EmailFacebookKontakt

Dy përvjetorë, hidhërim-gëzimi

50 vjet nga stuhia ateiste që u përpoq të shkatërronte besimin

Dy përvjetorë, hidhërim-gëzimi
Më 6 shkurt të vitit 2017 u
mbushën 50 vjet nga fjalimi ideolo-
gjik që hidhte farën e urrejtjes dhe
të paragjykimit, duke përhapur frikë
e tmerr midis popullit, për të luftuar
pa mëshirë ata që adhuronin Zotin,

që dashuronin lirinë e besimit, lirinë
e mendimit dhe lirinë e shprehjes.
Ky fjalim shënonte goditjen për-
fundimtare të asgjësimit të insti-
tucioneve fetare, duke shkatërruar
objektet e kultit, duke tjetërsuar dhe
zhdukur pa kthim vlera të jashtë-
zakonshme të historisë, artit,
arkitekturës dhe kulturës, një pro-
ces që kishte nisur shumë më për-
para. Kujtojmë se objekti i parë
religjioz që do të shkatërrohej ishte
manastiri më i famshëm i asaj
periudhe, ai i Shën Vlashit pranë
Durrësit. Kështu nga Durrësi i ku-
lturës së lashtë, i vlerave me peshë
(vijon në faqen 3)

në historinë e tij, përcillej një kulturë
e barbarisë dhe vandalizmit. Gjitha-
shtu, ky fjalim shënonte nisjen e një
indoktrinimi për të krijuar “njeriun
e ri”, duke instaluar kultin e udhë-
heqësit si “Zot”, ndaj të cilit të
gjithë duhej të bindeshin verbërisht
dhe ta adhuronin. Cilido që nuk
ndiqte linjën e “zotit” të ri të shoqë-
risë shqiptare, jo vetëm shpallej
heretik e dënohej, por edhe gjithë
të afërmit e tij përndiqeshin pa më-
shirë. Kjo ideologji, në mënyrë fata-
le, çoi shoqërinë tonë në një varfëri
materiale, por më shumë shpirtë-
rore, që ende është kaotike edhe
pse ka kaluar një çerek shekulli nga
dështimi i saj.
Shkatërrimi i pasurisë shpirtë-
rore dhe kulturore është i paima-
gjinueshëm. Ndoshta për brezin e
ri në kohën e sotme vetëm pamjet
e trishta në Siri dhe Irak mund t’i
japin të kuptojnë ngjarjet e regjimit
të egër ateist. Kjo kujtesë e trishtë
kërkon pendesë dhe reflektim, lutje
për të mos harruar dhe guxim për
rezistencë ndaj atyre që ende glo-
rifikojnë etërit e tyre.
Shumë plagë janë ende të
pambyllyra dhe herë pas herë indi-
vidë me mentalitetin e djeshëm me
pushtet ose jo, tentojnë të ngac-
mojnë këto plagë.
Krahas këtij përvjetori të
hidhërimit, një përvjetor i gëzimit
është dita e 7 shkurtit të vitit 2017.
Mbushen 25 vjet nga hapja e Se-
minarit të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, në mje-
diset e një godine me qira në Du-
rrës, që më pas ngrihet në nivelin e
Akademisë Teologjike.
Akademia zhvendoset në mje-
diset bashkëkohore pranë Manas-
tirit të Shën Vlashit dhe sot është
institucioni më i lartë arsimor për
përgatitjen, formimin shpirtëror dhe
shoqëror të drejtuesve të enorive
e komuniteteve për Kishën Ortho-
dhokse në Shqipëri. Në historinë e
saj 25-vjeçare janë diplomuar
pothuajse 300 studentë, të cilët
ofrojnë për shoqërinë tonë në
mënyra të ndryshme.
Kështu, në historinë e Kishës
Orhtodhokse në Shqipëri kemi një
Akademi që funksionon në atë vend
nga nisi shkatërrimi i objekteve të
kultit, për të përcjellë mesazhin e
Dy përvjetorë, hidhërim-gëzimi
themelit për formimin, edukimin e
ngritjen akademike të personave që
kontribuojnë në krijimin e komuni-
teteve të besimtarëve, të vlerave
shpirtërore dhe morale, aq shumë
të nevojshme për shoqërinë dhe
vendin tonë. Krahas rindërtimit dhe
Në këtë përvjetor kemi dety-
rimin të shprehim mirënjohjen ndaj
gjithë atyre që kanë kontribuuar, që
nuk janë fizikisht midis nesh, por
edhe ndaj gjithë atyre që me sa-
krifica të mëdha vazhdojnë të ko-
ntribuojnë. Është një bekim i madh
për Kishën Orthodhokse kontributi
i kësaj qendre shpirtërore dhe arsi-
more, por jo vetëm për të, por për
gjithë shoqërinë tonë, sepse nuk
mund të kuptohet popullsia e vendit
tonë pa shoqërinë orthodhokse.
Dhe kjo mbetet sfida që duhet fituar
gjithmonë, sepse re të ndryshme
tentojnë të mbulojnë rrezatimin e
saj. Prandaj është e nevojshme të
vlerësohet, të mbështetet dhe të
promovohet, sigurisht pa mënjanuar
asnjë institucion arsimor në vend që
kontribuon për arsimimin e brezit
të ri. Ashtu siç kërkohet edhe më
tej ndërgjegjësimi i mëtejshëm i aty-
re që ofrojnë me mësimdhënien dhe
shembullin e tyre për të ruajtur lar-
tësinë dhe nivelin.
Msc. Dhimitër Qosja,
pedagog në Akademinë
Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”,
Shën Vlash,
Durrës.

shpresës dhe Ngjalljes, duke vërte-
tuar thënien e Krishtit: “dyert e
hadhit nuk do të kenë fuqi mbi të”
(Matth. 16;18). Themelimi i këtij
institucioni vërteton vizionin e
Fortlumturisë së Tij Anastasit,
sepse Akademia përbën gurin e

restaurimit të objekteve të kultit
(adhurimit), po aq e domosdoshme
ishte formimi, edukimi dhe shkollimi
i brezit të ri të klerikëve dhe laikëve
në vend, me gjuhën, kulturën dhe
traditën e bashkëjetesës këtu.
(vijon nga faqja 1)

5