EmailFacebookKontakt

U zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillimet Aktuale dhe Perspektivat e Reja në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi”

U zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillimet Aktuale dhe
Perspektivat e Reja në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi”
Më 17 mars 2017 u zhvillua Konferenca
Ndërkombëtare “Zhvillimet Aktuale dhe
Perspektivat e Reja në Shkencat e Aplikuara
dhe Ekonomi” e organizuar nga Kolegji
Universitar “Logos”, i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim
me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të
Mirë”, Universitetin e Mjekësisë – Tiranë,
Universitetin e Pireut – Greqi, Universitetin
Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Kalabrisë
– Itali, si dhe me Shoqatën e Biokimisë Klini-
ke dhe Mjekësisë Laboratorike Shqiptare e
Shoqatën Amerikane për Patologjitë Klinike
në Evropë-Greqi. Aktiviteti u zhvillua në sallën
e madhe të Qendrës Kulturore të Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.
Konferenca u hap me seancën plenare në
të cilën morën pjesë dhe mbajtën fjalën e tyre
autoritetet më të larta të institucioneve pjesë-
marrëse, si: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasi – President i Fondacionit
“Logos”; Prof. Dr. Xhezair Teliti – Rektor i
Kolegjit Universitar “Logos”; Prof. Bruno
Giardina – Rektor i Universitetit Katolik “Zoja
e Këshillit të Mirë”; Prof. Dr. Anila Bulo –
kryetare e Shoqatës së Biokimisë Klinike dhe
Organizuar nga Kolegji Universitar “Logos”
Mjekësisë Laboratorike Shqiptare. Gjithashtu
morën pjesë stafi akademik dhe studentët e
Kolegjit Universitar “Logos” dhe nga uni-
versitetet bashkëpunëtore, personalitete e
profesorë të nderuar që kanë dhënë ndër vite
kontributin e tyre të çmuar në “Logos”, specia-
listë të fushave e të ftuar të tjerë.
Konferenca u zhvillua në dy sesione pa-
ralele, në të cilat u prezantuan gjithsej 25
kumtesa: Sesioni i Mjekësisë “E tashmja dhe
e Ardhmja e Mjekësisë Laboratorike” dhe
sesioni i Ekonomisë “Mendimi Shkencor në
Zhvillimin Ekonomik dhe Sfidat e së Ardhmes”.
Një vlerë e shtuar për konferencën ishin re-
ferimet e mbajtura nga profesorë të nderuar
jashtë kufijve të Shqipërisë, si: Prof. Ettore
Capoluongo, Prof. Andrea Urbani, Prof. Carlo
de Giuli Morghen, Prof. Rubino Franco
Ernesto, Prof. Asc. Filotheos Ntalianis, Prof.
Asc. Jostina Dhimitri, Dionysis V ourtsis, Pietro
Iaquinta, Miracco Rosetta, Tonia Tassone,
Eleni Didaskalou, Francesco Favia, Antonella
Biscione, Thais Garcia – Pereiro, të cilët janë
personalitete të fushave përkatëse të Mje-
kësisë e të Ekonomisë.
Konferenca, e cila gjithashtu kishte edhe
37 prezantime me poster, shënoi një ngjarje të
veçantë jo vetëm për dimensionin shkencor që
karakterizon një konferencë ndërkombëtare,
por edhe për mundësinë e futjes së kërkimit
shkencor në mënyrë cilësore te personeli aka-
demik aktual i Kolegjit Universitar “Logos”.
Kjo konferencë ishte një ngjarje e veçantë
edhe për studentët e universitetit tonë që do të
jenë kërkuesit shkencorë të së ardhmes.
Qëllimi i kësaj konference nuk ishte vetëm
për të mundësuar prezantimin e rezultateve të
reja të hulumtimit, por edhe për të shkëmbyer
mendime, këndvështrime e ide të reja kërki-
more shkencore mes kapaciteteve të njohura
në fushën e mjekësisë dhe ekonomisë.
Organizimi i përbashkët i kësaj konferen-
ce ndërmjet Institucioneve Universitare të lart-
përmendura shërben si një fillim i mbarë
bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të
procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor,
kaq shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë
e për të ardhmen e vendit.
MSc. Entela Kostrista
Qendra e Kërkimit Shkencor
Kolegji Universitar “Logos”

6