqefali me pengesaAutoqefali me pengesaAutoqefali me pengesa
80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike80 vjet nga dhënia e Autoqefalisë kanonike

herë episkop i Korçës, një klerik i
ve. Gjithashtu në Tiranë (shkurt
1950) u thirr Asambleja Kleriko-
Laike e Kishës Orthodhokse për të
votuar Statutin e ri, brenda kuadrit
të regjimit të ri juridik të vendit.
Kryepiskopi kanonik, Kristofori,
u vu në arrest shtëpie dhe më
19.6.1958, sipas versionit zyrtar, u
gjend i vdekur nga një atak kardiak.
Në mars të vitit 1966, Paisi ndë-
rroi jetë dhe në fronin kryepiskopal
u vendos në muajin prill Damiani,
një partizan i vjetër, i cili – sipas
bashkëkohësve të tij – lehtësoi
shpërbërjen e Kishës. Kryepiskopi
Damian, pas vitit 1967, u tërhoq në
shtëpinë e tij në Pogradec, ku edhe
ndërroi jetë më 18.10.1973. Për-
pjekja për ta tallur fenë dhe për-
faqësuesit e saj u intensifikua; e
njëjta gjë ndodhi edhe me presionin
e bërë me anë të burgimeve, in-
ternimeve, si dhe me ekzekutimet
e besimtarëve, priftërinj dhe laikë.
c) Shfuqizimi i plotë. Më 4 prill
1967 u dha sinjali për persekutimin
absolut të fesë. Me dekretin e bo-
tuar më 22 nëntor 1967, Shqipëria
u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe
i vetëm ateist në botë e në histori,
ku me kushtetutë ndalohej çdo lloj
shprehjeje fetare. Qindra kisha u
shkatërruan deri në themel, shumë
të tjera u shndërruan në ofiçina,
depo, kinema, vatra kulture, stalla.
Thuajse të gjitha manastiret u
shkatërruan ose u përdorën si re-
parte ushtarake. Në atë kohë Kisha
e Shqipërisë kishte përveç krye-
piskopatës, tri episkopata të tjera,
19 zëvendësi arkihieratike, 330
enori dhe 25 manastire (por në për-
gjithësi pa vëllazëri murgjërore).
Klerikët u zhveshën. Pasuria kish-
tare (troje, enë të shenjta, arkiva)
u konfiskua.
Çrregullimet e vazhdueshme
politike dhe shoqërore, kundër-
shtitë fetare të brendshme dhe
ndasitë brenda grigjës orthodho-
kse, organizimi administrativ i
zbehtë dhe kryesisht mungesa e
përkujdesjes baritore dhe e kul-
tivimit shpirtëror, e kishin dobë-
suar shumë jetën kishtare dhe
lehtësuan shpërbërjen e plotë të
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Në vitet 70-80-të,
konsiderohej se Kisha e Shqipëri-
së ishte shpërbërë përfundimisht
– siç kishte ndodhur më parë me
Kishën e Persisë, që kishte nxjerrë
martirë të mëdhenj, të nderuar nga
orthodhoksët deri në ditët tona.
Kur regjimi komunist u rrëzua
nën trysninë e zhvillimeve ndër-
kombëtare (1991), Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
ishte tërësisht e rrënuar. Sprovat e
frikshme, që për dhjetëvjeçarë me
radhë si flakë të fuqishme kishin
shkatërruar Kishën lokale, e kishin
kthyer atë në një tokë të shkretë.”

2