Sikundër kalon dimri e vjen ve-
ra e ëmbël, detari me anijen e tij
lëshohet në det dhe e çan këtë në
të katër anët; ushtari merr armët e
i fshin, i pastron dhe i bën gati për
luftë; udhëtari fillon një udhëtim të
gjatë dhe atleti e sportisti zhvishet
e u përvishet lojërave të ndryshme,
pikërisht, ashtu duhet të veprojmë
edhe ne tani që na erdhi koha e
kreshmëve, si një verë shpirtërore.
Le t’i bëjmë, pra, gati armët si
ushtarë të vërtetë, le ta mprehim
draprin si bujq të kujdesshëm dhe
si kapedanë të urtë e të mençur, le
të përballojmë valët dhe dallgët e
dëshirave të dobëta, duke përdorur
si armë dëshirat e mira dhe mendi-
met e urta…; le të fillojmë udhëti-
min tonë për në qiell dhe le të për-
gatitemi e të përvishemi bukur dhe
mirë, për të kaluar kreshmët ashtu
si duhet…
Kreshmën, vëllezër të dashur, s’e
kuptojmë ashtu siç e kupton shumi-
ca e të krishterëve, domethënë lar-
gim nga disa gjellë të caktuara.
Jo, kreshmë e vërtetë nuk është
të largohesh vetëm nga disa gjellë,
po bashkë me këto të heqësh dorë
dhe nga ligësitë e mëkatet.
Po, të largohesh nga disa gjellë,
por njëkohësisht është e domosdo-
shme të largohesh edhe nga men-
dimet e liga, nga dëshirat e dobëta,
nga veprimet e këqija… Kjo është
kreshma e vërtetë, vetëm kjo mund
t’i shpëtojë ata që e mbajnë.
A e dini ç‘thotë Shkrimi i Shenjtë
për kreshmën? “Atleti nuk e merr
Kreshma e vërtetë
Nga Shën Joan Gojarti
dot kurorën, po të mos luajë sipas
rregullave të pranuara.”
Edhe ne, pra, që mbajmë kre-
shmë, që të mos rrezikojmë të hu-
mbasim shpërblimin dhe dhuratën
që na përket, le të mësojmë se si
duhet të mbajmë kreshmë. Se dhe
Fariseu i parabolës mbajti kreshmë,
po me gjithë këtë doli prej kishës
pa ndonjë fitim e dobi për shpirtin e
tij. Përkundrazi, Kumerqari që nuk
mbajti kreshmë, doli më i fituar nga
Fariseu. Kjo na tregon se nga kre-
shmët nuk mund të vijë asnjë dobi,
në qoftë se ato nuk shoqërohen me
shumë gjëra të tjera.
Mbajtën kreshmë ninevitët dhe
tërhoqën mëshirën dhe dashurinë
e Perëndisë; mbajtën kreshmë edhe
judenjtë, por këta jo vetëm që nuk
fituan gjë, por ikën të turpëruar dhe
të akuzuar. Këto i thashë, jo që të
përbuzim kreshmët, po t’i nderojmë
duke i mbajtur si duhet, dhe i
nderojmë këto duke u larguar jo
vetëm nga disa gjellë të caktuara,
por edhe nga disa mëkate.
Ai që kujton se kreshma është
largim nga disa gjellë, e përbuz
kreshmën. Mban kreshmë? Tregoje
me vepra.
Me çfarë veprash?
Kur shikon ndonjë të vobektë,
ndihmoje.
Kur takohesh me armikun, të
pajtohesh dhe të bëhesh mik me të;
të mos shash, të mos shpifësh, të
mos vjedhësh, të mos bësh ndonjë
padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë
njerëzit, etj., etj.
Me fjalë të tjera, nuk duhet të
mbajë kreshmë vetëm goja, por
edhe syri, veshi, këmbët, duart dhe
gjithë pjesët e trupit tënd.
Le të mbajnë kreshmë duart,
duke mos u ndotur me vjedhje dhe
grabitje.
Le të mbajnë kreshmë këmbët,
duke u larguar nga rruga që shpie
nëpër qendra të liga dhe mbledhje
imorale e të dobëta.
Le të mbajnë kreshmë sytë, du-
ke mos u hedhur kurrë në fytyra të
bukura me qëllim satanik dhe shta-
zor, sepse do të ishte një gjë qe-
sharake, sikur gojën ta largosh nga
gjellët – që në fund të fundit nuk ja-
në të këqija në vetvete – kurse syve
t’u japësh leje të prekin gjërat, që
janë të ndaluara dhe vetiu të liga.
Nuk ha mish? Bukuri, por mos i lër
sytë të hanë imoralitet e paturpësi.
Le të mbajnë kreshmë edhe
veshët. Kur mban kreshmë veshi?
Kreshma e veshit është të mos
dëgjojë e pranojë as sharje, as shpif-
je, as qortime. Se Shkrimi i Shenj-
të thotë: “të mos pranosh të dë-
gjosh të shara dhe fjalë të liga.”
Le të mbajë kreshmë edhe goja.
Dhe goja mban kreshmë, kur
nuk nxjerr asnjë fjalë të keqe. Se
me të vërtetë, ç’dobi vjen kur nga
njëra anë nuk hamë zogj dhe peshq,
dhe nga ana tjetër i kafshojmë dhe
i copëtojmë vëllezërit tanë?…