EmailFacebookKontakt

Kisha e shkatërruar e Shën Gjergjit, Korçë

Kisha e shkatërruar e Shën Gjergjit, Korçë
Kisha e dëshmorit të madh,
shën Gjergj, ngrihej në vendin ku
sot është biblioteka “Thimi Mitko”
e qytetit. Ajo ishte një nga kishat
më të vjetra të Korçës. Të dhënat
më interesante për hershmërinë e
kësaj kishe na 1 jep studiuesja Adela
Izmirliadhu, e cila shkruan se gjatë
prishjes së kishës së vjetër për
ndërtimin e kishës së re, në fund të
shekullit XIX, nuk 1 shpëtuan dot
prishjes pikturat e vogla murale, të
cilat ishin të shekujve VI-VIT.
Po ashtu, mësojmë se Thimi
Mitko, i cili ka qenë një nga studiue-
sit e parë të kishave, shkollave dhe
kodikëve të Mitropolisë, e daton
kishën e Shën Gjergjit, si një ndërtim
apo rindërtim të vitit 1253. Nga sa
përmendëm më sipër, mund të
thuhet se kisha e Shën Gjergjit
duhet t’i këtë pasur fillimet që nga
mesjeta e hershme. Ekzistojnë një
sërë dëshmish të tjera të vjetra për
hershmërinë e kësaj kishe: Së pari,
pranë saj ka ekzistuar një varrezë
e madhe, që shtrihej deri afër
Bankës Kombëtare Tregtare të
qytetit të Korçës. Kjo varrezë ësh-
të zbuluar në kohën e Luftës II Bo-
tërore, kur italianët ndërtuan aty
fortifikime ushtarake, por edhe në
vitet “50, kur filluan ndërtimet për
pallatet e reja nga Optika deri te
Shën Gjergji dhe, së fundi, kur u
hap kanali për postën e re. Varret
ishin me drejtimin lindje-perëndim.
Për këtë varrezë rreth kishës së
Shën Gjergjit nuk flet asnjë autor,
as kodiku 400-vjeçar 1 Mitropolisé
së Korçës e Selasforit, gjë që tre-
gon se ajo ka ekzistuar para pushti-
mit turk. Por kodiku, që në dokume-
ntet ¢ tij të para, përmend kishën.
Kështu, në dokumentin 64, 1 cili
daton vitin 1707, përmendet kisha
e Shën Gjergjit.
Në dokumentin numër 17, të
po këtij kodiku, që mban vitin 1710,
në të cilin përmenden emrat e
dhuruesve të Mitropolisë së Kor-
çës, përmendet edhe emri 1 një
voskopojari, 1 quajtur Dhimo Ba-
kalli, 1 cili jep një donacion për
kishën e Shën Gjergjit, me kushtin
që kjo shumë të përdorej kur kisha
të rindërtohej, duke na çuar në
konkluzionin se ajo ishte shumë e
vjetër dhe se Mitropolia e Shenjtë
e Korçës që në atë kohë ka pasur
një plan për rregullimin apo ngrit-
jen e një kishe të re mbi të vjetrën.
Por, kjo nuk u realizua, pasi në këtë
periudhë kishte trazira të mëdha.
Në dokumentin 15 të kodikut të
madh të Mitropolisë përmendet
edhe rruga e dëshmorit të madh,
Shën Gjergj, sot bulevardi 1 Shën
Gjergjit, një nga rrugët më të vjetra
të Korçës, të cilën ryfeti (grupi 1
zejtarëve) 1 tabakëve të Voskopo-
jës e shtroi me kalldrëm nga kisha
e Shën Gjergjit e den në Varosh, në
fillim të viteve 1700.
4
Li
sh
pus “ SA
AJËR jë
ate
a
£ “
~
pë >
Me rritjen e qytetit të Korçës
gjatë shekullit të 19-të, sidomos me
lagjet c ndërtuara pas kishës së
Shën Gjergjit, u bë domosdoshmëri
ndërtimi 1 kishës së re, të cilën ko-
diku e përmend si shumë të nevoj-
shme për qytetin. Kështu, në vitin
1875, korçarët e prishën kishën
antike dhe c rrethuan me mure te-
rritorin mjaft të madh që zotëronte
kjo kishë si pronë, dhe c bënë gati
për ndërtimin e kishës se re mbi
themelet e kishës së vjetër. Mitro-
polia e Shenjtë c Korçës mblodhi
ndihma dhe fonde nga pasuritë c saj
dhe në vitin 1881 filloi të ndërtojë
kishën e re të madhe e të bukur. Por,
papritur, ndërtimi u ndërpre, për
shkak të akuzave që ishin çuar në
Portën e Lartë, se të krishterët po
ndërtojnë kala në mes të qytetit.
Pas ndalimit të punimeve, Mitropolia
e Shenjtë c Korçës 1 kërkoi Patnar-
kanës së Shenjtë të Konstandino-
pojës, që të ndërhynte pranë qeve-
nisë osmane, për të rimarrë lejen e
ndërtimit dhe për të vazhduar pu-
nimet. Pas përpjekjeve shumë të
mëdha dhe pas ndërhyrjeve të
shumta pranë Portës së Lartë, nga
shumë personalitete korçare të
kohës, një nga të cilët ka qenë edhe
filantropi korçar Anastas Lakçe,
Porta e Lartë dërgoi specialistë në
Korçë për të verifikuar, nëse ky
ndërtim ishte kishë apo kështjellë.
Mbasi komisioni me arkitektë nga
Stambolli dha raportin, në të cilin
thuhej se ndërtimi ishte një kishë dhe
jo një fortesë, u lëshua dekret sull-
tanor për të vazhduar punimet. Pro-
jektimi dhe ndërtimi 1 kësaj kishe
iu besua kallfës (mjeshtrit) Naum
Trasha, mjeshtër korçar me origjinë
nga Opari. Kisha u ndërtua e gjitha
prej guri, me blloqe të mëdha të li-
dhur me njëri-tjetrin me plumb. Fila-
ntropi dhe patrioti korçar, Anastas
Lakçe, financoi që në fillim punimet
me 5000 napolona flori, por edhe
shumë qytetarë korçarë dhuruan
shuma të konsiderueshme për për-
fundimin e kësaj kishe. Ndërtimi 1
kishës mbaroi në vitin 1905, vit në
të cilin edhe u përurua. Kjo vepër
cilësohej si një nga më të bukurat
dhe më të mëdhatë në Shqipëri c
më gjerë. Në pronësi të kishës së
Shën Gjergjit, ka qenë gjithashtu
edhe trualli mbi të cilin ishte ndër-
tuar ish-Bashkia c Qytetit, ose Pa-
llati 1 Kulturës sot; trualli në fjalë,
pronë e kishës së Shën Gjergjit, 1u
dhurua qytetit nga Mitropolia e
Korçës, për ndërtimin e Bashkisë.
Mbi portën e saj të brendshme
ishte vendosur një pllakë e madhe,
në të cilën qenë shkruar emri i mirë-
bërësit dhe viti 1 ndërtimit të kësaj
kishe. Anastas Lakçe, 1 cili ndihmoi
për ndërtimin e kësaj kishe, vdiq në
Bukuresht në vitin 1894. Trupi tij u
balsamos dhe u soll në Korçë. Për-
veç Anastas Lakçes, në Shën Gjergj
ishin varrosur dhe dy Mitropolitë të
Korçës. Ikonat dhe pikturat e kishës
ishin bërë nga piktorët vendas nga
Dardha, Hoçishti dhe Ziçishti. Du-
ke qenë një kishë impozante dhe
monumentale, ajo ka shërbyer edhe
si qendër për shumë aktivitete të
mëdha për qytetin… Kjo kishë
përmendet gjithashtu edhe për korin
e bukur që kishte. Në këtë kishë
në vitin 1914, nga atë Josif Qirici,
është mbajtur mesha c parë e plotë

në gjuhën shqipe. Po në këtë kishë,
në vitin 1923 është dorëzuar kanoni-
kisht peshkop Imzot Theofan Nol1,
nga dy mitropolitë të dërguar nga
Patnarkana c Konstandinopojës.
Fatkeqësisht, kjo kishë e mre-
kullueshme dhe krenari e qytetit,
kushtuar dëshmorit të madh shën
Gjergj, mbrojtës 1 qytetit, u rrafshua
tërësisht në vitin 1971 nga regjimi
ateist. Por populli 1 Korçës ende
dhe sot e ruan me nostalgji kujtimin
e kësaj kishe historike me shpresën
e rindërtimit të saj. Prandaj Mitropo-
lla e Korçës, duke mësuar se tashmë
është aprovuar projekti për ndër-
timin e një biblioteke të re, 1 kërkon
qeverisë qendrore dhe asaj lokale
t’i kthejë qytetit këtë monument të
rëndësishëm dhe të mose sakrifiko-
jë memorien e gjallë historike të
Korçës për disa ambiente shtesë për
Bashkinë, të cilat lehtësisht mund
të realizohen në një vend tjetër.
Mitropolia e Shenjtë, Korçë

2