EmailFacebookKontakt

Pashkë 2017: Ripërtëritje me ngazëllim

(vijon në faqen 2)
Klerit dhe popullit shpresëtar e
Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
Krishti u Ngjall!
PASHKË 2017
Ripërtëritje me ngazëllim
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
“Që, siç u ngjall Krishti prej së
vdekurish me anë të lavdisë së Atit,
kështu edhe ne të ecim në jetë të re”
(Rom. 6:4)
Triumfi i Ngjalljes së Jisu Krishtit mbi padrejtësinë,
dhunën e mbi të gjitha mbi mëkatin dhe vdekjen, që ësh-
të plotësimi i veprës së Tij mbi dhé për ripërtëritjen e
mbarë botës, e mbushin përsëri me ngazëllim zemrën tonë.
Krishti, Biri i Perëndisë dhe “Biri i njeriut”, jo vetëm që
duroi vdekjen e tmerrshme në Kryq, por të tretën ditë u
ngjall së vdekurish, “me anë të fuqisë së lavdishme të
Atit” dhe mbetet përgjithnjë Zoti i Ngjallur. Ngjallja është
vula që siguron unikalitetin madhështor të Jisu Krishtit.
Miliarda njerëz erdhën në këtë botë; shumë prej tyre çu-
ditën me inteligjencën, fuqinë dhe entuziazmuan turmat,
por, në fund, të gjithë u mposhtën nga vdekja. Jisui, me
sakrificën dhe Ngjalljen e Tij, e shkeli vdekjen dhe e
shfuqizoi pushtetin e saj.
Kisha, Trupi mistik i Krishtit, jeton dhe vepron në
rrjedhën e kohës brenda dritës së Ngjalljes së Tij. Ve-
çanërisht ne Orthodhoksët e kremtojmë dhe e përjetoj-
më Pashkën në mënyrë intensive.
Në këtë të kremte të tërëndritshme, nuk meditojmë
thjesht për një ngjarje historike tronditëse, por ftohemi të
shkojmë drejt ripërtëritjes së rrugës sonë shpirtërore, “që
të ecim në jetë të re”. E kremtja e Pashkës na fton gji-
thashtu të ndërgjegjësohemi për të kuptuar më thellë

pagëzimin tonë. Apostulli i Liturgjisë Hyjnore
të së Shtunës së Madhe na mëson: “Sa u
pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u
pagëzuam; u varrosëm bashkë me të me anë
të pagëzimit në vdekje, që, siç u ngjall Krishti
drejtësia, si dhe të forcohen solidariteti e
dashuria. Krishti na fton të ripërtërijmë siguri-
në se shpresa do të shpërbëjë dëshpërimin,
jeta do të mposhtë vdekjen.
* * *
Kjo ripërtëritje shumë e fuqishme kryhet
brenda ngazëllimit paskal me anë të gëzimit që
Ngjallja rrezaton brenda nesh. Ne besimtarët,
të pagëzuar në emrin e Atit, të Birit dhe të
Shpirtit të Shenjtë, e ndiejmë këtë gjë më thellë.
Sa më e ndërgjegjshme bëhet siguria jonë në
Ngjalljen e Krishtit, aq më shumë fuqizohet
ripërtëritja dhe ngazëllimi ynë.
Por rrezatimi i ngazëllimit paskal përhapet
shumë më gjerë. Ashtu si fotonet dalin prej
dritës diellore dhe shkojnë në vendet më të
largëta e të errëta të krijesës, edhe rrezet e
ndritshme të gëzimit paskal prekin në mënyrë
mistike ata që ndodhen larg saj apo lëkunden
midis besimit dhe mosbesimit.
(vijon nga faqja 1)
Ripërtëritje me ngazëllim
“pra”: nuk mundeni të kufizoheni në shpëtimin
dhe ngazëllimin tuaj personal, por duhet ta
përhapni Lajmin e Gëzuar edhe tek ata që nuk
e njohin. Ky lajm nuk mund të mbahet i mbyllur
vetëm brenda një komuniteti, është për mbarë
njerëzit, për popujt, për ripërtëritjen e botës.
Dhe një sqarim tjetër i nevojshëm: Pashka
nuk është një e kremte e kufizuar vetëm në një
ditë ose vetëm në një periudhë të caktuar, rre-
zatimi i saj përhapet gjatë gjithë vitit. Çdo të
Diel, sipas traditës adhuruese orthodhokse,
mendimet, himnet kishtare, zemra jonë mbu-
shen përsëri nga lajmi i gëzuar i Ngjalljes.
Fryma e Ngjalljes dhe morali i saj vulosin jetën
e krishterë. Shpresa e Ngjalljes i fal kuptim

prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit,
kështu edhe ne të ecim në jetë të re” (Rom.
6:3-4).
Krishti i Ngjallur na fton në ripërtëritje të
vazhdueshme “në një krijesë të re” (2 Kor.
5:17). Ai na fton të ripërtërijmë marrëdhënien
tonë personale me Atë. Ripërtëritja e vazh-
dueshme shpirtërore vetjake është element
përcaktues i jetës së krishterë. Ftohemi të
ripërtërijmë besimin tonë në fuqinë e Perëndisë,
në Përkujdesjen dhe në Planin e Tij çlirimtar,
që të jetojmë në Krishtin, të fuqizojmë
përpjekjen tonë që të sundojë e vërteta dhe
Ngazëllimi paskal na dhurohet për ta nda-
rë më pas edhe me njerëz të
tjerë. Për Pashkë
është zakon që, sapo të ndezim llambadhen
tonë, ta çojmë flakën e saj edhe te të tjerët.
Kjo simbolizon detyrimin e besimtarëve për
të transmetuar, njësoj si apostujt, Lajmin e
Gëzuar të Ngjalljes. Zoti i Ngjallur na siguron
se “m’u dha çdo pushtet në qiell dhe përmbi
dhé”. Dhe këtë e plotësoi duke na thënë:
“Shkoni, pra, dhe mësoni të gjitha kombet…”.
Këtu kemi të bëjmë me një pasojë, me një
rrugës sonë. Kisha Orthodhokse është mbi të
gjitha Kisha e Ngjalljes.
* * *
Bij të shtrenjtë më Zotin, le ta kremtojmë,
pra, këtë vit, me ndërgjegjësim sa më të madh,
të kremten e tërëndritshme të Pashkës. Dhe le
t’i lutemi Zotit të Ngjallur të ripërtërijë jetën
tonë me të vërtetën e Tij. Të ripërtërijë fuqinë
tonë mes vështirësive të ndryshme të epokës
sonë. Të na dhurojë fuqi që t’i bëjmë rezistencë
dekadencës. Të ripërtërijë entuziazmin tonë për
nisma krijuese. Ndaj le të jetojmë çdo ditë me
ngazëllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin
e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transfor-
mon me hirin dhe fuqinë e Krishtit të Ngjallur.
Pra, ripërtëritja që buron prej ngazëllimit
paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë.
Krishti u Ngjall!
Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Prill 2016

2