Kori i shkollës shqiptaro-greke
“Frymë dashurie” në Gjirokastër
mori pjesë në Takimin e 9-të Ndër-
kombëtar të Koreve Shkollore, që
u zhvillua në Kardhicë të Greqisë
më 11 mars 2017. Veprimtarisë i
parapriu një ekskursion mbresë-
lënës, ku mund të veçohet vizita në
manastiret e Meteorës.
Veprimtaria zhvillohej pasdite.
Prezantuesi i festivalit, z. Aleksis
Kostalas, foli me fjalë shumë të
ngrohta për personalitetin e Krye-
Vlerësim dhe një përvojë e paharruar
piskopit tonë z. Anastas, duke thek-
suar se shkolla që do të debutonte
e para në këtë natë, është një nga
veprat e dashurisë së Fortlumturisë
së Tij dhe përbën frymëzim për të
gjithë. Kori ynë interpretoi 6 këngë
në tri gjuhë (shqip, greqisht dhe
anglisht) dhe përfundoi me një kë-
ngë me vargje edhe në frëngjisht.
Ndërrimi harmonik i gjuhëve, si dhe
mesazhi që përçuan këngët, i preku
të pranishmit. Ashtu siç theksoi dhe
një nga të pranishmit: “Nxënësit
nga Gjirokastra sot na përcollën një
mesazh të vyer, që përmblidhet më
së miri në këngën e tyre me titull
“Të vëllazëruar”, se vëllazërimi dhe
rrugëtimi i përbashkët i popujve
është e vetmja mënyrë për të ecur
përpara”. Gjithashtu, organizatori i
këtij Festivali, z. Nikos Efthimiadhis,
theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes
së një kori nga Shqipëria në një
veprimtari të një niveli kaq të lartë.
Veprimtaria u dallua për nivelin
e lartë të koreve pjesëmarrëse.