Simpozium Ndërfetar në TiranëMë 18 janar 2017, në mjediset
e Shkollës së Lartë “Bedër”, Tiranë,
u zhvillua Simpoziumi Ndërfetar
“Familja në këndvështrimin e Kri-
shterë dhe Islam”. Ai u organizua
në bashkëpunim me tri institucione
të larta të lidhura me besimin: De-
partamenti i Shkencave Islame në
“Bedër”, Akademia Teologjike
Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”,
Shën Vlash, Durrës dhe Seminari
Ndërdioqezan Katolik “Zonja e
Këshillit të Mirë”, Shkodër. Edhe
më parë janë zhvilluar simpoziu-
me të tilla si: “25 vjet liri besimi”,
organizuar nga Shkolla e Lartë
“Bedër” dhe “Krijimi, njeriu kuj-
destar i tij” organizuar nga Akade-
mia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Në fillim referoi kumtesën e tij
atë Mario Imperatori, drejtor i
Seminarit Ndërdioqezan Katolik,
Shkodër, me temë “Familja si ikonë
e familjes së Nazaretit”. Referimi
i dytë u mbajt nga z. Thoma Çomë-
ni, pedagog i Akademisë Teologjike,
i cili referoi për temën: “Familja e
krishterë dhe roli i gruas në të”.
Duke iu referuar treguesve biblikë,
ai prezantoi si shembull të gruas
në Krishterim të Tërëshenjtën
Mari, e cila brenda lirisë, dashurisë
dhe ndërgjegjes së saj u bë e denjë
për rolin e saj në formimin fizik dhe
edukimin shpirtëror e shoqëror.
Ajo është shembulli i transformimit
për njeriun dhe shoqërinë, ura li-
dhëse midis familjes dhe Zotit, per-
soni në të cilin familja gjen mbë-
shtetjen drejt përmbushjes.
Referimi i tretë u bë nga z. Elton
Karaj, pedagog në Shkollën e Lartë
“Bedër”, i cili në kumtesën e tij u
përqendrua te shembujt profetikë
për familjen, duke theksuar komu-
nikimin, respektin e ndërsjellë prind-
-fëmijë, edukimin fetar dhe përkuj-
desjen ndaj saj, në mënyrë që fa-
milja të jetë e shëndetshme.
Në fund të aktivitetit pjesëma-
rrësit vizituan ekspozitën fotogra-
fike “Harmonia ndërfetare në
Shqipëri” .
Dhimitër Qosja