EmailFacebookKontakt

Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) dhe vepra e tij: “E madhe është gjëma e mëkatit”

Ndërmjet shkrimeve të magji-
shme të M. Kutelit (novela, rrëfe-
nja, poezi e përkthime gati të pakra-
hasueshme) nuk dija gjë për no-
velën “E madhe është gjëma e më-
katit”. Kjo perlë e tij, flinte që nga
viti 1947, kur ai e pati mbaruar, në
sëndukun e familjes, e mbrojtur si
mbron nëna fëmijën, nga rrebeshet
e stuhitë komuniste, që fatmirësisht
s’e prekën sepse nuk e dinin. U
mrekullova dhe u emocionova kur
e lexova dhe u emocionova përsëri
kur e pashë në skenë në formën e
një monodrame, luajtur me ndjenja
e dashuri nga artisti ynë i mirënjohur
Ligoraq Riza. Tek e shihja me emo-
cion dhe kënaqësi këtë vepër, shfaq-
ja e së cilës u bë e mundur nën kuj-
desin e Fortlumturisë së Tij, Krye-
piskopit Anastas, në amfiteatrin e
Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në
Tiranë, vura re se, ashtu si dhe unë,
edhe gjithë të tjerët kishin mbajtur
frymën.
Shkrimtarët, por edhe kushdo
tjetër, shkruajnë me dorë, por për
Kutelin, në mënyrë të figurshme
mund të themi se shkruan me ze-
mër. Një zemër e madhe, e ndje-
shme që e do Zotin dhe njerëzit, kjo
Të njohim veprat e personaliteteve të shquara intelektuale orthodhokse
Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)
prozatori, poeti, kritiku, folkloristi, përkthyesi, ekonomisti, kolosi i letrave shqipe
dhe vepra e tij: “E madhe është gjëma e mëkatit”
ishte zemra e Kutelit, proza-
torit, poetit, kritikut, folklo-
ristit, përkthyesit, ekonomistit,
kolosit të letrave shqipe.
* * *
Mitrush Kuteli (1907-
1967), lindi në Pogradec, në
familjen e një rrobaqepësi me
origjinë nga Mokra. Shkollën
fillore e kreu në Pogradec
dhe në vitin 1919 botoi vjer-
shat e para në kalendarin e
Pogradecit. Më 1921 filloi
shkollën tregtare rumune në
Selanik, ku më 1926 themeloi
shoqatën “Kristoforidhi”.
Shkrimet e para që flisnin
për Shqipërinë e Re, Koso-
vën, të cilat vajtonin vrasjen
e Luigj Gurakuqit dhe të
Bajram Currit, i botoi në Ru-
mani, ku vazhdonte studimet e larta,
po aty boton dhe artikuj kritikë e
letrarë; shkruan gjithashtu për pro-
blemet ekonomike. Diplomohet në
ekonomi më 1931 dhe më 1934
mbron doktoraturën me “Diplomam
magna cum laudae”.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore
e mobilizojnë në ushtri dhe e çojnë
drejt Stalingradit, por nuk arriti atje.
E ndihmuan miq nga Bukureshti që
të kthehej në Pogradec më 1942,
për shkak të sëmundjes së nënës
së tij, të cilën nuk e arriti gjallë. Më
vonë vendoset në Tiranë ku punoi
si ekonomist, por regjimi komunist
e burgosi. Pas daljes nga burgu,
vazhdoi punën e tij krijuese letrare
dhe si përkthyes. Veprimtaria le-
trare e Kutelit është shumë e gjerë.
Mund të thuhet se në letërsinë
shqipe ai krijoi shkollën e tregimit.
Nga veprat kryesore të Kutelit
përmendim: “Net shqiptare”, “Ago
Jakupi”, “Kapllan Aga i Shaban
Shpatës”, “Dashuria e berberit
Artan”, “Sulm e lot”, “Mall e Breng”,
“Tregime shqiptare” etj.
Mbi të gjitha këto qëndron “E
madhe është gjëma e mëkatit”, për
të cilën do të flasim më poshtë.
Gjithashtu, përkthimet e Kutelit
janë qartë të pakrahasueshme në
letërsinë shqipe. Ai përktheu Tur-
genievin, Nerudën, Sadoveanun,
Gorkin, Gogolin, Tolstoin, Pausto-
vskin etj.
Në tregimet e tij (rrëfenjat, siç i
quan ai) përshkruhet me tone rea-
liste e shqetësuese jeta feudale e
fshatit, përpjekjet e njerëzve për
mbijetesë. Personazhet e tij shpre-
hin pakënaqësinë ndaj realitetit
anarkist, obskurantist e feudal, pla-
gët e shoqërisë sonë, si kurbeti,
vëllavrasja, veprimet çnjerëzore të
bejlerëve etj. Për të gjitha këto
Kuteli u vu në opozitë dhe me sho-
qërinë e kohës.
* * *
“E madhe është gjëma e më-
katit” është kryevepra e Kutelit, jo
vetëm për ngjarjen, por kryesisht
për filozofinë që ajo bart. Përmbaj-
tja e kësaj novele lidhet me jetën e
priftit Tat Tanushi, që ndonëse nuk
ish shumë i mësuar, ishte shumë
besnik, i cili meshonte në kishën e
Bubutimës, enori e Apollonisë.
Tat Tanushi kish marrë për grua
Kalien nga Galileja e Judesë, ku kish
shkuar bashkë me imzot Angjirin për
të mësuar pikturimin e veprave të
shenjta dhe gdhendjen në dru të
shenjtorëve. Kalia e frymëzoi Tat
Tanushin në punët e Kishës, në Bu-
butimë dhe në pikturimin e ikonave
dhe gdhendjen e shenjtorëve. Të dy
kalonin një jetë gëzimplote dhe da-
shuronin fort njëri-tjetrin. Por s’qe
e thënë që gëzimi të zgjatej sa të
bëhej një lumturi e vazhduar. Kalia
u sëmur nga lëngjyeri (turbekulozi),
që e treste dita-ditës. Tat Tanushi
vazhdonte t’i shprehte dashurinë e
pakufishme; atij i shfaqeshin ëndrra
për të shoqen dhe për jetën që na
ka dhënë Zoti dhe na e ka në dorë
Zoti. Në këtë jetë Zoti zbraz pë-
rrenjtë e zemërimit, por edhe thellë-
sinë e detit të mëshirës.
Tat Tanushi lutej në kishë që
Zoti t’i jepte Kalijes jetë nga jeta e
tij, por kjo s’bëhej. Kalia vdiq në
pranverë dhe ai u trondit sa s’bëhej
më. Tat Tanushi donte të vdiste ve-
të në vend të saj, por edhe kjo
s’bëhej, madje ishte mëkati i tij i
parë.
Tat Tanushi as nuk e dëgjoi zërin
e Zotit edhe kur e thërriste për të
lënë mënjanë dhembjen dhe të
merrej me punët e priftërisë, ai
mbajti mëri, bënte kora dhe gdhe-
ndte fytyrën e Kalijes. Kështu bëri
përsëri mëkat. Ndërkaq, koha ka-
lonte dhe “trupi kërkon ato që janë
të trupit”, por ligji i hirit nuk e lejonte
të merrte një grua të dytë.
Me mendje filloi të mëkatonte
duke dëshiruar nga grigja e tij ato
femra që i ngjanin Kalies dhe rasti
e solli që një femër shumë e bukur,
e gjatë dhe e bardhë, i erdhi në
shtëpi për të parë korat dhe të gdhe-
ndurat. Tata, ndonëse përsëriste
me mendje porosinë e shenjtë: “mos
na shtjer në ngasje”, u tundua dhe
mëkatoi me gruan në shtëpinë e tij.
Sipas kanunit, Tata s’duhej të me-
shonte më, por ai harroi porosinë e
Zotit dhe filloi shërbesën në kishë,
që nuk po i ecte. Atëherë ai pyeti
zemrën: A jam i denjë (aksios) dhe
të qëndroj përpara Zotit? Një zë i
thirri anaksios (nuk je i denjë). Tata
e bëri tri herë këtë pyetje dhe tri
herë mori të njëjtën përgjigje dhe
atëherë ai foli vetë: Aty mbeç!
Ndërkaq dëgjoi zërin: kurrë mos
vdeksh!
Pas këtij mallkimi me pavde-
kësinë nuk gjeti dot më as varrin e
Kalijes, as korat me fytyrën e Kali-
jes në shtëpi.
Atëherë Tata iku nga vendi ku
kishte meshuar në vende të tjera
për pendesë, por vdekja nuk e merr-
te që nuk e merrte. Ai filloi ta dë-
nonte jetën. Tata u vendos në ma-
nastirin e Shën Naumit, buzë liqenit
të Ohrit. Në manastir Tat Tanushi
(Vijon në faqen 10)

takoi imzot Nikanorin, peshkopin e
të gjithave kishave të Apollonisë.
Ai e pyeti atë në e ka fuqinë hiri që
buron nga Zoti dhe kur jemi zhytur
në mëkate. Imzot Nikanori iu
përgjigj se e ka dhe këtu qëndron
çudia e pathënë e besës sonë; jeta
brenda varrit, drita brenda natës
dhe hiri brenda trupit mëkatar.
Pastaj imzot Nikanori i tregoi
Tatës një rrëfenjë për mëkatin e
lakmisë së njeriut për para, për
femra dhe për të tjera punë të liga.
Tat Tanushi i tregoi për të gjithë
jetën e tij, të ëmbël dhe të hidhur,
dhe për kohën shumë të gjatë të
pavdekësisë. Ata të dy u nisën nga
Shën Naumi në Bubutimën e
Apollonisë, ku Tata dalloi gjurmët
e Kishës dhe të varrit të Kalijes.
Tata meshoi në Kishë dhe për-
sëri pyeti në ishte i denjë (aksios)
dhe përsëri zëri u përgjigj: anaksios.
Atëherë Tat Tanushi kërkoi falje
dhe zëri u përgjigj: I falur qofsh. Dhe
kështu, pasi u lirua nga mallkimi i
pavdekësisë Tata u tret në altar.
* * *
Jeta, dashuria, vdekja janë të
perëndishme. Kjo esencë filozofike
e veprës e mbrujtur me rrëfimin ar-
tistik të madhërishëm kutelian, fan-
tazinë e jashtëzakonshme e shumë
aspekte të tjera që mund të shtje-
llohen nga specialistët e letërsisë,
e bëjnë këtë prozë nga më të
bukurat.
Prof. Dr. Robert Andoni
Kryetar i Lidhjes së
Intelektualëve Ortodoksë
(vijon nga faqja 9)

2