Të Dielën e Faljes së Kryqit, e
diela e tretë e Kreshmës së Madhe,
u zhvillua një veprimtari njëditore
me të rinjtë orthodhoksë të Krye-
piskopatës së Tiranës dhe Durrësit,
si dhe të Mitropolisë së Elbasanit.
Ajo u mbajt në formën e një kon-
ference me temë “Kryqi yt, o Zot,
është jetë dhe ngjallje”, në mjediset
Veprimtari me të rinjtë orthodhoksë
në Manastirin e Shën Joan Vladimirit
e Manastirit të Shën Joan Vladi-
mirit, në fshatin Shijon. Në të
morën pjesë rreth 180 të rinj, së
bashku me një grup studentësh të
Akademisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”, në Shën Vlash, Durrës.
Referatin kryesor e mbajti Mitro-
politi i Elbasanit, Andoni. Ishte i
pranishëm dhe përshëndeti edhe
Episkopi i Bylisit, Asti. Të rinjtë pa-
tën mundësi që pas Liturgjisë Hyj-
nore dhe referatit, të diskutonin dhe
të shkëmbenin përvoja e mendime
rreth temës, të ndarë në grupe më
të vogla, si dhe të zhvillonin lojëra
argëtuese.
Në veprimtari morën pjesë edhe
disa besimtarë orthodhoksë nga
SHBA, prifteresha Wendy dhe
çifti i studentëve Josif e Efrosina.
Konferenca u mundësua me
bekimin e Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,
Anastasit, si dhe me mbështetjen e
miqve orthodhoksë amerikanë.