Nga 9-12 janar 2016, në Paris
u Zhvillua Forumi i V Evropian
Katoliko-Orthodhoks, i organizu-
ar nga Patriarkana Ekumenike dhe
Këshilli i Konferencave Ipeshkvno-
re të Evropës. Tema e këtij Forumi
ishte “Evropa nën frikën e kërcë-
nimit terrorist fundamentalist dhe
vlera e personit e liria fetare”. Puni-
met u hapën me përshëndetjen e
Arqipeshkvit të Parisit, kardinalit
André Vingt-Trois dhe më pas e
morën fjalën dy bashkëkryetarët
e tij, Mitropoliti Genadi i Sasimës
dhe Arqipeshkvi i Budapestit
Esztergom. Në takim morën pjesë
përfaqësues nga Kishat Ortho-
Forumi V Evropian Katoliko-Orthodhoks
Evropa nën frikën e kërcënimit terrorist fundamentalist
dhe vlera e personit e liria fetare
dhokse të Evropës dhe nga Kon-
ferencat Ipeshkvnore Romano-
katolike. Kisha jonë u përfaqësua
nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia
e Tij, Andoni.
Pjesëmarrësit diskutuan për
tema si: Dinjiteti njerëzor dhe liria
fetare; Intoleranca religjioze, Dis-
kriminimi dhe persekutimi; Funda-
mentalizmi dhe terrorizmi i sotëm;
Kohezioni social dhe dukuria e
frikës në Shtetin e së Drejtës, duke
parë misionin e qeverisësve dhe
të Kishës; Impenjimi i Kishave në
administrimin e konflikteve dhe
promovimin e së mirës së përba-
shkët dhe të solidaritetit; Shpallja
e Jisu Krishtit si përgjigje ndaj
kërcënimit, si të fundamentalizmit,
ashtu edhe terrorizmit. Në fund
Forumi doli edhe me një deklaratë
të përbashkët. Ata afirmuan ne-
vojën e një qëndrimi solidar mes
komuniteteve të krishtera, për të
përballuar intolerancën anti të
krishterë në rritje, si dhe rëndësi-
në e njohjes dhe kultivimit të rrë-
njëve e vlerave të krishtera mbi të
cilat ngrihet Evropa.
Përfaqësuesit e kishave morën
pjesë edhe në shërbesat e komu-
niteteve lokale, në takim me ga-
zetarët etj.