Mons. Frendo nisi detyrën si Arqipeshkëv
i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës
Në datën 3 dhjetor, në Katedra-
len katolike të Shën Palit. në Tiranë,
u krye ceremonia e marrjes së de-
tyrës nga Mons. George Frendo,
si Arqipeshkëv 1 Arqidioqezës
Metropolitane Tiranë – Durrës. Në
këtë ceremoni mori pjesë edhe
Kryepiskopi Anastas bashkë me
përfaqësuesit e besimeve të tjera.
Në fjalën e tij të rastit, Mons.
Frendo tha ndër të tjera: “Një për-
shéndetje vëllazërore dhe të përze-
mërt për liderët dhe besimtarët
orthodhoksë, vëllezërit tanë më
Krishtin. | ndërgjegjshëm për shu-
më pengesa që ende mbeten,
shpresoj që miqësia jonë mund të
kontribuojë në rivendosjen e këtij
uniteti që dëshirohet nga Perëndia,
për të cilin Krishti u lut. Le të për-
piqemi së bashku që të frymëzoj-
më të Krishterët në Shqipëri dhe
në botë dhe t’i lutemi Zotit me en-
tuziazëm të ripërtërirë për unite-
tin e gjithë pasuesve të Tij. Vendi
ynë pret nga ne dëshmi bindëse të
Krishterë në të gjitha sferat e jetës
29
personale dhe shoqërore…”.