Kisha Orthodhokse Autoqefa-
le e Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës
së Katekizmit të Kryepiskopatës,
është e pranishme çdo javë me ak-
tivitete në 5 burgje të Tiranës dhe
Durrësit. Lutjet, studimi i Ungjillit,
bisedat shpirtërore dhe sociale, fil-
mat dokumentarë me subjekt fetar
përbëjnë programin e pasur javor
për ata të dënuar që dëshirojnë të
njohin mësimin e Perëndisë dhe të
Kishës Orthodhokse.
Në këtë periudhë kreshme, me
kërkesë nga besimtaret e burgut të
grave, në këtë institucion u krye
Shërbesa e Misterit të Pendim-
Rrëfimit nga Mitropoliti i Apollo-
nisë dhe i Fierit, Hirësi Nikolla. Prej
disa kohësh temat e katekizmit në
Veprimtari shpirtërore me të dënuarit
këtë burg mbaheshin për kuptimin
dhe rëndësinë e Pendimit dhe Rrë-
fimit, dhe me Hirin e Perëndisë u
krijua një klimë ndërgjegjësimi, fryt
i së cilës ishte pjesëmarrja e grave
të burgut në shërbesën e këtij Mi-
steri. Në këtë institucion të vuajtjes
së dënimit, ky Mister kryhet herë
pas here nga klerikët e Kishës so-
në, të ndihmuar nga katekistët e
Zyrës së Katekizmit etj.