EmailFacebookKontakt

Lushnjë: U vendos ikonostasi i ri në kishën e Kolonjës

Kisha “Ungjillëzimi i Hyjli-
ndëses” në Kolonjë të Lushnjës, u
zbukurua me ikonostasin e ri, i cili
është dhuratë nga Kryepiskopi ynë
i dashur, Fortlumturia e Tij, Imzot
Anastasi.
Ikonostasi i ri është investimi i
dytë shumë i madh, pas investimit
të parë të madh – rrethimit të plotë
të të gjithë pronës së Kishës sonë
këtu në Kolonjë – të realizuara këto
me dashuri, mirësi, sakrificë dhe
përkushtim të jashtëzakonshëm nga
Kreu i Kishës sonë Orthodhokse.
Ky ikonostas është fryt i punës
së duarve të arta të mjeshtërve të
Kompleksit “Nazaret”, Vladimir
Golemi, Albert Janku, Nikollaq Çala
dhe Renato Guri.
Ikonostasi u zbukurua dhe me
ikona të reja, disa nga të cilat janë
dhuratë e disa familjeve ortho-
dhokse të Kolonjës .
Ndaj, nga thellësia e zemrës
sonë, me mirënjohje të pakufishme,
prifti ynë, atë Anastasi, bashkë me
Këshillin Kishtar dhe të gjithë ne
besimtarët orthodhoksë të Kolo-
njës, Vajkanit të V ogël dhe Bitajt,
duke puthur me dashuri dhe pë-
rulësi dorën e Tij të djathtë, i the-
mi Kryepiskopit tonë të dashur
Anastas: “Faleminderit!” dhe i
urojmë: “Jetë të gjatë, Kryebariu
ynë!”.
Lushnjë: U vendos ikonostasi i ri në kishën e Kolonjës

9