EmailFacebookKontakt

Pasthënia e librit “Bashkekzistenca”, të Kryepiskopit Anastas

Pasthënia e librit “Bashkekzistenca”,
të Kryepiskopit Anastas
– Për të cilin u nderua me Çmimin “Panajotis Foteas” –
Çdo njeri lind në një ambient të caktuar
kulturor, ku fillimisht zhvillohet dhe formohet
duke shkuar nga ekzistenca e thjeshtë drejt
bashkekzistencës. Pra, është e natyrshme që
ai të ndikohet nga parimet në fuqi të bashkë-
jetesës dhe të respektit reciprok midis nje-
rëzve. Gjatë jetës së tij, ai ftohet të ma-
rrë prej shtresave më pjellore shpirtë-
rore të traditës së tij fetare ato vlera që
frymëzojnë jetën për bashkëjetesë
harmonike.
Pas një studimi shumëvjeçar lidhur
me historinë e feve, duke studiuar dhe
jetuar së bashku me njerëz të besimeve
të tjera fetare, në respekt ndaj larmisë
së traditave shpirtërore të popujve të
ndryshëm, po parashtroj në mënyrë të
thjeshtë burimin tim të frymëzimit.
Ato që jetojmë në ambientin e
besimit të krishterë, jo vetëm që kon-
tribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në
bashkekzistencën harmonike, por e
lartësojnë dhe e transformojnë në diçka
më të rëndësishme: në “shoqëri perso-
nash”. Është një ndërgjegjësim dhe
ecuri graduale nga ekzistenca drejt
bashkekzistencës, nga bashkekzi-
stenca në shoqëri.
Fuqia e epërme dhe absolute, Qenia
e vërtetë, Perëndia Triadik, sipas be-
simit të krishterë, është shoqëri dashu-
rie personash, “Ai që nuk ka dashuri, nuk e
njohu Perëndinë, sepse Perëndia është
dashuri” (1 Jn. 4:8). Është pikërisht dashuria
ajo që e transformon bashkekzistencën e
thjeshtë në shoqëri. Ajo e shndërron qenien
njerëzore nga individ në person. Tradita e
krishterë themelohet mbi këtë siguri dhe
zhvillohet me guxim në fazat e mëvonshme.
Marrëdhënia e Perëndisë me botën, veçanërisht
me njerëzimin, është një marrëdhënie dashurie,

Marrëdhënia e Perëndisë me bo-
tën, veçanërisht me njerëzimin, është
një marrëdhënie dashurie, që ka ten-
dencën drejt krijimit “të shoqërisë”.
Bërja Njeri e Fjalës së Perëndisë për-
bën një lëvizje mahnitëse të dashurisë
së Perëndisë, që ka si qëllim “shoqë-
rinë” midis Perëndisë dhe njerëzve.
që synon drejt krijimit të “shoqërisë”.
Bërja Njeri e Fjalës së Perëndisë është
një lëvizje mahnitëse e dashurisë së
Perëndisë, që ka si qëllim “shoqërinë”
midis Perëndisë dhe njerëzve.
Kisha e Krishtit, “plotësimi 1 atij
që i plotëson të gjitha në të gjitha”
(Efes.1:23), vazhdon misionin e Fjalës
së Mishëruar, të Jisu Krishtit, brenda
historisë. Ekzistenca e saj, dëshmia e
saj, jeta misteriale, synojnë “shoqë-
rinë” e njeriut me Perëndinë dhe të
njerëzve midis tyre, duke e frymëzuar
dashurinë dhe duke e forcuar me hirin
e Shpirtit të Shenjtë në format e saj të
ndryshme, me gjerësinë dhe dinami-
kën që zbulon Dhiata e Re (p.sh. Predi-
kimi në Mal, Paravolia e Samaritanit
të Mirë, Himni i Dashurisë, Letra le
Joanit), duke pasur Kungatën Hyjnore
si qendër të jetës liturgjike dhe shpirtë-
rore.
Detyra dhe përpjekja e çdo njeriu
është të kontribuojë në bashkekzi-
stencën harmonike. Vizioni, shpresa dhe lutja
e besimtarit të krishterë, ndërsa kundron
vazhdimisht misterin e personave të Trinisë
së Shenjtë dhe bërjen njeri të Fjalës, 1 Cili
zbulon plotësinë e dashurisë, është të shkojë
në një stad tjetër: të kontribuojë me veprimin
mistik të Shpirtit të Shenjtë në lartësimin e
bashkekzistencës së thjeshtë të njerëzve në
shoqëri personash.

2