EmailFacebookKontakt

Kryqi i nxënësit të vërtetë

Të Dielën e Tretë të Kreshmëve, Kisha jonë nxjerr në pah
Kryqin e Zotit dhe na fton që t’i falemi. Në këtë mënyrë na fut
gradualisht në misterin e shpëtimit të njeriut, të cilin do ta festoj-
më natën e ndriçuar të Ngjalljes së Zotit.
Shpëtim do të thotë zgjidhje nga prangat e vdekjes, nga prangat
e djallit dhe të prishjes. Vdekja u shfuqizua me vdekjen në kryq të
Perëndinjeriut. Po ashtu dhe pushteti i skllavërisë së djallit mposh-
tet me anë të pendimit të njeriut. Kryqi i Zotit shpreh dhimbjen,
përulësinë e skajshme, por edhe dashurinë e papërshkrueshme që
të çon në ngjalljen e të vdekurve.
Ata që pasojnë hapat e Zotit tonë, bashkëkryqëzohen dhe
bashkëngjallen tok me Të. Kjo do të thotë se hedhin poshtë me
vullnetin e tyre të prishshmet, të kotat dhe të tepërtat. Pendohen,
kthehen, ndryshojnë mendje. Nga njerëz egoistë, egocentrikë dhe
rrëmbyes, çelin krahët e tyre për të takuar tjetrin. Tjetri është i
afërmi, familjari, miku, vëllai më Zotin, i cili për të tjerët është i
parëndësishëm.
Ky është Kryqi! Ai që bashkëkryqëzohet me Zotin, braktis mani-
në e tij egocentrike dhe i hapet njeriut të afërm për problemet dhe
dilemat e tij. Bëhet ai që bashkëvuan dhe që ndien dhimbje për
tjetrin. Një qëndrim i tillë jete quhet shenjtërim. Shenjtori është i lirë
nga skllavëria ndaj nevojës dhe prishjes. Është njeriu i lirë i Hirit, ai
që do Perëndinë dhe vëllanë. Liri dhe shenjtërim do të thotë me dy
fjalë takimi i njeriut me njeriun dhe me Perëndinë…
Marrë nga libri “Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?”
+ Apostol Papakonstandini
Kryqi
i nxënësit të vërtetë

4