EmailFacebookKontakt

Dhërmi – Manastiri i Shën Theodhorit po cenohet nga një ndërtim i paligjshëm

Në Himarë, Mitropolia e
Gjirokastrës, me një peizazh
mahnitës nga deti Jon, ngrihet prej
shekujsh Manastiri Orthodhoks i
Shën Theodhorit. Ai i ka fillimet e
tij që në shekullin e 14-të. Manastiri
gjendet mbi një kodër të gjerë të
mbuluar nga ullinj dhe qiparisa mes
Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë
Në vitin 1946, manastirit u mbyll
nga regjimi ateist dhe u kthye në
bazë ushtarake të përbashkët me
trupat e BS. Deri në fillim të viteve
’90 mbeti e tillë, nën kontrollin
ushtarak, që kishte si qëllim edhe
mbajtjen larg të besimtarëve nga
vendi i shenjtë që nderohej shumë.
Krahas rrënojave të vjetra,
brenda manastirit gjenden objekte
të ndryshme të mbetura nga koha
e komunizmit, kur u përdor si bazë
ushtarake. Pikërisht një nga këto
rrënoja, që shërbente si ofiçinë, e
ngritur në territorin e manastirit,
para disa vitesh u privatizua me një
vendim abuziv, të marrë në fsheh-
tësi dhe në kundërshtim me ligjet.
Ndoshta, duke qenë i ndërgjegjshëm
për këtë dhe për vështirësitë që do
kishte për të ndërtuar në pronën e
komunitetit orthodhoks dhe në një
zonë teorikisht shumë të mbrojtur,
personi që e mori ia shiti dikujt që
mendohej se ishte i “fortë” dhe
mund të ndërtonte pavarësisht nga
problemet e pronësisë dhe të lejeve:
ish-drejtorit të përgjithshëm të
Policisë, z. Artan Didi, sot me
banim në SHBA.
Në vijim, ai ka kërkuar 2 herë
pranë Bashkisë – Himarë, për t’u
pajisur me leje për ndërtim, e cila,
për arsye të qarta ligjore, nuk i është
miratuar. Pavarësisht nga kjo,
z. Didi nisi punimet pa leje, gjë që
nxiti reagim të ashpër të besimta-
rëve, por jo të organeve kompe-
Dhërmi – Manastiri i Shën Theodhorit
po cenohet nga një ndërtim i paligjshëm
– Lidhur me ndërtimin e jashtëligjshëm që po bën z Artan Didi pranë Manastirit,
në pronat e Kishës –
tente. Banorë të zonës, së bashku
me klerikët e tyre, kanë protestuar
edhe në territorin e manastirit dhe
kanë kërkuar me forcë ndërprerjen
e punimeve të paligjshme në pronën
e Kishës.
Kjo e detyroi për një farë kohe
të ndërpriste punimet, por ditët e
të mos afrohen aty, se ndryshe do
të arrestohen?!
Ditë e fundit ka rifilluar duke
pasur ndihmën e hapur të kundër-
ligjshme të Postës së policisë së
Himarës, që ka rrethuar zonën dhe
nuk lejon askënd të afrohet dhe
nga SHBA ndaj drejtuesve të
protestës.
Pra, në vend që organizmat
përkatës shtetërorë, lokalë apo
qendrorë, të ndërhynin për të vënë
në vend ligjin, në prani të një ve-
primi flagrant dhe të jashtëligjshëm,
ose heshtin fajshëm, ose marrin
hapur anën e antiligjit kundër pro-
narit të ligjshëm.
Nga ana tjetër, kjo nxjerr zbuluar
edhe pretendimet për “konse-
kuencë” ligjore në prishjen e kishës
së shenjtë të Shën Thanasit, po në
Dhërmi. Në gushtin e vitit 2015 u
pretendua nga organet shtetërore
e lokale se po ndërhyhej për të
prishur një ndërtim pa leje (sikur
Dhërmiu e Himara të mos kishin
qindra ndërtime pa leje buzë detit,
prona edhe ato të të fortëve, për
të cilat askush nuk ka lëvizur as
gishtin e vogël). Pra, u përdor
dhunë e sproporcionuar shtetërore
për të prishur një vend të shenjtë
orthodhoks, ndërtuar në pronën e
komunitetit, mbi rrënojat e kishës
së shkatërruar nga regjimi ateist, që
në fillimet e demokracisë. Ndërsa
sot, para një veprimi flagrant
antiligjor të një personi “të fortë”
të lidhur me shtetin ose heshtet
ose, më skandaloze akoma, merret
në mbrojtje nga policia, për të mos
u penguar në këto veprime të
paligjshme nga protestat e besim-
tarëve orthodhoksë.
Anshmëria dhe tendencioziteti
janë të qarta si drita e diellit, dhe
ndaj tyre do vazhdohet të ngrihet,
me sa mundet, zëri i besimtarëve
dhe i Kishës, pavarësisht nga
veshët e zënë të Shtetit.
Thoma Dhima
fundit ato kanë rinisur me një faktor
të ri: Po kryhen nën mbrojtjen e
postës së policisë së Himarës, e
cila, me ose pa urdhër nga lart, i
kërcënon besimtarët dhe klerikët që
paralelisht kërcënohen klerikët dhe
banorët që do të arrestohen, nëse
tentojnë të hyjnë në këtë zonë.
Madje “pronari” nga Tepelena ka
bërë edhe telefonata kërcënuese

7